Dervishi: Shqipëria, është vend shumë larg standardeve në drejtim të arkivave

Intervista

Dervishi: Shqipëria, është vend shumë larg standardeve në drejtim të arkivave

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 24 gusht 2017 Në ora: 15:36
Kastriot Dervishi

Ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, njohës i dosjeve të Sigurimit dhe autor i botimeve mbi Shërbimin Sekret, flet për gazetën Bota sot, me gazetarin tonë në SHBA, Beqir SINA, në Ditën Evropiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit.

Kastriot Dervishi, është i diplomuar për histori dhe i specializuar në arkivistikë, ka një përvojë mbi 20 vjeçare studimore në arkiva dhe biblioteka. Ai është edhe autor i 10 librave për historinë e Shqipërisë, ndër të tjera i tekstit të vetëm në Shqipëri për historinë e armës famëkeqe të Sigurimit të Shtetit, gjithashtu Dervishi, është njohës i mirë jo vetëm i arkivave në përgjithësi, por në veçanti i asaj pjese që njihet si “dosjet”. 

Kastriot Dervishi, në vitet 2007-2014 ka qenë drejtor i Arkivit të Sistemit të MPB-së.

Kasriot Dervishi, simbas lexuesve të shumtë, që ka ai, në shtypin e shkruar dhe rrjetet sociale, thuhet se ka bër punën më të mirë dhe më të lodhshme, deri tani në zbardhjen e fakteve dhe qemtimin e të vërtetave për ngjarje të ndryshme, që me vetdije: jan shtrëmbëruar, ose vazhdojnë të shtrëmbërohen dhe manipulohen nga njerëz të caktuar në Shqipëri, duke i fshehur ose i “kallaisur” për të mbrojtur ose zbutur sipas “bindjeve, dhe shijeve” të tyre, historinë e armës më famëkeqe të Sigurimit të Shtetit, dhe spiunve të saj në Shqipërinë e diktaturës komuniste, për 46 vjet.

Një komentues, ka thën se puna e Kastriot Dervishit, me zbulimin e arkivave të ish MPB, është shumë e rëndësishme për kombin dhe historin tonë, për vetë protagonistët si dhe për brezat e ardhshëm.

"Komentet çdo kush i bën vetë, e rëndësishme është nxjerrja nga pluhuri i harresës dhe i padrejtësisë i kontributeve dhe menjanimi i manipolatorëve për ngjarje të ndryshme," shkruan nje komentues në rrjetin social Fb.

Ngaqë, hapja e dosjeve është një ndër çështjet më të përfolura gjatë 27 vjetëve të pasdiktaturës komuniste, edhe pyetjen e parë e bëm me këtë çështje, pra "Dosjet".

Një çështje, kjo e cila vazhdimisht gjatë këtij çerek shekulli, ka qenë:”Një argument që është përdorur politikisht dhe është debatuar mediatikisht. Dikush e ka konsideruar si domosdoshmëri për të hedhur dritë mbi të kaluarën, dikush tjetër si fillim i një procesi që rrezikon vetëgjyqësinë.” 

Më në fund, u miratua një ligj specifik për hapjen e dosjeve dhe u ngrit një Autoritet që do të merret me këtë çështje..........!!!

Por çfarë po ndodh vërtet me këto dosje? Çfarë ka mbetur prej tyre?, përgjigjet shkurt në këtë intervistë për gazetën Bota sot, Ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, njohës i dosjeve të Sigurimit dhe autor i botimeve mbi Shërbimin Sekret, autor i 10 librave për historinë e Shqipërisë, ndër të tjera i tekstit të vetëm në Shqipëri për historinë e armës famëkeqe të Sigurimit të Shtetit 

-Zoti Dervishi ju keni punuar për një kohë të gjatë, gjatë vitevetë qeverisjes demokratike në arshivat e Ministrisë së Punëve të Brendëshme, një nga institucionet shtetrore më famë keqe të asaj kohe, çfarë gjetët ju aty dhe a ishin “prekur” dosjet?

Dëmtimet në sistemin arkivor të Ministrisë së Punëve të Brendshme nëpjesën më të madhe janë bërë në degët e punëve të brendshme në rrethee jo në arkiv. Arkivi është dëmtuar në vitin 1997 me shkatërrimin e objektit të Krrabës. Kush e mendon Shqipërinë si Zvicra për trajtimin e dokumenteve bën gabimin më të madh. Një vend me gjithë këto probleme si Shqipëria, nuk është i përkryer në arkiva.

-Sa e vështirë ishte t’i organizonit dhe ti rikthenit në indetitetin e tyre, disa prej dosjeve ku ishte “vënë dorë” ? nga ish punonjës të arshivës që thuhet se i kan manipuluar ose kan fshehur disa nga dosjet e tyre?

Sikurse e thashë dëmtimet nuk lidhen me arkivistët edhe për një arsye banale, nuk ka pasur kurrë sa duhet të tillë. Unë e gjeta arkivin në gjendje të mjeruar. Mungonte regjistri i fondeve (madje nuk diheshin të plota), numrat e tyre, përpunimi i plotë shkencor dhe inventari i tyre, etj. Arkivi ishte shumë larg emrit që duhet të ketë një arkiv.

Shqipëria është vend shumë larg standardeve në drejtim të arkivat.

-Zoti Dervishi shpesh në materialet e t'ua preken edhe emra të ish politikanë të sotëm - ose udhëheqësve të lart deri tek diktatori dhe e veja e tij - a ke pasur kërcënime apo shatazhe prej njerëzve të tyre që sot janë të veshur me pushtet nga kjo qeveri?

Presioni për heqje nga puna është më kryesori. Kundër meje u angazhuan ish oficerët e Sigurimit të Shtetit, të cilët bënin letra vazhdimisht kundër meje si qëndroja në punë etj. Kësisoj, ata që morën përsipër të ndërtojnë akte administrative kundër meje thjeshtë zbatuar një porosi të shkruesve të këtyre letra. E sigurisht kanë humbur në gjykatë përballë meje. Gjykata ka vendosur kthimin në detyrë dhe dëmshpërblim deri në rikthimin në detyrë. Për presionet e tjera as ia vlen të shkruash.

-Si ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, njohës i mirë i dosjeve të Sigurimit dhe autor i disa botimeve mbi Shërbimin Sekrete, si komenton rastin e reagimit të Auron Tares ( një ish oficer sigurimi ): A është ky një shatazh ndaj teje apo një “ excuse “ e tipit të një ish kuadri të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me gjihthë familje, përfshirë dhe vet Auron Taren më babain e tij ?

Nuk jam marrë me anën familjare, por kam kthyer një përgjigje për aq sa ishte objekti i polemikës.

-Ku mendon se ka të drejt dhe ku gabon Auron Tare në reagimin e tij, sipas teje ?

Kam dhënë një përgjigje për këtë çështje në postimin tim.

-Gjatë punës suaj dhe shkrimeve a keni pasur reagime të tjera - të kësaj natyre, kur duket sikur merren “nën mbrotje” ish politikan të kohës së diktaturës komuniste në Shqipëri?

E gjithë klasa e vjetër politikë është në shërbim të kohës nga e ka origjinën. Pavarësisht kohës, është krenare për krimet e diktaturës dhe me çdo çmim e mbron atë.

-Cili do të jetë botimi i radhës mbi studimet e tua si Ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, njohës i mirë i dosjeve të Sigurimit dhe autor i disa botimeve mbi Shërbimin sekret në Shqipëri?

Janë në plan disa botime për diktaturën si dhe po ideohet një studim i dytë mbi Sigurimin, lidhur me drejtimet e funksioneve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat