Virtuozët e muzikës shqiptare, çifti që i meriton të gjitha meritat….

Intervista

Virtuozët e muzikës shqiptare, çifti që i meriton të gjitha meritat….

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 26 tetor 2017 Në ora: 07:12
Merita dhe Raifi

Dy yjet e folk-muzikës shqiptare, këngëtaren e mirënjohur të muzikës popullore , Merita Halli dhe maesstron Raif Hyseni, të cilët kanë vite që kanë imigruar në Shtetet e Bashkuara nga Shqipëria dhe Kosova, i intervistuam mbasi ata këtë verë patën shumë sukses në koncertet e tyre në Shqipëri.

Ata ishin pjesëmarrës në një koncert madhështor në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku kan marrë pjesë 20 mijë njerëz.Historia e tyre është me të vërte një histori suksesi në, Kosovë, Shqipëri, e viset shqiptare si dhe këtu në SHBA.

Gazetari ynë në New York, Beqir Sina, bisedojë me këngëtaren e njohur e muzikës popullore Merita Halili dhe bashkëshorti i saj, Raif Hyseni, të cilët për afro tre dekada jetojnë dhe punojnë në Amerikë.

Këtë verë ata u rikthyen në Shqipëri për pushime, por edhe për t’u bërë pjesë e disa koncerteve të organizuar në qytete të ndryshme të vendit, për koncertin dhe muzikën popullore në komunitet ja çfarë thonë ata.

Ju jeni ndoshta artistët që e vizitoni më shumë Shqipërinë, Kosovën dhe trevat shqiptare. Çfarë ju motivon ose ju shtynë të jeni së bashku në Shqipëri, Kosovë e trevat shqiptare?

MERITA DHE RAIFI: Si i thonë sikur edhe në Hënë me jetu prap zëmrën dhe shpirtin e kemi në Kosovë e Shqipëri, në të gjitha trojet tona, ku Shqiptarët jetojnë në Ballkan, sepse atje i kemi rrënjet tona, prej andej kemi ardhë, edhe pse ne e ndjejmë veten shumë mirë, dhe me komod këtu në Amerikë, për jet artistike dhe atraktive.

Gjatë qëndrimit tuaj në Shqipëri këtë verë, ju dhatë një koncert artistik të madh në Sheshin Skënderbej dhe disa koncerte të tjera. Si kaluan koncertet që dhatë këtë verë në Shqipëri?

MERITA: Kaluam shumë, shumë mirë, sepse pas shume vitesh  morëm pjesë në koncertin e madh të Ansamblit Shteteror të Këngëve dhe të Valleve në Sheshin Skenderbej - në prani të 20.000 artëdashësve. I gjithë publiku ishte shume entuziast dhe përsëri na pritën me mall shumë të madh, sa që të gjithë këndonin së bashku me ne kur unë interpretoja. U krijua një atmosferë e jashtzakonshme e ngrohët dhe e dashur për të gjithe?

 A keni përgatitur dhe keni ndonjë suprizë për shqiptarët e Amerikës?

MERITA: Po, por suprizat janë gjithmonë supriza, andaj le të ngelet edhe përgjigjeja te surpiza e radhës!
Kur e shikoni sot muzikën popullore dhe tradicionale asaj që ne e quajm me taban shqiptarë, çfarë ju shqetëson ju për futjen e rrymave të tjera, që duket se nuk po e lënë të jet ajo që ka qenë…. Dhe, duket sikur ja kanë “zënë frymën”.

RAIFI: Me qenë se jetojmë në kohën e globalizmit sistem shoqëror, dhe çdo gjë që bëhet në botë merret vesh për 24 orë, është një shprehje që thotë: mendo globalisht por vepro lokalisht.

Që do të thotë se nuk ka asgjë të keqe që zhanret të "mirefillat" të jenë prezente në trojet tona, mirëpo, në asnjë mënyrë nuk mund të veprojmë globalisht pa promovuar atë lokalen, që do të thotë muzikën Shqipetare. Vet të huajt kan treguar se janë shumë të interesuar për muzikën Shqiptare, kulturën e traditën tonë, atë origjinale, sepse çdo zhanër tjetër ata e bëjnë vet sepse është muzika e tyre. Por mendojë se ska asgjë të keqe që edhe të rinjët i kultivojnë ato. Bile, bile janë disa grupe dhe këngëtar që janë në nivelin më të lartë që mund të egzistojnë, dhe disa prej tyre kanë edhe mesazhe shumë edukative, sociale, kombëtare etj. Si do që të jet cdo kush ka të drejtë të eksperimetoj, por e vërteta është se cfardo zhanresh, apo stilesh që janë krijuar, apo krijohen ato kanë vetëm një gjenezë, ate të popullit, pra askush nuk ka mundur, dhe kurrë nuk do  munded që ta “ngulfatë”, apo ta mënjanoj muzikën popullore, muzikën folk.

MERITA: Jetojmë në një kohë "moderne" ka shumë llojshmëri zhanresh të muzikës, dhe çdo rrymë vjen dhe shkon, por gjithmonë e vërteta do qëndroj sepse, është muzikë e popullit burimore e dalë prej popullit dhe që e do populli.

Mirëpo, sa ndihmohen sot muzika popullore dhe tradicionale shqiptare nga ju që jeni dhe  dy yjet e muzikës popullore, por edhe nga këngëtarë dhe muzikantë e tjer të komunitetit, jo vetëm të jet por edhe të përhapet?

RAIFI: Për kaq vite që jetojmë në Amerikë, ne, me mundësit tona kemi bërë të pamundurën që muzikën tonë, pra muzikën Shqiptare, ta këndojmë, ta luajm duke e promovuar  ashtu siq  e keni parë në skenat më të prestigjoze Amerikane, dhe ato botërore. Ngaqë edhe ky vend të jep mudësit dhe e vlerëson muzkiën autoktone, tradicionale të çdo vendi të botës, aqsa asnjë vend tjetër në botë nuk i ka. Kështuqë, ne së bashku besojmë që të gjitha këto aktivitetet, që i kemi bërë këtu, nuk e besoj që në ndonjë vend tjetër do kishim pasur këto mundësi.

Ju jeni muzikant i njohur dhe i afirmuar si mjeshtër i fizarmonikës, Merita një këngëtare me shumë eksperiencë dhe e njohur, sa keni arrtur ta përcillëni tek brezi i ri në komunitet, muzikën dhe këngën popullore shqiptare?

MERITA DHE RAIFI: Pothuajse në çdo shtet të Amerikës ku jetojn Shqiptarët sot kan formuar shoqëri të ndryshme artistike, shkolla Shqipe, shtëpi të vogla kulture pranë komuniteteve, ku ata jetojnë në shtetet përkatëse, dhe si të tillë ne kem pas rastin t'i shohim e përcjellim përmes mediave sociale dhe televizioneve e gazateve të ndryshme, se punohet në këtë drejtim. Ndoshta jo aq sa duhet por ka një farë afrimi për brezin e ri I cili duket të jetë shumë i interesuar të dëgjojë dhe luaj këngën e vallen shqiptare në diasporë.Andaj ne së bashku si muzikan me eksperiencë jemi shumë të gëzuar kur i shohim fëmijët shqiptarë të cilët megjithse kanë lindur këtu në Amerikë,  e duan, e këndojnë dhe vallëzojnë shqip, kultivojnë, mësojnë gjuhën, këngën, vallen, kulturën, historinë dhe traditën Shqipetare, të ndihmuar edhe nga profesionistët por edhe nga prindërit e tyre.

Në këtë drejtim a janë aty ku duhet edhe dy shtetet tona, Ministritë e Kulturës dhe Diasporës, për të bërë më shumë për  këngën e muzikën popullore  në diasporë?

RAIFI: Këtu ka shumë teren dhe shumë punë për t’u bërë nga dy shtetet tona në çdo segment të kulturës, qoftë atë të muzikës, artit figurativ, dramatik e letrar. Por, në mungesë, apo në pa mundësi për realizimin e planeve të ndryshme, atëhere individ të caktuar që jetojnë këtu kan marrë përsipër që këto inciativa t’i çojnë përpara individualisht apo grupeve të ndryshme.

Në këtë drejtim unë jam I gatshëm ta jap kontributin tim, ashtu siq e kam dhënë më parë që të dy ministrive të shteteve tona tua spjegoj diplomacine artistike, si dhe menaxhimin adekuat. Në anën tjetër nuk mund ta fajsoj askend sepse arti është i shtrenjtë, që do të thotë  duhet investuar mjete financiare, e fatkeqësisht shtetet tona  jan në gjendje jo të mirë financiare dhe ekonomike.

Po vetë specialistët, kompozitorët shqiptarë, profesorët e muzikës, këtu në diasporë sa dhe si duhet të punojnë të nxjerrin talente të reja në komunitet për ti promovuar në skena dhe evente të tjera?

RAIFI: Natyrisht, që duhet që të mblidhen kompozitorët, muzikantët, dhe artistët profesionistë, që të krijojnë fole, vatra, qendra kulture për të gjithë ata që dëshirojnë, që të përgaditen profesionalisht për të konkuruar jo vetem brenda për brenda komunitetit shqiptar, në diasporë, sepse sa më shumë festival deh sa më shumë konkurencë dalin edhe më shumë talente të reja.

Dhe, fatmirësisht ne shqiptarët kemi një numër të madh profesionistësh nga të gjitha sferat e artit, mirëpo edhe këta artistë, kompozitorë, instrumentistë e kengetarë, duhet stimuluar, dhe këtu e kam fjalën te sposorizimet e aktiviteteve që nxjerrin çdo vit talente të reja, do tja vlente shumë edhe për brezin e ri në komunitetin shqiptar në diasporë.

Meqënse , jemi te kjo temë ngase vlerat tuaja artistike si këngëtare, dhe ju si mjeshter i fisarmonikës, sigurisht, që kanë ardhur gjithnjë në rritje dhe ju i ruajtët ato edhe në diasporë. Si arritët ju ti ruani kaq bukur dhe t’i trashëgoni?

 RAIFI: Këtu nuk ka asnjë secret, se të dy së bashku si na keni ndjekur edhe ju gazetarët ne i kemi arritur vetëm me punë, sinqeritet dhe përkushtim maksimal, dashuri dhe passion të madh për muzikën këngën e melodinë shqiptare edhe në diasporë.

Ne kemi vet një komunitet mjaft të madh muzikanësh dhe këngëtarësh të komunitetit. Pse, duhet të vinë kaq shumë këngëtarë e muzikantë nga Shqipëria, Kosova dhe trojet shqiptare? A është biznes apo ruajtja e kultivimi i muzikës shqiptare…Pse?

MERITA: Unë mendojë mirë se të vijnë. ështe e drejta e çdo këngëtari, artisti, muzikanti të vijë e të performoj këtu në Amerikë, pastaj populli artëdashës është ai që i vlerëson më së miri. Së fundi ju lutem edhe  një mesazh! Jemi në prag festash kombëtare!

MERITA DHE RAIFI: Meqënse muajin e ardhshëm kemi 105 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, gjejë rastin së bashku me Raifin t’ua urojë të gjithë shqiptarëve Gëzuar Ditën e Flamurit. T’ju uroj të gjithë Shqiptareve kudo që janë shëndet, fat e mbarësi!
Shumë faleminderit, urime dhe suksese!

RAIFI DHE MERITA: Shume faleminderit juve për përkushtimin me realitet dhe me profesionalizëm në punën tuaj të palodhshme, që juve e përcillni dhe shkruani për cdo lloj aktiviteti, qoftë ai kombëtar, kluturor, edukativ, ekonomik, politik apo internacional jo vetem per ne por per te gjithe komunitetin Shqiptaro-Amerikan ketu ne Amerike, Europe dhe ne trojet tona!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat