Hapja e dosjeve të Sigurimit, Daut Gumeni: Deri më tani nuk kemi verifikuar asnjë zyrtar, na kanë vënë aty për të mos zbuluar asgjë

Intervista

Hapja e dosjeve të Sigurimit, Daut Gumeni: Deri më tani nuk kemi verifikuar asnjë zyrtar, na kanë vënë aty për të mos zbuluar asgjë

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 13:55
Daut Gumeni, anëtar i Autoritetit Për Hapjen e Dokumenteve të Sigurimit të Shtetit

Daut Gumeni, anëtar i Autoritetit Për Hapjen e Dokumenteve të Sigurimit të Shtetit ka zbuluar të dhëna tronditëse se çfarë ka ndodhur në një vit në këtë institucion.

Deklaratat e tij janë bërë në një intervistë në emisionin ”Debati në Channel One” të gazetarin Roland Qafoku.

Zoti Gumeni si u ndjetë kur lexuar me sytë tuaj këto fjalë në një dokument denoncues që solli edhe dënimin dhe perskeutimin tuaj 47 vjet më parë?

Unë nuk isha në dijeni të kësaj dosjeje. Është një letër që sekretari i partisë së Tepelenës ia ka dërguar Hysni Kapos dhe Kapo ia ka dërguar mëkëmbësve të tij dhe ata ia dërguan gjykatës.

Nga cilët e kishit këtë dhuratë?

Nga Komitetei i partisë. E ka firmosur një lumadh atje. Unë nuk e njoh fare atë. Quhej Sherif Toraj. Ai kishte qenë minator dhe kaloi në komitetin e Partisë. Nuk kishte njeri i keq. Ishte i leshtë por jo i lig.

Kur e lexove për herë të parë që një njeri thotë e keni dënuar pak me 25 vjet që duhet ta dënoni me vdekje. Çfarë menduat?

Unë hakmarrjen e quaj dobësi.

Ku e gjen këtë forcë?

Atje ku kam lindur unë, ka më shumë gurë se sa baltë.
Kjo që thatë ju është poetike. Të provosh këtë që të kanë bërë nuk është poetike.
Ajo nuk është poetike, por nuk jam unë i vemti që kam vuajtur. Të tjerët e pësuan atë kërkesë. Pra vdiqën dhe u pushkatuan. Ndërsa unë u dënova vetem më burg. Për mua nuk e zbatuan.

Si ka mundësi që pranuat që ishit armik?

Po unë isha. Unë jam edhe tani. Isha edhe atëherë.

Po armik i këtij pushteti je?

Unë pushtetet nuk i kam qef. Nuk jam armik por nuk i kam qef.

Si ka mundësi që nuk je hakmarrë?

Nuk bëhet garë me të keqen. Garë bëhet me të mirën.  Duhet të kesh fuqi. Mua më ka mbetur aq fuqi të mos heq dorë nga gara me të mirën.

Afër 1 vit më parë kuvendi miratoi ngritjen e komisionit me pesë antërë të Autoritetit për Hapjen e Dokumenteve të Sigurimit të Shtetit. Si ka qenë veprimtaria e këtij autoriteti në 1 vit?

Në nëntor mbushim një vit. Nuk mund të themi që kemi bërë atë që duhet. Të dhënat janë marrë nga sekretari ynë. Janë rreth 196 kërkesa individësh që duan të marrin vesh se cfarë është bërë me ta. Janë 110 kërkesa që u janë mbaruar shqyrtimi. Janë në proces zbulimi  i atyre që kanë dëmtuar personat dhe ne kemi ëvshtrië pa patur arkivin tonë. Puna pengohet të shkosh nga një arkiv në tjetrin të marrësh informacion.

Kur ju shkoni te arkivi I Ministrisë së Brendshme çfarë ndodh?

Të vesh te arkivi I minsitrisë së Brendshme nuk është se na pengojnë punonjësit. Por vetë mënyra se si janë vendosur dokumentet që na takojnë si institucion të pengon ti shqyrtosh kur do ti dhe brenda afatit. Me një fjalë për ata që e dinë se ne jemi një institucion I mrekullive, ne jemi një institucion I zakonshëm që zbatojmë një ligj të caktuar të miratuar nga kuvendi për ti njohur për të shkuarëne e tyre. Por që të bëhet kjo ne duhet të kemi godiën e arkivit tonë.

Po ju e keni godinën.

Godinë e kemi por godinë e kemi për festa nuk e kemi për të patur arkivin brenda.

Prit prit zoti Gumeni. Unë kam qenë atje. Keni goxha godinë.

Ju keni ardhur në inagurim. Ne inaguruam pa inaguruar gjë. Ajo ishte kot. Ajo ishte kushdo që të na ndihmojë se ne jemi ku të thërret qameti.  

Si ka mundësi zoti Gumeni. Ju po na zhgënjeni…

E vërteta nuk të kënaq gjithnjë I dashur Roland. Miku im, nëse do të dish që një institucion arkivi nuk mund të funksionojë si duhet pa patur arkiv. Është historia e vjetër e mungesës së këmbanës. Përse nuk binte kambana? Kishte 101 arsye. E para ishte se nuk kishte fare kambanë.  Ne nuk kemi arkivin tonë dhe kur nuk ke arkivin si mund të punosh.

Zoti Gumeni ju jeni duke thënë se arkivi dhe dosjet duhet të vinë në godinën ku jeni ju?

Doemos. Ndryshe ne nuk mund të punojmë.

Po ju aty nuk keni asgjë?

Ne kemi aty dosje në dhoma të marra hua. Na i dhanë që të mos mbeteshim fare. Kemi kërkuar varavingo.

Por mirë zoti Gumeni çfarë keni bërë në një vit ju?

Këto pra që ju thashë. 196 kërkesa të bëra, 110 të shqyrtuar dhe 36 kërkesa janë shqyrtuar nëse kanë apo jo ligjshmëri. Janë 32 kërkesa për të cilat është mbyllur procedura mbi bazën e vendimeve. Dhe 625 persona që janë kontrolluar por jo nga autoriteti por nga instituconet e tjera që u ka kërkuar autoriteti. Janë shërbimi informativ dhe ministria e Brendshme. Ne kemi shërbyer si kamarier. Nuk kemi kontrolluar ne. Ju kemi kërkuar arkivave këtë gjë dhe ata e kanë bërë. Ne nuk kemi kryer asnjë veprim. Thjesht kemi përcjellë atë që na kanë dhënë. Kur nuk ke arkivin tënd ne shkruajmë që ky institucion thotë kështu. Por në fakt duhet ti kontrollojmë.

Pra ju nuk keni kontrolluar fare?

Jo.Janë edhe 9 apo 10 kërkesa për arsye studimore. Në fakt këtu ka një problem se ata nuk mund të kërkojnë të gjitha dosjet. Jemi ne ata që selektojmë dhe ua vënë në dispozicion. Nuk mund të kërkohen dosje pa fund dhe pa objekt. Ka nga ata që kërkojnë të gjithë arkivin.
Kur u ngrit autoriteti thamë se edhe pse me shumë vonesë. Më në fund pas 27 vjetësh hapja e dosjeve mori udhë. Kur ju flisni kështu jo thjesht na këpusni shpirtin por na zhgënjeni në një mënyrë të tillë që ..
Deri te këputja e shpirtit nuk besoj të shkojmë por kur jam unë I zhgënjyer imagjinoni ju. Pas 1 viti mund të them se puna jonë ka më shumë buk se sa grurë.

Kjo është këputje shpirti sepse ne prisnim rezultate. Pyetja ime e thjeshtë ëshstë a ka një zyrtar të lartë të shtetit shqiptar që ju e keni verifikuar në këtë 1 vit punë zoti Gumeni?

Janë vetëm dy raste që presidenca kërkoni për dy ushtarakë.

Zoti Gumeni, kjo nuk quhet. A ka ministra, zëvendësministra, deputetë drejtorë drejtori të rëndësishme dhe funskionarë që ju I keni verifikuar në këtë 1 vit punë?

Jo. Nuk ka kërkesa. Sepse ligji e përcakton që po të duan.
Dmth nuk ka ansjë kërkesë.

Por çfarë keni bërë ju në këtë 1 vit?

Puna jonë në këtë 1 vit ka qenë me këta fakirët që duan të dionë se cfarë ka ndiodhur, kush I ka spunuar kushëriri, vëllai, motra. Por nuk ka asnjë verifikim të atyre që e kanë dmëtuar vendin dhe vazhdojnë të mbahjnë funskione. Ata që kanë aprqitur ëkrksda nuke  dëmtojnë.
Nuk janë ata që janë kureshtarë pengesa e përparimit. Por janë ata që e kanë mbajtur pushtetin dhe e kanë akoma pushtetin. Unë nuk jam pesimist se do gjendet ndonjë nga ana që e kanë dëmtuar këtë vend.

Zoti Gumeni po më trondisni.

Kjo është shumë e rëndë.  Ata kanë 27 vjet që I thonë pseudonimet njëri- tjetrit në kuvend. 
Mua më trondit fakti që menduam se pas 27 vjet thamë më mirë vonë se kurrë. Por kjo në fakt qenka kurrë.
Me sa kam mundur unë të shoh por jo vetëm unë por edhe specialistët. Edhe kur kemi patur ndonjë kërkesë anësore nuk del gjë.

Nuk del gjë? Çfarë duhet të ketë ndodhur?

Kur nuk gjendet duhet të pyeten ata që kanë patur në dorë pushtetet dhe cfarë kanë bërë me ato dosje.
Kjo nuk pritej. E kisha marrë me shumë dëshirë intervistën me ju dhe prisja ta tregonit publikisht dosjet që kishit hapur. Si ka ka mundësi çfarë ka ndodhur?Nuk ka përplsje. Duke mos pasur këmbana merremi me gjera anëësore. Nuk kemia rkiv sepse akrivi ka kërkesa.

Cfarë pune bëni atje?

N epërpiqemi të plotësojmë kërkesat. Por kjo nuk të bënë të zbatosh ligjin.

Ju jeni duke thënë se nuk keni zbatuar ligjin?

Po. Si ta zbatosh ligjin kur nuk e ke mundësinë. Ne jemi akoma pa mundësi. Ju jenui njeri serioz. Ju shquheni për seriozitet. Kur nuk ke mundësinë

Por për çfarë e keni marrë rrogën aty gjatë këtij viti?

Ka edhe momente që e merr rrogën kot. Në këtë lloj pushteti institucione paaftë mbi paaftë nuk bëjnë asgjë. Jam gati të iku nesër dhe jam më I qetë se sa kur më ngarkojnë një punë dhe nuk më lejojnë ta bëj këtë punë. Të vjedhës rrogën I detyruar nuk është turp vetëm për atë që e vjedh por edhe ëpr atë që e detyron të vjedh. Cdo një drejtoi poltiike për të ëprmdhjekurit në minsiterinë e Mirqënies. Kjo është paftë mbi paftë. Funskionimi ynë varet nga ëkto kërkesa që thashë. Ne mblidhemi. Nuk themi që të gjitha gjërat shjkojnë vaj. Mund të jetë edhe faji ynë. Sepse më shumë bëjmë shfaqe se sa punë. Po e marr fajin unë që ata që duhet të kontrollojë.

Kam një pyetje të drejtpërdrejtë. A keni zbuluar ndonjë gjë që vlen ju në këtë 1 vit?

Mesa duket ne na kanë vënë në këtë institucuion për të mos zbuluar asgjë. Këtij instucioni nuk I mungon serioziteti por nuk e lejojnë të punojë.  Për mua ligji aktual duhet të ndryshohet dhe të bëhet verifikimi një detyrim ligjor. Ndyshe kjo që po bëjmë është pa asnjë vlerë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat