Një grua për Mitrovicën: Do të kontribuojë për paqe në qytetin tim

Intervista

Një grua për Mitrovicën: Do të kontribuojë për paqe në qytetin tim

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 15 tetor 2017 Në ora: 19:07
Valdete Idrizi

Në një intervistë për “Bota sot”, kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi thotë se është e sigurt se Mitrovica do të udhëhiqet nga një grua  mandatin e ardhshëm. Ajo ka folur për planet e saj, për qeverisjen e kaluar e për arsyet pse duhet votuar atë. Ajo flet si një qytetare mitrovicas, që mezi pret të qeverisë me qytetin e saj dhe të zgjidh problemet që deri tani i ka parë nga këndi i qytetarit.

“Bota sot”: Pse i keni hyrë garës për të parën e Mitrovicës?

Valdete Idrizi: Mitrovica gjithmonë ka qenë pika ime e dobët. Jam shumë e lidhur me qytetin tim.  Pas shumë viteve si aktiviste e shoqërisë civile kam dhënë kontribut në të mirë të qytetit, si themeluese e shumë organizatave dhe si lidere kam arrit që të sjellë të mira këtij qyteti, megjithatë, gjithmonë kam menduar se unë mund të bëj më shumë, marrë parasysh faktin se si lidere e shoqërisë civile e si qytetare aktive nuk e kisha fuqinë ekzekutive për t’i ndryshuar gjërat, pra të gjithë ata procese që kishin nevojë për t’iu dhënë kahje tjetër. Gjithherë kam qenë e interesuar t’i shoh gjërat se çfarë drejtimi po marrin. Ndjehesha jashtëzakonisht keq kur shumë procese, projekte dhe iniciativa nuk adresoheshin si duhet. U binda se tani më nuk mund të rri idiferente. U ndjeva e obliguar ndaj Mitrovicës,  isha e sigurt se ajo ka nevojë për njerëzit e saj që të veprojnë dhe punojnë për të mirën dhe zhvillimin e saj. U binda se Mitrovica ka nevojë për një lidere si unë, me një qasje bashkëpunuese, me një përvojë dhe me një njohje të mirë të problemeve të bashkëqytetarëve të mi, pasi që në mënyrë të vazhdueshme i kam adresuar, pa marrë parasysh se kush ka qeverisë në Mitrovicë.  Oferta dhe përkrahja e fuqishme nga Partia Demokratike e Kosovës, më dha kurajo dhe forcë më të madhe që t’i hyjë garës për kryetare të Mitrovicës, që të vazhdoj të punoj dhe ndihmoj qytetin tim me qytetarët e saj edhe përmes jetës aktive politike. Vendimi nuk ka qenë edhe aq i lehtë, por e kam vlerësuar si domosdoshmëri që përvojën time ta vë në shërbim të qytetit tim. Sepse Mitrovica e meriton një qeverisje shumë më të mirë sesa që e kemi përjetuar deri më tani.

“Bota sot”: Ju keni premtuar bashkimin e Mitrovicës, si do ta arrini këtë?

Valdete Idrizi: Në prononcimet e mija të deritanishme asnjëherë nuk kam folur për bashkimin klasik të Mitrovicës,  por kam folur për integrimin e qytetit. Konsideroj se aktivitetet e mia në projekte por edhe nga përvojat e marra nga qytetet dhe vendet me probleme të ngjashme mund të gjejnë zbatim direkt në një projekt të tillë integrimi në Mitrovicë. Më duhet të potencoj se të gjitha çmimet prestigjioze ndërkombëtare i kam marrë si rezultat i punës sime në zhvillimin e projekteve që integrojnë dhe ofrojnë njerëzit. Në këtë rrafsh kam përvojë shumë të mirë. Me një qasje të mirë, me një bashkëpunim të mirë me komunën e veriut, mund të arrijmë të realizojmë shumë projekte që do të kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve nga të dyja anët, dhe do të kontribuojë në arritjen e paqes së qëndrueshme në vendin tonë. Unë nuk merrem me fjalë të mëdha, por me punë të mëdha. Merrem me njerëzit, dhe nevojën e përmirësimit të jetesës së njerëzve në Mitrovicë. Aty është fokusi im.

“Bota sot”: A do t’i ftoni liderët e shtetit të vizitojnë pjesën veriore të Mitrovicës, që pothuajse kurrë nuk e kanë bërë?

Valdete Idrizi: Të gjithë e dinë se administrativisht janë dy komuna, ajo jugore e Mitrovicës dhe ajo veriore e Mitrovicës sipas legjislacionit në Republikën e Kosovës. Dhe siç e dini Partia Demokratike e Kosovës edhe në atë pjesë (komunën veriore të Mitrovicës)  ka kandiduar për kryetare një zonjë e cila po na përfaqëson  denjësisht në këtë garë. Andaj bashkëpunimi me të do jetë i vazhdueshëm dhe ne do të kemi shumë delegacione të cilat do vizitojnë qytetin tonë dhe normalisht edhe të gjithë përfaqësuesit politik dhe institucional të Shtetit. Unë vet jam nga ajo anë dhe asnjëherë nuk jam ndalë, e përkundër sfidave të mëdha që kam pas, kurrë nuk kam reshtë së vizituari atë pjesë në mënyrë të vazhdueshme, dhe këtë do të vazhdoj ta bëj, gjithherë duke bashkëpunuar dhe duke ofruar e realizuar projekte që do të jenë n dobi të qytetarëve.

“Bota sot”: Jeni ndër të paktat femra kandidate për kryetare, a mendoni se janë shkelur të drejtat e grave në këtë rast?

Valdete Idrizi: E para mendoj se gruaja duhet te jetë më aktive në jetën politiko-shoqërore dhe të gjejë mënyrën për të treguar profesionalizmin kreativitetin dhe aftësinë menaxhuese e drejtuese të saj. E dyta duhet ta ketë motivin dhe guximin që këtë ta paraqes në forume të ndryshme edhe partiake,  në mënyrë që t’i besohet edhe kandidimi edhe drejtimi i institucioneve.  Unë jam e kënaqur me mbështetjen si dhe përkrahjen që më kanë dhënë  lidershipi i PDK në krye me z.Veseli por edhe dega e PDK në Mitrovicë. Përtej kësaj jam shumë e kënaqur që janë pranuar të gjitha idetë, planet dhe projektet e mija për Mitrovicën. Gjithashtu, dua të potencojë se jam jashtëzakonisht e kënaqur me përkrahjen që janë duke ma dhënë qytetarët e Mitrovicës. Kam shkuar në shumë fshatra, në shumë lagje dhe shumë jam e lumtur që përkrahja për mua po rritet çdo ditë, nga burrat e gratë, nga djemtë e vajzat, nga të gjithë. I kemi parë partitë politike që plotë gojën e kanë barazi gjinore e në anën tjetër nuk ia besuan grave përgjegjësinë që të udhëheqë komunën, disa parti asnjë grua. Kanë mund të bëjnë më shumë, të gjitha partitë. Partitë politike të cilat duhet të jenë më të hapura në drejtim të tyre dhe t’ju japin mundësinë që gruaja të tregoj aftësinë e saj dhe pastaj ta meritoj atë përkrahje në bazë të kualitetit profesional.

“Bota sot”: Pse qytetarët mitrovicas duhet t’ua besojnë juve këtë mandat?

Valdete Idrizi: Ka shume arsye të cilat unë mund t’i rendis por do t’i përmend vetëm disa prej tyre. Unë jam e njohur gjatë gjithë karrierës sime në shoqëri civile si një person dinamik me përgjegjësi të lartë ne kryerje te detyrave. Gjithmonë punoj në pune ekipore duke ofruar shembull të një lidershipi me vendimmarrje. Njohurit e mija ne krijimin e projekteve por edhe sigurimin e partneriteteve te qëndrueshme me te gjithë,  pa dallim partish apo etnish është një argument i fuqishëm i cili rrallë herë ka gjetur zbatueshmeri tek drejtuesit  politik në Mitrovicë. Jam e vetmja kandidate që për shkak të së kaluarës garanton një partneritet të qëndrueshëm me politikat e EU dhe një qasje ndryshe ndaj fondeve qe mund te vijne nga SHBA-të por edhe nga programet aktuale te Bashkimit Evropian. Ndërsa ajo që është më e rëndësishmja jam e vetmja e cila mund të garantojë qytetarit krijimin e shanseve të barabarta. Unë nuk kam hipoteka ndaj askujt dhe Partia Demokratike me ka dhënë përkrahje të plotë në krijimin e këtyre mundësive. Oferta ime, programi im mjaft specifik dhe i realizueshëm po i bind qytetarët çdo ditë e më shumë. Gjatë këtyre ditëve të fushatës unë saktë jam bindur  në besimin e qytetarëve në mua. Sepse ata janë bindur se unë ta bëjë një qeverisje të përgjegjshme dhe efikase duke e sjellë qeverisjen afër qytetarëve. Do tw bashkëqeverisw me ta. Qeverisjen do ta bëjë me një transparencë të madhe, me një nivel të lartë të llogaridhënies. Për çdo ditë qytetarët po binden se programi im  do te krijojë mundësi të barabarta për të gjithë, qytetarët do të dinë ku dhe si shpenzohet paraja publike; qytetarët do të dinw cilat janë pronat publike dhe si do tw jepen për shfrytëzim. Do të kenë shërbime cilësore sepse do t’i eliminoj të gjitha burokracitë e nevojshme. Duke marrë parasysh rëndësinë e aseteve komunale të Komunës së Mitrovicës, me ardhjen time në krye të komunës do të realizoj projektin e evidentimit dhe menaxhimit të pronës publike i cili do të shërbej për të gjithë qytetarët e saj.Të gjitha të dhënat do të jenë të paraqitura “on line” dhe do të jenë të qasshme për publikun. Qytetarëve u kam premtuar se do ta hapi një Zyrë  Qendrore për zhvillim ekonomik, që do të udhëhiqet  nga njerëz profesioniste në fushën e dizajnimit, implementimit dhe mbikëqyrjes se projekteve te zhvillimit ekonomik. Ky do të jetë hapi i parë që do ta bëjë. Do të tërheqim fonde në Mitrovicë, do të realizojmë projekte që do të sjellin të mira për qytetarët. Unë kam dëshmuar  këtë për shumë vite, kam arrtë të realizoj shumë projekte edhe si liderë e shoqërisë civile, edhe në bashkëpunim me komunën. Me të njëjtat parime kam pasë  suksese deri sot, kam kriju standardet e përfshirjes, transparencës dhe llogaridhënies. Vetëm me pune e profesionalizëm, vetëm në këtë mënyre kam arritur të menaxhojë projekte, organizata e rrjet të organizatave në mënyrë të suksesshme. Kam arritur të tërheqë fonde e donacione për Mitrovicën nëpërmes  projekteve dhe organizatave të ndryshme.  Qytetarët po më besojnë sepse me njohin, me besojnë sepse u kam garantuar se në qeverisjen time do t’ ketë njerëz profesionistë, me vlera të larta njerëzore dhe profesionale, njerëz punëtorë dhe me vizion të  qartë  për Mitrovicën. Njerëzit që do ta zhvillojnë Mitrovicën tonë, me ekipe profesionale do të sigurojmë fonde e investime për Mitrovicën, që do të garantojnë vende të punës. Do të zhvillohen projekte të shumta që do nxisin investimet vendore dhe ndërkombëtare. Do ketë përmirësim të infrastrukturës, më shumë investim në arsim, ne shëndetësi, ne mbrojtjen e ambient qw është një problem i madh. Programet për vetëpunësim për të rinjtë dhe gratë do të përmirësojnë jetën e qytetarëve. Mitrovicës tonë do t’i kthehet emri si qytet i kulturës dhe sportit. Realizimi i programit do të sigurojnë një rezultat shumë optimist për një jetë më cilësore për qytetarët e Mitrovicës. Jam e sigurt për këtë, jo vetëm unë po edhe qytetarët e shumtë që po me përkrahin çdo ditë.

“Bota sot”: Ku do t’i nisni ndryshimet posa të hyni në pushtet?

Valdete Idrizi: Qytetarët e Mitrovicës që tani i sigurojë se ndryshimi i parë do të nis nga zyra ime, duke filluar me kultivimin e frymës në qasjen e barabartë ndaj të gjithëve. Nuk do ta kenë një kryetare të Komunës që shikon nga lartë por do t’jem në shërbim të ofrimit të zgjedhjes së problemeve duke marrë shembujt më të mirë nga vendet perëndimorë. Unë e kam këtë përvojë.  Dhe kjo frymë e punës mbi bazën e barazisë do të krijohet si sistem i qëndrueshëm  në secilën drejtori apo sektor brenda komunës. Do te jem vet unë dhe ekipi im shembull për të gjithë. Do të punojnë me transparencë që prej ditës së parë, për këtë jam zotuar dhe qytetarët e dinë këtë.

“Bota sot”: Si e vlerësoni situatën aktuale politike?

Valdete Idrizi: Konsideroj se situata aktuale politike në Mitrovicë  është e rëndë dhe si rrjedhojë e kësaj qytetarët e kanë humbur besimin në politikanët dhe institucionet lokale. Siç dihet politikat nacionale zhvillohen  nga institucionet qendrore dhe lidershipi i saj. Udhëheqësit aktual këtu është dashur që të fokusohen dhe të punojnë ekskluzivisht në çështjet praktike ku e prekun qytetarin në baza ditore e jo siç e kanë bërë më parë, duke e marrë me probleme të tjera e duke e humb kontaktin me qytetarët, duke mos adresuar problemet e shumta që qytetarët kanë adresu në mënyrë të vazhdueshme, sikur unë.

“Bota sot”: Ju vitin e kaluar keni fituar cmimin për paqe, a do të arrini të sjellni paqe edhe në qytetin e Mitrovicës?

Valdete Idrizi: Po, edhe ky çmim vjen pas shumë çmimeve të tjera për paqe, për njohjen e punës time shumëvjeçare për vendin tim, për qytetin tim, për bashkëqytetarët e mi. Shpirti i qytetarëve  të Mitrovicës është paqësor dhe kjo ndarje është  krijuar në mënyrë artificiale. Unë gjithmonë kam qenë kundër kësaj situate. Andaj  përvojat të cilat i kam marr nga qytetet  e ndryshme nëpër botë e të cilat kanë pasur histori të ngjashme me këtë të Mitrovicës ( Berlin, Belfast, Derry/Londonderry, e shumë të tjera), por që tani më janë integruar dhe stabilizuar do te gjejnë zbatim. Që nga 2009-ta vazhdoj të jem pjesë e Forumit Ndërkombëtar të Qyteteve në Tranzicion e Mitrovicën time në mënyrë të vazhdueshme e kam bërë pjesë të atij forumit, e si kryetare jam e sigurt që do të përfitojmë shumë, shumë më shumë. Jam  tepër e sigurt se përvojat që i kam marrë nga vendet tjera nëpër botë  do t’i fusë në shfrytëzim për një mundësi të pashmangshme,  ku do të hapet një kapitull i ri i jetesës dhe zhvillimit, si qytet me traditë, art, kulturë dhe sport të zhvilluar.

“Bota sot”: Sa keni gjasa te fitoni përballë kandidateve te partive te tjera?

Valdete Idrizi: As një herë nuk jam dekoncentruar duke menduar për diçka tjetër jashtë fokusit tim. Nga përkrahja dhe besimi që po e marr çdo ditë, në çdo cep të Mitrovicës, jam e sigurt që Mitrovicasit e mi me 22 tetor do të bëjnë kryetaren e parë grua e për këtë, Mitrovica njihet si qytet i emancipimit dhe unë jam shumë e sigurt se për herë të parë do ta ketë kryetare një grua...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat