Asnjë deputet nga LAA nuk voton për Haradinajn e Veselin, qeverinë e formon koalicioni i madh LAA-LVV

Intervista

Asnjë deputet nga LAA nuk voton për Haradinajn e Veselin, qeverinë e formon koalicioni i madh LAA-LVV

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 28 korrik 2017 Në ora: 07:57
Nënkryetari i AKR-së Korab Sejdiu

Nënkryetari i AKR-së Korab Sejdiu në një intervistë ekskluzive për “Bota sot” ka thënë se asnjë deputet nga LAA ose LVV nuk do ta mbështesë koalicionin PAN-in për themelim të qeverisë.  Sejdiu shpreson që pas dështimit të PAN, qeveria të themelohet nga një koalicion i madh qeverisës në mes të LAA dhe LVV. Ai po ashtu ka bërë të ditur se disponimi i deputeteve të koalicionit LAA është që nëse kandidati që propozohet zyrtarisht nga ana e PAN është Kadri Veseli atëherë të votohet kundër zgjedhjes së tij në pozitën e Krye parlamentarit.

Nënkryetari i AKR-së në intervistën dhenë gazetës “Bota sot” ka thënë se lista Serbe nuk guxon assesi të jetë faktor detërminues në formim të qeverisë. Sipas tij kushdo që e bën Listën Serbe faktor determinues për formim të qeverisë, thjeshtë punon kundër interesave të Kosovës. 

“Bota sot” Na thuaj a keni pasur ndonjë ofertë nga koalicioni PAN për krijimin e Qeverise? Cila eshte oferta qe keni marr?

Korab Sejdiu: Në rrafshin individual, mua nuk më kanë kontaktuar drejtpërdrejtë koalicioni PAN me ndonjë ofertë për bashkëpunim. Me gjasë, qëndrimi i im i qartë nga fillimi edhe nuk ka lënë hapësirë për ofrim të ndonjë bashkëpunimi. Natyrisht, në kontekst të përgjithshëm, koalicioni PAN ka bërë oferta publike për bashkëpunim për partitë politike në Kuvend dhe deputetët individual, mirëpo, qëndrimi i ynë në kuadër të koalicionit LAA ka qenë i palëkundur se nuk duam të bashkëpunojmë me koalicionin PAN në formatin aktual sepse mendojmë se një bashkëpunim i tillë do të ishte në dëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

 “Bota sot”: A besoni se PAN do te arrije te formoj Qeverinë e Kosovës? Cili mendoni se do të ishte versioni ideal për të formuar qeverinë. A e shihni ne koalicion ne mes LDK-së dhe Vetëvendosjes?

Korab Sejdiu: Përkundër deklaratave pompoze se koalicioni PAN ka deputetët e mjaftueshëm për të formuar qeverinë, unë nuk besoj se ka ndonjë deputet nga LAA ose LVV që do të mbështesë PAN-in për themelim të qeverisë.  Rrjedhimisht, unë shpresoj që pas dështimit të PAN, qeveria të themelohet nga një koalicion i madh qeverisës në mes të LAA dhe LVV.

“Bota sot” : Si e shihni figurën e Kadri Veselit për kryetar te Kuvendit te Kosovës. Do ta votoj AKR?

Korab Sejdiu: Pasur parasysh se koalicioni PAN nuk ka ndonjë kandidat zyrtar, edhe ne nuk kemi bërë ndonjë analizë të thellë lidhur me këtë çështje.  Në nivel të koalicionit, kemi marrë vendim që vlerësimin për kandidatët e mundshëm për kryeparlamentar të bëjmë pas shpalljes së kandidaturës zyrtare.  Edhe pse, më duhet të theksoj, se me sa po e shoh, përfshirë këtu edhe mua, disponimi i deputetëve është që nëse kandidati që propozohet zyrtarisht nga ana e PAN është z. Veseli atëherë të votohet kundër zgjedhjes së tij në pozitën e Krye parlamentarit.

“Bota sot”: Si e vlerësoni rolin e Listës Serbe ne krijimin e qeverise. Ata kane kërkuar njërën nga pozitat kryesore te qeverise, mendoni se kjo është e tepërt, dhe a jeni kundër kësaj?

Korab Sejdiu: Lista Serbe nuk guxon assesi të jetë faktor determinues në formim të qeverisë.   Kushdo që e bën Listën Serbe faktor determinues për formim të qeverisë, thjeshtë punon kundër interesave të Kosovës. 

“Bota sot”: Po bisedimet më Serbinë te cilat u ri aktualizuan tash nga presidenti Thaçi, si i vlerësoni. Mendoni se Thaçi është ai qe duhet ti udhëheq bisedimet me ta kur dihet se marrëveshjet e nënshkruara nuk respektohen nga Serbia?

Korab Sejdiu: Kam thënë edhe më herët që dialogu me Serbinë duhet të ri formatizohet thellësisht.  Po ashtu, çfarë do iniciative për të vazhduar dialogun, duhet pasur parakusht përmbushjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.  Presidenti Thaçi duket të ketë shumë kujdes lidhur me rolin e tij në këto bisedime dhe të sigurojë paraprakisht mbështetjen të tërë spektrit politik për të ndërmarrë ndonjë veprim konkret në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat