Detaje ekskluzive: “Thaçi me udhëheqësit e zonës së Drenicës kanë paguar para të mbulojnë vrasjet e tyre”

Intervista

Detaje ekskluzive: “Thaçi me udhëheqësit e zonës së Drenicës kanë paguar para të mbulojnë vrasjet e tyre”

Nga: Bota sot Më: 7 korrik 2017 Në ora: 13:53
Hashim Thaçi dhe Driton Sylejmani

 “Më përgjegjësi për këtë punë është ai që e dekoron vëllain e tij, e kam fjalën për ish-kryetarin e partisë (PDK-së Hashim Thaçi, i cili e ka dekoruar Imer Imerin për vëllain, Hakiun). E kam cekur edhe më herët që ai e merr në lajthithje, i jep  të holla, sipas informatave që kam, dhe se do ta shpall dëshmor vetëm ti mua mos më akuzo, unë t’i jap këta emra, vetëm ti mos më akuzo, i mbulon  veprat e tij... Ai kur ka hyrë, ka hyrë me letër në xhep , merri këta persona… vëllai im në atë kohë nuk ka qenë fare në Kosovë, ka qenë në Gjermani në emër tjetër. Këtë e dinë edhe udhëheqësit e zonës së Drenicës, komanda e atyre zonave se na nuk e kemi pasur as në megjë dhe as diçka të keqe me ta, por këto janë krejt nga udhëheqësit e asaj zone për t’i mbuluar vrasjet dhe marrëzirat e veta dhe e hedhin topin tek një person që nuk është”, thotë Driton Sylejmani.

Gjatë ditës së Mërkurë, në media u raportua se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e EULEX-it, kishin batisur shtëpinë e Agron Sylejmanit, tashmë i ndjerë,  i dyshuar për vrasje të pasluftës. Agron Sylejmani, akuzohet nga Imeri Imeri për vrasjen e vëllait të tij, Hakiut, dhe vrasjen e gazetarit të gazetës “Bota sot”, Bekim Kastratit. Por, vëllai i Agronit, Dritoni, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka folur rreth bastisjeve dhe përfshirjes së vëllait të tij në vrasjet e pasluftës.

Dritoni, duke demantuar se ka pasur bastisje të shtëpisë së tyre, të gjithë fajin ia hedhë ish kryetarit të PDK-së, dhe ish kryeministrit, tash president, Hashim Thaçit. Sipas Sylejmanit, Thaçi, ka paguar dhe ka shpërblyer Imer Imerin, me qëllim që mos ta akuzojë Thaçin, por që fajin ta gjuan të dikush tjetër, në këtë rast tek Agon Sylejmani. Driton Sylejamani thotë së përgjegjësi për të gjitha këto është Hashim Thaçi.

“Më përgjegjësi për këtë punë është ai që e dekoron vëllain e tij, e kam fjalën për ish-kryetarin e partisë (PDK-së Hashim Thaçi, i cili e ka dekoruar Imer Imerin për vëllain, Hakiun). E kam cekur edhe më herët që ai e merr në lajthithje, i jep  të holla, sipas informatave që kam, dhe se do ta shpall dëshmor vetëm ti mua mos më akuzo, unë t’i jap këta emra, vetëm ti mos më akuzo, i mbulon  veprat e tij... Ai kur ka hyrë, ka hyrë me letër në xhep , merri këta persona… vëllai im në atë kohë nuk ka qenë fare në Kosovë, ka qenë në Gjermani në emër tjetër. Këtë e dinë edhe udhëheqësit e zonës së Drenicës, komanda e atyre zonave se na nuk e kemi pasur as në megjë dhe as diçka të keqe me ta, por këto janë krejt nga udhëheqësit e asaj zone për t’i mbuluar vrasjet dhe marrëzirat e veta dhe e hedhin topin tek një person që nuk është”, thotë Driton Sylejmani.

Intervista e plotë:

Image
Agron Sylejmani,tashmë i vrarë, është akuzuar për vrasjen e Haki Imerit e Bekim Kastratit

Bota sot: Ka pasur raporte se Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e Agron Sylejmanit, cila është e vërteta:

Driton Sylejmani: Nuk ka diçka të vërtetë në këtë  informim, edhe e kam bërë edhe tek ju një demantim të asaj informate. Nuk ka qenë askush as në Prishtinë, as në fshatin Krushevicë, por ka qenë vetëm një dezinformatë nuk po di e  kujt e Prokurorisë, policisë apo gazetarisë apo e kujt po nuk e di as unë.

Bota sot: Kujt sipas jush i ka konvenuar kjo dezinformatë meqë nuk ka pasur bastisje fare?

Driton Sylejmani: Këtë pyetje është më së miri me ia bë prokurorisë dhe policisë që kanë qenë aty dhe kanë dhënë atë informatë se janë bastisen shtëpitë tona. Nuk e di nga është burimi, Policia, UNMIK-u, EULEX-i apo kush e kanë dhënë këtë informatë.

Bota sot: Disa herë në media keni demantuar që vëllai juaj, Agroni, nuk është i përfshirë në vrasjen e Haki Imerit?

Driton Sylejmani: Nuk është aspak e vërtetë që ai është i përfshirë në këtë vrasje. Ai po akuzohet padrejtësisht nga njerëz, të cilët nga paslufta akuzohen për atë person dhe mbahen padrejtësisht në burgje. Janë akuzuar vëllai, që është i vdekur, është akuzuar Naim Kadriu, i  vdekur në aksident, është akuzuar edhe Avni Feta që është i zhdukur. Këta tre persona, nuk kanë vepruar për ndonjë punë pasi kanë qëndruar së bashku, por kjo ka ardhur nga qarqet e caktuara, nga udhëheqësit e Zonës së Drenicës. Më përgjegjësi për këtë punë është ai që e dekoron vëllain e tij, e kam fjalën për ish-kryetarin e partisë (PDK-së Hashim Thaçi, i cili e ka dekoruar Imer Imerin për vëllain, Hakiun). E kam cekur edhe më herët që ai e merr në lajthithje, i jep  të holla, sipas informatave që kam, dhe se do ta shpall dëshmor vetëm ti mua mos më akuzo, unë t’i jap këta emra, vetëm ti mos më akuzo, i mbulon  veprat e tij... Ai kur ka hyrë, ka hyrë me letër në xhep , merri këta persona… vëllai im në atë kohë nuk ka qenë fare në Kosovë, ka qenë në Gjermani në emër tjetër. Këtë e dinë edhe udhëheqësit e zonës së Drenicës, komanda e atyre zonave se na nuk e kemi pasur as në megjë dhe as diçka të keqe me ta, por këto janë krejt nga udhëheqësit e asaj zone për t’i mbuluar vrasjet dhe marrëzirat e veta dhe e hedhin topin tek një person që nuk është.

Bota sot: Ia hodhët fajin presidentit Thaçi?

Driton Sylejmani: Ai është përgjegjës që ia hodhi fajin Agronit. Nuk është personalisht ai, por udhëheqësit e asaj zone janë përgjegjësitë për këtë, jo Agron Sylejmani.

Image
Driton Sylejmani, vëllai i Agron Sylejmanit gjatë intervistës dhënë për "Bota sot" / Foto "Bota sot"

Bota sot: Ai e ka akuzuar vëllain tuaj për vrasje, mirëpo ju po thoni që letrat ia ka dhënë Thaçi. A po del që Thaçi e din se kush e ka vrarë?

Driton Sylejmani:  Ndoshta dikush ia ka dhënë edhe Hashimit me shku me i thënë “qishtu thuj po ti e ke një kontakt, ka plotë fjalë dhe gjëra që aty i ka qit një person i tretë në kontakt dhe ka biseduar me ta.

Bota sot: Kush është personi i tretë:

Driton Sylejmani: Nuk mund të them 100 për qind i sigurt, por do të vije koha që do të bëhet edhe ajo publike.

Bota sot: A nuk është koha tash për këtë?

Driton Sylejmani: Jo, nuk është koha, pasi këta njerëz të cilët i kanë bërë këto vrasje dhe janë duke ia hedhur fajin Agron Sylejmanajt, i kanë akuzuar edhe shokët e vet të ngushtë, ata janë duke mbajtur burg pas luftës.

Bota sot: Cilët persona nëse mund të na i përmendi me emra?

Driton Sylejmani: Po është invalidi i luftës që mbahet Sabit Geci,  i cili mbahet qe 15 vite dhe dënohet. Ai ka mbetur invalid në 1998, ndërsa akuzohet për vrasje në vitin 2000 apo 2002. Tash invalidi në shtaga ka mundur të bëjë atë. Unë e kam takuar meqë e kam pasur fqinj dhe e kam pyetur: Sabit, pse po të mbajnë në burg ty kaq gjatë? Shkoi në kontroll dhe u kthye, më tha mua janë duke më mbajtur këta që janë duke dashur të më detyrojnë të flas dhe nuk kam folur, dhe për atë qëllim që nuk kam folur, këta janë duke më mbajtur,  shokët e mi ma kanë bërë këtë. “Shokët e mi”, janë udhëheqësit e Drenicës, ata e kanë mbajtur,  për t’i mbuluar pisllëqet e veta që i kanë bërë. Ata mundohen t’i mbulojnë veprat edhe me vëllain tënd. Ata mundohen të bëjnë këso gjëra me invalid, në njerëz që nuk janë në jetë. Vetëm veten për ta nxjerrë bëjnë çmos, për gjërat që janë përgjegjës vet.

I thashë: Pse nuk po del me fol? Më tha që: “Unë nuk dal të flas se nuk dua të bie në nivelin e tyre dhe nuk dua të jem i rangut të tyre, të cilët jo vetëm që nuk janë interesuar për familje, por ata me bashkëpunëtorë që e ka shtyer ta akuzojnë Sabitin, tash ata rrinë bashkë me ta. Këtu nuk ka të mbrojë dikush dikë, por t’ia gjuajnë “pataten e nxehtë” dikujt në dorë.

Se si ka ardhur puna ta shtyjnë një plak me thënë që ky ose ky të kanë vrarë.

Bota sot: A keni provuar me dëshmu pafajësinë  etij:

Driton Sylejmani: Kam fakte që vëllai ka qenë në Gjermani. Kam biseduar me Claudio Pala, kryeprokuror i EULEX-it, më ka kthyer një shkrim dhe jam duke pritur vazhdimin e gjykimit, sepse unë jam viktimë dhe nuk i di ende rrethanat, nuk më është dhënë ende një letër, pa marrë parasysh, viktima është viktima. Unë jam familje e viktimës dhe duhet të ma japin një sqarim. A paska qenë i vetmi Agroni në Kosovë? Ai nuk ka qenë fare në Kosovë dhe kjo është  e tepërt.

Bota sot: Pse e zgjodhën sipas jush pikërisht vëllain tuaj, pse jo dikë tjetër, meqë ka pasur edhe tjerë individë në rrethin e tij:

Driton Sylejmani: Po në rrethin e tyre individë që kanë qenë të vdekur nuk ka pasur tjerë në atë kohë. Asnjë prej tyre nuk ka qenë i vdekur. Këta kanë qejf t’i mbulojnë veprat me njerëz të vdekur, jo me të gjallë. Po të ishte gjallë, do të dilte e do t’i thoshte po unë zotëri jam dhe do të ballafaqohej familjarisht. Ku është i vdekuri? Është në një pjesë shumë të largët dhe mbulohet më lehtë. Në vitin 2010 kanë dal informata se Agroni ka qenë i akuzuar për gjëra tjera, dhe kanë dal që i kanë bërë njerëz të tjerë. Janë dënuar njerëz me 17-18 vjet.  Agroni është akuzuar në vitin 2001 është akuzuar, ndërsa në 2012- 2013 del se ato gjëra i paska kryer dikush tjetër.

Bota sot: Vëllaiu juaj është akuzuar edhe për vrasjen e gazetarit të gazetës sonë Bekim Kastrati, deri më tani ju fajin ia keni hedhur komandantëve të Drenicës, në krye me Presidentin Thaçi.

Driton Sylejmani: Ai akuzohet dhe EULEX e nxjerrë atë shkrim dhe thuhet se Agron Sylejmani e identifikon  në mesin e 5 personave të tjerë. Në bazë të kujt e identifikon? Agroni nuk ka qenë asnjëherë i regjistruar në Kosovë, asnjëherë nuk ka pasur gishta të regjistruar në Kosovë dhe atëherë Agroni nga paska ardhur. Vet i pesti, por vetëm ai identifikohet. Ai identifikohet se nuk është gjallë.

Bota sot: Kush kanë qenë të tjerët me të?

Driton Sylejmani: Aty ceket se janë 4-5 persona, por identifikohet vetëm Agroni. Nuk është e vërtetë prezenca e tij aty. Ata i kanë bërë këto për t’i mbuluar veprat e tyre. Agroni e paska bërë këtë dhe tash tjerët nuk e dimë se kush kanë qenë. Nuk qëndron kjo… Janë kapur për një njeri të vdekur. Iu kam bërë thirrje disa herë që përgjegjësitë e tyre t’i marrin vet, ju komandantë të Zonës merrni vet përgjegjësinë. Agroni nuk ka qenë as me Besimin, as me Hakinë e të tjerët.. Nuk ka qenë as në zor për para, pasi kemi pasur dhe jetojmë mirë, nuk bëjmë vepra për para.. Për të gjitha ato që ata I bëjnë,  ia hedhin fajin një personi që nuk është.

Bota sot: Keni deklaruar se Sabit Geci e din kush e ka vrarë Haki Imerin?

Driton Sylejmani: Jo nuk është e vërtetë. E përmenda që Sabiti është një viktimë e pasluftës, të cilin e kanë dëmtuar shokët e tij, ia kanë montuar rastin me të shoqen e Haki Imerit, i cili e ka akuzuar dhe po mbahet në burg që nga paslufta. E kam pyetur pse nuk del me tregu të vërtetën?! Më ka thënë që edhe me dit nuk dalë, lëre më që nuk e di.

Bota sot: Janë bërë gati 16 vjet prej kur kanë ndodhur këto raste. Ju e keni bërë fajtor për këto vrasje presidentin Thaçi, a mendoni që po i shfrytëzon të vdekurit sikur vëllain tuaj për t’ia hedhur fajin dhe ta shfajësojë veten, nëse eventualisht ai akuzohet nga Gjykata Speciale?

Driton Sylejmani: Po, diçka këtu ka. Rasti konkret kryeministri dhe shefi i inteligjencës ulet në oda dhe e tërheq dajën e tij nga diçka që akuzohet dhe i thotë se nuk ta ka bërë ky, por ky… Atëherë qysh një kryeministër i një vendi, nuk i drejtohet institucioneve, por odave të Llaushës? Pazare odash! Çka do më shumë? Kështu ka ndodhur ndoshta vetëm në vende afrikane, jo në Evropë, askund.

Bota sot: Gjykata Speciale veç ka filluar punën.  A ju ka kontaktuar juve dikush nga kjo gjykatë, meqë vëllai juaj akuzohet për vrasje?

Driton Sylejmani: Unë nuk e di së pari me çka merret Gjykata Speciale. Nuk më ka kontaktuar askush, unë kam dashur vetëm sqarimin e vrasjes së vëllait, kam kërkuar të dihen këto gjëra për të. Jam viktimë e këtyre veprave. Për këto e din shumë mirë EULEX dhe UNMIK-u, por për shkak të bizneseve që i kanë të përbashkëta këta mundohen që pisllëqet e tyre t’i mbulojnë më persona të pafajshëm.

Bota sot: Kush janë ata që po bëjnë pisllëqe për t’i mbuluar veprat e tyre?

Driton Sylejmani: Po unë tregova që Sabit Gecin e kam pyetur se pse po mbahesh. Ai më tha që mbahet padrejtësisht për shkak të fjalëve të njerëzve të kafeve, shokëve të mi, që sot rrinë bashkë me ta. Klani që i kanë bërë këta, si të Drenicës, si PDK si LDK, kryet e kanë atje të përbashkët. Këto sene nuk vijnë nga qarqet e huaja. Nuk mundet me ardhë një person I 3 përqindëshit në krye të partisë ose një ish-kryeministër në ekzil dhe të mos dihet se si kanë ardhur këto gjëra. Mendoj se Gjykata Speciale do t’i zgjedh këto gjëra

Bota sot: Në rast se edhe Gjykata Speciale e bën fajtor vëllain tuaj, si do të veproni?

Driton Sylejmani: Gjykata Speciale nuk mundet ta bëjë fajtor atë, se do të jem ai që do të përcjell çdo seancë, pasi ajo ka të bëjë me njerëz të gjallë e jo të vdekur. Edhe Specialja e din kush i ka bërë ato.

Bota sot: A ka pasur lidhje vëllai juaj me Ruzhdi Shaqirin?

Driton Sylejmani: Ruzhdi Shaqirin e ka pasur shok nga Evropa. Ai është vrarë për shkak të gjërave të odave. Unë nuk kam pasur kontakt as asgjë me familjen e tyre.

Bota sot: Çka nëse Specialja merret me rastin e vëllait tuaj?

Driton Sylejmani: Unë i kërkoj gjykatave vendore të vihet drejtësia, meqë edhe në gjykata tona mundet me pas drejtësi. Unë kam kërkuar ekspertiza, rrethanat, armët me të cilën është vrarë, por deri tani nuk ka pasur  interesim të bëjë sqarim për këtë asnjë gjykatë. Nëse nuk arrihet këtu asgjë, unë do të marr një avokat dhe do ta përfaqësoj vëllain aty.

Bota sot: I keni bërë apel ish-kreut të PDK-së të dalë e të tregojë se ai është përgjegjës për vrasjet e jo vëllai juaj. A prisni një reagim të tij?

Driton Sylejmani: Ai është në dijeni për gjërat, ai duhet t’i dijë gjërat... duhet të dalë dhe të mbledh rrethin e tij aty bashkë me komandantët e zonave dhe të bisedohen gjërat e të mos hidhet faji tek persona të pafajshëm.

Bota sot: A po del që Thaçi është përgjegjësi kryesor?

Driton Sylejmani: Jo unë nuk po them ashtu apo kështu. Nëse ka diçka në katundin tim e shkoj e kërkoj fajtor në Gjakovë, është papërgjegjësi.

Bota sot: A mendoni që presidenti Thaçi do të jetë i akuzuar nga Specialja?

Driton Sylejmani: Nuk e di, nuk mund të them asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat