Putini shkurt ka sukses, por me synimet e tij e tepron

Intervista

Putini shkurt ka sukses, por me synimet e tij e tepron

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 22:20
Wolfgang Ischinger

Wolfgang Ischinger ( Volfgang Ishinger )  gati një decenie e drejton Konferencën me renome për Siguri  në München ( Mynih ) të Gjermanisë. Diplomati shumëvjeqar dhe sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ischinger  ka njohuri të thellë për konfliktet globale. Në Forumin YES të Ukrainës ai jep një intervju gazetarit Gerhard Gnauck, të cilën po e japim të plotë.

 Die Welt : Ukraina një kohë të gjatë kishte kërkuar helmetat blu për Donnbas, ( Ukrainë ) tash presidenti Putin sinjalizoi një gadishmëri të tillë, ku përmendi edhe qëndrimin e Angela Merkelit. Është kjo një shansë apo një shtirje ?

Wolfgang Ischinger : Vërtet ka një lëvizje në pozicionin rus. Me çdo kusht këtë duhet vërtetuar. Më në fund ndoshta mund të bëhet diçka jo vetëm për Donnbas po për raportet lindje perendim, për krijimin e një besimi në mes të perendimit dhe Rusisë. Kjo ështe një diplomaci e mirë. Krejt gabim dhe një diplomaci e gabueshme do të ishte sikurse avancimin rus ta stopojmë, e kualifikojmë si një truk apo shtierje.

Die Welt : Cilat shtete do të duhej të dërgonin helmetat blu, Rusia vet ?

Wolfgang Ischinger : Do të ishte mirë që vendet e përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB duke përfshirë edhe Rusinë të mos ishin pjesëmarrëse. Më mirë do të ishte  vendet e tilla që politikisht në rajon nuk janë të involvuara, psh. India apo shtetet e tjera aziatike.

Die Welt : Pse pikërisht tash Rusia po e bënë një lëvizje të tillë ?

Wolfgang Ischinger : Për shkak të mardhënjeve të ftohta që ka momentalisht me Amerikën dhe për të ardhmen Moska dëshiron ta heq një barrë. Ndoshta edhe për shkak të sanksioneve më të reja të SHBA - së që edhe  më fuqishëm do ta godasin Moskën sesa ato të deritashmet. Gjithashtu në Uashington haptas flitet që armata ukrainase të furnizohet me armatime kundërtankiste. Këtë pikërisht Rusia dëshiron   ta shmang. Kjo që po ndodh në Donbass, në Moskë me të madhe po hetohet që në këto kuazi shtete po ndodhin edhe shumë gjëra kriminale. Në realitet s do të ndryshoj asgjë, po Rusisë do ti kushtoj financiarisht shumë dhe do ta humb reputacionin.

Die Welt : Politikani amerikan, Newt Gingrich në YES - Konferencën këtu në Kiev tha se ekspanzioni më i ri rus për një kohë të shkurtër do të përfundoi nga rraskapitja si ai i rastit të Bashkimit Sovjetik më 1989.

Wolfgang Ischinger : Brutoprodhimi i Rusisë është më i vogël se ai italian, po Rusia përpiqet të paraqitet si madhështore,  Fuqi Botërore. Për këtë bart një kosto të lartë të politikës së saj si në rastin e Sirisë dhe Ukrainës. Në shtetin e vetë, Moska me përpjekje të jashtzakonshme mundohet të arrij një rritje minimale. Thënë shkurt, në politikën e jashtme Rusia ka një sukses në planin afatmesëm, po në planin afatgjatë ajo merr persipër diçka çka s mund ta perballoj. Për këtë politikani amerikan Gingrich shihet se ka të drejtë.

Die Welt : Sanksionet e deritashme të perendimit ndaj Rusis për krizën Ukarainase a kan ndikuar që ajo ta ndryshoi qëndrimin. Spekulohet se Rusisë i ka  kushtuar vetëm një përqindje të rritjes ekonomike.

Wolfgang Ischinger : Kjo është më se e vërtetë. Po një përqindje është në fund të fundit një përqindje. Po janë edhe sanksionet kundër individëve të caktuar. Shumë nga politikanët rus ma shtronin pyetjen : “Pse unë zoti Ischinger nuk jam në listën e sanksioneve “ Ata mendonin se kush është në këto lista është i rëndësishëm për perendimin. Ne duhet të kemi parasysh që efekti i këtyre sanksioneve  mos të mbivlerësohet.

 Die Welt : Si e shikoni ju rolin e EU - së në krizën me Korenë e Veriut ?

 Wolfgang Ischinger : Në vitet e nëntëdhjeta janë bërë përpjekje për zhvillimin e bisedime për ta larguar Korenë e Veriut nga programi atomik. Përpjekjet e tilla për arsye të ndryshme gjithnjë kanë dështuar. Pjesëmarrëse e këtyre bisedimeve në vitet e 90 ishte edhe EU - ja. Është mirë që Bundeskanzelarja Merkel ka shfaqur gadishmërinë për tu angazhuar, po një rol specifik të politikës gjermane në këtë drejtim nuk shof. Më së miri do të ishte që EU në raste të tilla të ishte pjesëmarrëse e bisedimeve, si në suksesin e bisedimeve në rastin  e Iranit. Në Siri EU-ja  është shty në skaj, në Ukrainë gjithashtu  sështë fare në tavolinën e bisedimeve. Kjo  sështë në rregull. EU përfaqëson 500 milion Europianë dhe më me vetëbesim do të duhej ti paraqiste ineresat e saja. Kjo duhej të vlente edhe në rastin e Koresë Veriore.

 Die Welt : Indiciet flasin që Rusia programin raketor të Koresë Veriore e ka mundësuar ?

Wolfgang Ischinger : Nëse është e vërtetë, Rusia do të duhej të pendohej thellë. Ajo s ka kurrfarë interesi që Korea Veriore të posedoj raketa bërthamore.

Die Welt : Parashikimi i juaj për këtë konflikt?

 Wolfgang Ischinger : Kjo politikë jokonveksionale e Donald Trumpit, për herë të parë këtu ka pasur sukses. Këtë duhet  tia lëmë atij. Për një koncenzus në Këshillin e Sigurimit të OKB, për sanksionet më të reja ndaj Koresë Veriore duhet SHBA-së ti falenderohemi. Cka nëse Korea Veriore edhe më tutje me teste raketore nuk pushon ? - Një aksion ushtarak kundër saj do të sillte viktima të shumta në njerëz, civil. Si më tutje ? - Derisa frika dhe frenimi ndaj Rusisë në Luftën e Ftoftë me decenje të tëra funksionoi, pse mos të funksionoi edhe ndaj Koresë Veriore. Zgjidhjet perfekte në krizat politike botërore janë të rralla.

Die Welt : Si do të dukej  zgjidhja ?

Wolfgang Ischinger : Në një rrugë të diplomacisë së qetë, ndoshta do të mund të hapej një kanal diplomatik në drejtim të Koresë Veriore. Në këtë drejtim do të duhej që Kina të luaj një rol qendror. Do të pasonte një ngrirje e dyanshme e problemit si hap i parë. Korea Veriore do ti ndërpriste testet raketore, SHBA dhe Korea Jugore do ti anulonin manovrat e përbashkëta ushtarake. Ky do të ishte fillimi. Programet e zhvillimit ekonomik do të sillnin efekte pozitive. Korea Veriore duhet të sigurohet se as SHBA e askush tjetër nuk do të bëjnë përpjekje për ndërrimin e regjimit Koreano Verior. Këtë mendim e ndajnë edhe disa kolegë amerikan./ Nga gjermanishtja: Sherif Ramabaja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat