SHIK organizatë kriminale. Kadri Veseli mbrapa grilave

Intervista

SHIK organizatë kriminale. Kadri Veseli mbrapa grilave

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 14 shtator 2017 Në ora: 11:01
Deputeti nga radhet e Vetevendosjes, Dardan Molliqaj

Në një intervistë ekskluzive për “Bota sot” deputeti më i zëshëm nga Lëvizja Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka shpalosur si asnjëherë më parë se Kadri Veselin dëshiron ta sheh prapa grilave për shkak të dëmeve që i ka bërë Kosovës. Molliqaj po ashtu ka thënë se vetëvendosje do të kërkoj krijimin e një komisioni hetimor për punën e SHIK-ut dhe veprimtarinë e kësaj organizate kriminale siç e quan ai. Deputeti nga vetëvendosje po ashtu ka thënë se Kadri Veseli ka udhëheq një organizatë kriminale e cila e ka terrorizu shoqërinë e Kosovës në forma të ndryshme shantazhe, vrasje, kërcënime, plaçkitje dhe Veseli i ka parapri kësaj organizate.

Bota sot: Si e vlerësoni Qeverinë e sapo formuar në krye më Ramush Haradinaj?

Dardan Molliqaj: Kjo qeveri është rezultat i një procesi të gjatë të zhvillimeve në Kosovë, besoj që nisja e kësaj lloj qeverie është diku janar ose shkurt të 2016-ës atëherë kur  edhe kishim një takim ne bashkë më pjesën tjetër të opozitës që ishte AAK dhe Nisma ku ndarja e madhe që ndodhi mes vetëvendosjes dhe këtyre dy subjekteve ishte partneri i ardhshëm qeverisës i mundshëm pas zgjedhjeve që u mbajtën më 11 qershor ku AAK dhe Nisma e në veçanti AAK këmbëngulte që partner ta kenë PDK-në dhe ne ishim kundër dhe aty u ndan rrugët tona. Cdo gjë prej atij momenti ka ardh drejt këtij ndërtimi  të koalicioni i PAN-it që unë e quaj koalicion i krimit, edhe pastaj nuk kishte si ndryshe që ky koalicion të ec tutje drejt ndërtimit të institucioneve përveç rrugëve jo politike për mendimin tim dhe nganjëherë edhe kriminale duke shantazhuar dhe blerë deputetë dhe duke kërcënuar forca të caktuara politike, dhe kemi një qeveri e cila është qeveria me e dobët që njëherë ka pas Kosova në të gjitha drejtimet edhe për nga përbërja e kabinetit edhe nga numri i deputeteve që e kanë mbështetur edhe për nga programi edhe synimet që i ka. Një prej shumë probleme që i ndodh kësaj qeverie është  varësia absolute prej Beogradit.

Besoj që Ramush Haradinaj është më se paku kryeministër  do të thotë se kemi kryeministra të ndryshëm brenda kësaj qeverie, dhe ju e dini se për herë të parë ndodh në Kosovë që në marrëveshje më shkrim ta zëmë më Z. Pacolli thuhet që edhe emërimi edhe shkarkimi i ministrave mund të behet vetëm pas pëlqimit të Z. Pacolli, pra është në rregull më pas marrëveshje të qeverisë por gjithmonë kryeministri duhet më pas të drejtën që i garantohet më ligj por edhe më marrëveshje të tjera politike. Kështu që besoj që kjo ka qenë në kuadër të ambicieve të sëmura të Ramush Haradinaj i cili fiksim e ka pas çështjen e kryeministrit dhe e ka sakrifikua gjithë partinë për tu bërë kryeministër njëjtë qysh beri para tij edhe Isa Mustafa i cili e sakrifikoj LDK-në për tu bëre kryeministër për vete dhe ju e dini rezultatin e LDK-së në këto zgjedhjeve.

Bota sot: Si e shini përfshirjen e Listës Serbe në qeveri dhe roli që iu jep asaj në formimin e qeverisë?

Dardan Molliqaj: Më Kushtetutën e Kosovës është obligative që minoritetet më qenë pjesë e qeverisë, por këtu duhet të bëjmë një dallim, më qenë pjesë e qeverisë dhe më qenë faktor përcaktues i qeverisë janë dy gjera të ndryshme, pra kemi ne kemi të bëjmë më jo përfshirje të Listës Serbe në qeveri sepse ajo është e domosdoshme por kemi të bëjmë më faktorizim të listës serbe në qeverinë e Kosovës siç e ka thënë edhe Marko Gjuriq që për të  herë të parë me se shumti ka pushtet në Kosovë. Ky është një problem shumë i madh dhe unë asnjëherë nuk kam thënë që do të ishte problem sikur të kishim deputetet serb të cilët janë deputetet të zgjedhur nga qytetaret e Republikës se Kosovës të kombësisë serbe të cilët nuk shkojnë më pyet Beogradin, ky është dallimi jon. Po ti kishim disa deputet siç ka qenë SLS më herët unë për vetë nuk do ta kisha fare problem një ndërtim të qeverisë siç e ka bërë Haradinaj, por këta nuk janë deputetet të qytetareve të Republikës se Kosovës këta gjithmonë shkojnë e pyesin Beogradin e benë edhe të çartë më ditën  kur është krijuar Qeveria e Republikës se Kosovës.

Bota sot: A do te vazhdoni t'i kundërshtoni demarkacionin dhe asociacion si mandatin e kaluar?

Dardan Molliqaj: Nuk ka asnjë ndryshim të rrethanave qofshin ato politike strategjike ose të fakteve në teren që ne më ndrru qëndrimin, sepse unë besoj që ka kuptim të ndërrohen qëndrimet politike për çështje nëse ndërrojnë rrethanat dhe nuk shoh që ka ndryshuar asnjë gjë e cila do të ndikonte që të ndryshonim qëndrimet. Demarkacioni mbetet një marrëveshje e cila është gabim dhe e cila i benë dem Republikës se Kosovës sa i përket territorit, Zajdenica mbetet një rrezik i madh për Kosovën dhe unë besoj që edhe nëse do të provoj kjo qeveri asnjëherë nuk do të mund ti realizoj këto dy projekte, për shkak se nuk ka më gatishmëri dhe mbështetje të qytetareve për këto projekte. Mos harroni përkundër metodave tona jo konvencionale kushtimisht më qujt qytetaret e Kosovës kanë vendos më votu Vetëvendosjen, pra nuk po them se kanë votuar për gazin lotsjellës por po them se na kanë votuar përkundër gazit për shkak se e kanë kuptuar se ka qenë rrezik i madhe edhe Zajdenica edhe demarkacioni. Ne nuk do të jemi fare të gatshëm për kompromise edhe më metoda për ti ndalur këto projkete.

Bota sot: Sa mendoni se kjo qeveri do jetë afatgjatë, kur tashmë edhe LDK zyrtarisht ka thënë që nga këtu fillon puna për tu rrezuar kjo qeveri?

Dardan Molliqaj: Unë mendoj se LDK-ja ka kontribu në krijimin e qeverisë Haradinaj përderisa në 2014 ishte pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve më PDK-në duke braktisur VLAN në atë kohë dhe shkuarjen e saj më PDK-në, në 2017 kemi kontribut të drejtpërdrejtë të LDK-së përmes pasivitetietit pra përmes mos gatishmërisë se saj për më bashkëpunua më Vetëvendosjen dhe shumicën që e kishim atëherë 61 deputet të këtyre dy subjekteve politike. Kështu që besoj që një pjesë e madhe e kritikave dhe deklarimeve të LDK-së janë për efekt elektoral lokal. Le të përfundojnë zgjedhjet lokale dhe ti shohim rezultatet dhe pastaj le te shohim qëndrimin e ri të LDK-së. Ne kemi interes më bashkëpunua në opozitë nëse ata duan që përnjëmend të jenë opozitë e PDK-së dhe qeverisë Haradinaj, dhe nëse nuk duan atëherë sigurisht që ne nuk mund të bashkëpunojmë më dike që i benë argat kësaj qeverie. Kjo qeveri nuk ka gjasa që më shty tutje projekte shumë të dëmshme  të mëdha për Kosovën, rreziku mbetet të shfrytëzimi apo më mirë më thënë keqpërdorimi i buxhetit për nevoja personale. Për herë të parë Kosova sa i përket numrave ka një opozitë shumë të fuqishme, por qysh e kemi parë edhe mandatin e kaluar opozita është më shume çështje e përkushtim se sa vetëm e numrave.

Bota sot: Çka mendoni për figurën e Kadri Veselit tani si kryetar te Kuvendit?

Dardan Molliqaj: Unë e kam thënë disa herë dhe besoj që tashmë qëndrimet e mija edhe për figurën e Z. Veselit dihen edhe publikisht. Ai ka udhëheq një organizatë kriminale e cila e ka terrorizua shoqërinë e Kosovës në forma të ndryshme shantazhe, vrasje, kërcënime, plaçkitje dhe Veseli i ka parapri kësaj organizate. Për mu paraqet një prej figurave të krimit në Kosovë dhe sigurisht që kundërshtimi jon ndaj Kadri Veselit dhe PDK-së nuk ka të bëjë asgjë më baza personale sepse as nuk njihemi por ka të bëje më demet që i ka shkaktuar Kosovës dhe sigurisht që lufta jonë politike do të jetë e pa kompromisit ndaj tij dhe subjektit të tij PDK-së, të paktën për një periudhë derisa ata të jenë në opozitë siç e kam thënë edhe më herët pastaj shohim kush po mbetet në liri e kush po shkon në burg.

Unë nuk mund ti dërgoj njerëzit në burg por çka unë besoj është se Kadri Veseli ka kryer mjaftueshëm dëme këtij vendi dhe mjaftueshëm vepra penale për të cilat duhet të përgjigjet më vendim për vuajtje të dënimit më burg sepse s’ka se si ndryshe. Pa e pas një sistem tjetër të drejtësisë sigurisht që ai edhe mund të jetë kryetar Kuvendi, por më një sistem tjetër të drejtësisë ai nuk mund të jetë kryetar Kuvendi dhe ai do të jetë në bankën e të akuzuarve dhe unë besoj se edhe në vuajtje të dënimit.

Bota sot: Ju tani jeni deputet i Kuvendit të Kosovës. A do te kërkoni te bëni një komision që do ta hetonte punën e Ish shërbimit informativ te Kosovës( SHIK) dhe figurën e Kadri Veselit?

Dardan Molliqaj: Në dy mandatet ka pasur iniciativë për më hetua SHIK-un dhe ne besojmë se një komision hetimor parlamentar do të kryente një punë të rëndësishme sepse do të pyeste për tri gjera të rëndësishme dhe të cilat do të krijonin hapësirë të mjaftueshme për intervenim të prokurorisë dhe gjyqësisë, pastaj aty janë baza ligjore e funksionimit të SHIK-ut që duhet të behet publike, pastaj financat se nga kush janë financuar dhe ku kanë shku financat dhe dosjet, ku janë ato dosje. Nëse ky shërbim ka funksionu ka pas mbledhje të informacionit ku janë dosjet a janë dorëzuar në AKI apo është duke i mbajtur dikush privatisht siç ne kemi informacion se ato dosje mbahen diku privat dhe të trija këto përbejnë shkelje të ndryshme. Nëse Kadri Veseli dhe zyrtarë të tjerë të SHIK-ut janë gati më argumentu ligjshmërinë e këtyre triave nëse jo atëherë hapet një diskutim të cilin tashmë edhe publiku e di sepse tashmë ata kanë të obliguar më ardh më u përgjigj në komisionin hetimor, por grupi parlamentar i vetëvendosjes ende nuk ka marr vendim për ketë por jam qind për qind i bindur që shumë shpejt do të marrim një iniciativë si Lëvizje vetëvendosje dhe si grup parlamentar. Shpresoj kësaj here që LDK ka më i jep nënshkrimet për një gjë të tillë edhe pse ne i kemi 32 deputet por neve na duhet 40 nënshkrime respektivisht për të formuar komisionin hetimor. Besoj fuqishëm që edhe për shkak të presionit publik dhe vullnetit personal të disa deputeteve për herë të parë në këtë mandat do të arrimë ti sigurojmë numrat e nevojshëm për të filluar hetimin dhe krijimin e një komisioni hetimor.

Prej informatave që ne i kemi dhe normalisht janë vetëm informata dhe nuk janë të kualifikuara edhe sigurisht që nuk guxoj të lëshohem në informata të pa kualifikuara është që dosjet mbahen privatisht nga njeri prej zyrtareve të SHIK-ut jo Kadri Veseli por një njeri tjetër. Ajo që na nuk e dimë është se ku janë këto dëshmi  sepse ne kemi informata se janë diku, por kjo është pak e rëndësishme sepse ne duam ti pyesim ata në rruge zyrtare në komision hetimor se ku janë këto dosje dhe ata do të përgjigjen për këtë.

Unë jam shumë i bindur se ato dosje nuk janë dorëzuar në asnjë institucion sepse nuk ka pas bazë ligjore të funksionimit të SHIK-ut dhe nuk ka pas as raportim zyrtar dhe as financim zyrtar kështu që rrjedhimisht gjithçka ka qenë legale dhe më mbylljen e syve të bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të Kosovës.

Bota sot: Po zgjedhjet komunale si i prisni. Mendoni se vetëvendosje do të vazhdoj të këtë rritje të votuesve.

Dardan Molliqaj: Unë e interpretoj kështu rezultatin e zgjedhjeve nacionale sepse nuk është as aksidental as rezultat i koalicioneve që janë bërë e as rezultat i individit i frymës ose momentit por është rezultat i punës  të madhe që ka bërë Vetëvendosje për 12 vite aktivietete, programe, shkrime, debate e krejt këto dhe ndërtimit të një koncepti alternativ përballë atij tjetrit  që përfaqësohej nga partitë tjera dhe në anën tjetër dështimit të konceptit të këtyre partive dhe si rezultat i këtyre dy gjerave ne kemi vetëdijesim të qytetarëve sepse ne si vetëvendosje të gjithë besojmë se njerëz janë ata që bëjnë ndryshimin, populli janë ata që bëjnë ndryshim dhe kësaj here e kanë bërë. Nëse i qëndrojmë këtij ndryshimi atëherë qytetaret e Republikës se Kosovës po dëshirojnë ndryshim dhe se adresa e ndryshimit tani për tani është vetëvendosje.

Unë jam gati më marrë çfarëdo përgjegjësie publike dhe më garatu që vetëvendosje do të  jetë e para në nivel të vendit më 22 tetor ketë e kam thënë edhe më herët për zgjedhjet nacionale në fakt një vit më parë, shumë njerëz kanë mëndu se është propagande shumë të tjera kanë mëndu se është naivitet dhe ajo është dokumentua. Më 22 tetor do të jem gati më u përgjigj të gjithëve nëse nuk del kjo çka po themë unë sepse nuk është  që unë po e them por njerëzit po dëshirojnë ndryshim dhe kanë zgjedh subjektit vetëvendosje për ndryshim. Do të jemi subjekti i parë në nivel vendi do të kemi numrin më të madh të komunave që qeverisim dhe nuk do të jenë asnjë më pak se 10 komuna në minimum që vetëvendosje do të qeveris pas 22 tetorit, përkatësisht pas balotazhit sepse disa komuna do të shkojnë në balotazh por ketë vit do ta përfundojmë në më shumë se 10 komuna të qeverisura nga vetëvendosje.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat