Ish mjekja e UÇK-së, deputetja e AAK-së flet për kohën e luftës: Kosova nuk është ajo për të cilën luftuam

Intervista

Ish mjekja e UÇK-së, deputetja e AAK-së flet për kohën e luftës: Kosova nuk është ajo për të cilën luftuam

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 2 janar 2018 Në ora: 18:22
Time Kadrijaj duke mjekuar heroin e kombit, Agim Ramadanin

Time Kadriaj, një emër mjaft i zëshëm në Kuvendin e Kosovës, vjen këtë radhë në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, për të treguar mbi jetën e saj si deputete por edhe momente nga lufta në Kosovë.  Ajo ka mjekuar shumë prej luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Doktoresha Time Kadriaj, ishte aty ku ishin edhe trimat e UÇK-së, duke shëruar plagët e tyre të luftës. Tani,ajo për të tretën herë është votuar nga qytetarët për të qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Bota sot: Ju arritët që përsëri  në vitin 2017 të zgjidheni deputete në parlamentin e Kosovës, kësaj radhë kandidatin në një koalicion të gjerë siç ishte PAN-i. Është vështirësi të garosh në një koalicion të madh, me numër të madhe individësh që synojnë postin e deputetit?

Time Kadrijaj: Në fakt ne edhe pse kemi qenë në një koalicion parazgjedhor, elektorati i partive politike rrallë ndryshon qasjen në raport me deputetët e partive tjera. Kjo, sepse kur je në një koalicion të madhe gjithmonë është  vështirësia se a do të jesh deputete, sepse përpos që je në garë me aspirantët përbrenda listës zgjedhore  për deputetë te AAK-së në këtë rast, je në  garë edhe me partitë e tjera. Është sfidë por megjithatë kam arritur me dalë mirë edhe ne ketë mandat.

Bota sot: Ju u renditet e 20 mijë e 11.535 vota. Çfarë ndjenje është për ju? Pse qytetaret ju zgjodhën përsëri ti përfaqësosh ata?

Time Kadriaj: Ndjenjë e mirë, por gjithmonë e potencoi  se në një mandat është lehtë ta fitosh besimin e  qytetarëve, mirëpo nëse nga një mandat në tjetrin  nuk je e përkushtuar ose nuk je e afër me elektoratin, është shumë vështire ta  sigurosh prapë  përkrahjen. Unë mundohem me qenë vazhdimisht me njerëzit që më kanë përkrahë dëgjoj problemet  e tyre, ti  përgjigjem në telefon, por unë në mandatin e parë kam qenë deputete me kuotën gjinore, mirëpo në dy legjislaturat e radhës votat janë dyfishuar dhe për mua nuk ka ekzistuar kuota gjinore.

Bota sot: Koalicioni PAN fitoi në zgjedhje nacionale me kandidate për kryeministër Ramush Haradinaj ,a do të ndodhte e njëjta po që se kandidatë do të ishte Kadri Veseli  nga PDK ose Fatmir Lima nga Nisma?

Time Kadrijaj: Secili nga subjektet politike e ka një elektorat besnikë, që i përkrahë kandidatët e vet për kryeministër, ashtu edhe për deputetë, në ketë rast është bashkuar një elektorat i tri subjekteve  parlamentare , dhe kemi dalë të parët si koalicion.

Në radhë të parë, kjo është një marrëveshje e brendshme e tri partive, ku  janë dakorduar që kandidatë të ishte Ramush Haradinaj.

Bota sot: A është e varur kjo qeveri nga Lista Sprska?

Time Kadrijaj: Edhe Lista Sprska është pjesë e kategorisë kushtuese, dhe kushdo që vjen në pushtet (në ketë rast ne), do të  bashkë qeverisin  dhe kanë me qenë pjesë e qeverisë.

Ne duhet i trajtojmë njëjtë sikur të gjitha grupet e tjera parlamentare, si qytetarë  të Kosovës dhe duhet të punojmë në bashkëpunim dhe integrim  me popullin serb që jeton ne Kosovë.

Bota sot: Më shumë dështime apo suksese qeveria 100 ditësh e Haradinajt?

Time Kadrijaj: Shumë suksese, Ramush Haradinaj ka guxim të përballet me problemet e shumta, nuk i shmanget problemeve,  gjitha ata probleme që paraardhësi i tij i ka stopuar, i ka lënë në zyre ose nuk ka pas guximin, Haradinaj po përballet me to dhe është një qeveri më transparente dhe më e guximshme.

Bota sot: A do ta ketë Kosova ushtrinë në vitin që po vjen?

Time Kadrijaj: Besoj që po, është duke u punuar vazhdimisht në atë drejtim, kur janë në pyetje çështje  të mëdha  jetike për Kosovën, nuk do të ketë pozitë apo opozitë do të jemi të gjithë njëjtë. Ne  e kemi thënë edhe kur kemi qenë në opozitë se cila do qoftë forma që Kosovën  e bënë me ushtri, qoftë me ndryshime kushtetues apo ndryshime të ligjit  ne do ta përkrahim dhe besoj që edhe në ketë mandat se cila qoftë forma që Kosovën e bënë me ushtri , mendoj që nuk ka asnjë deputet qe është kundër kësaj. Normalisht, ne i dimë specifikat dhe kundërshtimet  mirëpo duhet të gjendet një modalitet i ndryshimit që me të vërtetë  Kosova të ketë ushtri. Gjithë kjo pasiguri në Ballkan, rritja e terrorizmit është e pandershme që Kosova të mos ketë ushtri.

Bota sot: Si ishte viti 2017 në përgjithësi?

Time Kadrijaj: Kundërshtimi i demarkacionit ,kundërshtimi i asociacionit të komunave serbe, më pas rënia e qeverisë, zgjedhjet parlamentare, fushata ,tubime, vonim i formimit të institucioneve, zgjedhje lokale, rivotime, kemi qenë të angazhuar maksimalisht dhe duket se përfundoi kështu me aktivitete të shtuar.

Bota sot: Si është atmosfera festive në familjen e juaj?

Time Kadrijaj: Më thënë të drejtën një pjese e madhe e familjes  janë jashtë vendit, dhe kemi mbetur një pjesë e vogël këtu, mirëpo gjithmonë e gjejmë modulin ku do te mblidhemi gjithë së bashku me vëllezër, motra, nipa e mbesa dhe mundohemi me qenë së bashku, së cilado festë qoftë, kur festohet në rrethin  familjar është kënaqësi

Bota sot: Zonja Kadriaj, ju gjatë luftës ju keni shërbyer si mjeke, duke ndihmuar shumë luftëtarë të UÇK-së, sa jeni nostalgjike sot për atë kohë?

 Time Kadrijaj:Periudha e luftës është një periudhë e paharrueshme për mua. Gjatë luftës kam qenë mjeke e përgjithshme dhe karrierën time në shëndetësi e kam filluar paraluftës në shoqatën humanitare “Nëna Tereza”.  Në atë periudhë kemi punuar me sistem paralel, t`i  ofrojmë qytetarëve  shërbime shëndetësore, ngase në ato kohë kanë qenë të mbyllura shërbimet shëndetësore për shqiptaret, në kohën e Millosheviqit dhe ne kemi bërë organizimin  tjetër inter-paralel, duke e marre një shtëpi ose huazuar dhe duke i  transformuar në ordinancë ku qytetarët kanë mundur të mjekohen dhe të furnizohen me barna dhe me fillimin  e luftës ju kam bashkanëgjitë radhëve të UÇK-së ku kam shërbyer në spitalet ushtarake  në vijat e para te frontit në Dukagjin.

Bota sot: Çka kujtoni nga ajo periudhë, kur duart tuaja mjekonin plagët e luftëtarëve që sot janë ikona të luftës për lirinë e Kosovës?

Time Kadrijaj: Ka pasur mjafte raste të mjekimit. Ka qenë periudha më e mirë e jetës, sepse po e bëja detyrën dhe ju përgjigja kushtrimit të atdheut.

Ishte kënaqësi kur nga puna e mjekëve janë shpëtuar shumë  ushtarë.

Bota sot: A është sot Kosova ajo që e kanë ëndërruar heronjtë Agim Ramadani, Sali Çeku e vëllezërit Haradinaj?

Time Kadrijaj: Jo, Kosova fatkeqësisht nuk është ajo Kosovë për të cilën kanë luftuar dhe kanë rënë shumë dëshmore.

Bota sot: A do ti ktheheshit punës tuaj të  vjetër mjekësisë?

Time Kadrijaj: Nuk e kam në planë njëherë, momentalisht nuk punoj. Pas luftës kam qenë drejtoreshë në QKMF në Deçan, pastaj kam qenë punëtor në ministrinë e shëndetësisë si kryeinspektorë dhe prej aty mora mandatin si deputete.

Bota sot: Çfarë i pret qytetaret e  Republikës  së  Kosovës në vitin që po vjen?

Time Kadrijaj: Dinamizmi i punës se qeverisë dhe me dinamizmin  e kryeministrit , priten gjëra te mira me ndodhë,viti që po vjen do ta gjejë Kosovën me ushtri ,liberalizim të vizave, dhe një jetë e dinjitetshme   për qytetarët, me shëndetësi të mirë, e arsim cilësor, dhe të shihet që në Kosovë meritohet të jetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat