Spitali që i dha jetë 400 foshnjave në vitin 2017

Intervista

Spitali që i dha jetë 400 foshnjave në vitin 2017

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 3 janar 2018 Në ora: 13:03
Dr. Dërgut Aliu

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, drejtori i spitalit Lindja, Dergut Aliu, e konsideron si të suksesshëm vitin 2017, sa i përket lindshmërisë. Gjatë kësaj interviste, Dr. Dërgut Aliu tregon se në vitin 2017 kenë pasur afër 400 lindje, shumë operime dhe me mijëra vizita. Sa i përket raportit të gjinive, ai tregon se, diku për 10% dominojnë vajzat.

“Bota sot”: Spitali juaj ka bërë më shumë se 20 vite pune dhe angazhim në Kosovë, si e vlerësoni ju gjithë këtë?

Dergut Aliu: Spitali Lindja u hap me 06.03.1996 dhe prej atëherë funksionon pandërprerë dhe lirisht munde të them si spital jemi spitali me më shumë përvojë prej spitaleve private dhe e gjithë kjo është arrit fal punës së gjithë punëtoreve dhe bashkëpunëtorëve me të cilët bashkëpunojmë dhe qasjes serioze ndaj punës ku në rend të parë është pacienti.                         

“Bota sot”: Jeni nder spitalet më të besuara në vend e sidomos në gjinekologji, çka mendoni se ka ndikuar që qytetaret te besojnë në punën tuaj?

Dergut Aliu: Besimi i qytetarëve është fale qasjes serioze ndaj punës si dhe suksesi që kemi pasur gjatë gjithë këtij shtegtimi mbi 20 vjet edhe në kohërat më të vështira të periudhës para luftës në Kosovë.     

“Bota sot”: Na tregoni si ishte ky vit që gati është në përfundim?

Dergut Aliu: Viti 2017 lirisht mund të them se është viti më i suksesshëm i spitalit Lindja prej formimin e deri më sot.                   

“Bota sot”: Na tregoni më shumë për Spitalin Lindja, sa fëmijë kanë lindur, çfarë gjinie dhe cila ka qenë specifika e punës tuaj gjatë terë vitit?

Dergut Aliu: Gjatë vitit 2017 kemi pasur afër 400 lindje dhe shumë operime dhe me mijëra vizita. E sa i përket raportit të gjinive ndoshta diku për 10% dominojnë vajzat e vlen të përmendet se jemi i vetmi spital privat gjinekologjik që kemi kujdestarit 24 orësh me gjinekolog dhe neonatolog permanent dhe dy anesteziolog në gatishmëri 24 ore.

“Bota sot”: Çka mendoni për natalitetin në Kosovë që është në rënie. A duhet shteti të merret më seriozisht që me këtë që të beje diçka në ngritjen e natalitetit.

Dergut Aliu: Po për fat të keq nataliteti është dukshëm në rënie, e pyetja a duhet shteti të ndërmerr diçka patjetër se duhet të gjithë shtetet e kanë prioritet shtimin e popullsisë me subvencione të ndryshme simulantëve sidomos për fëmijën e tret e edhe shteti ynë duhet të ketë një qasje me serioze ndaj nënave të ardhshme

“Bota sot”: Po për lindjet cezariane, a ka më shumë kërkesa nga pacientët që të lind më prerje cezariane apo lindje normale.

Dergut Aliu: Në kohë të fundit për fat të keq është shtuar dukshëm numri i lindjeve me prerje cesariane në krahasim me ato normale,  por prapë  dominojnë lindjet normale

“Bota sot”: Na tregoni më shumë për spitalin e juaj, ekipin e punës aty, stafin mjekësor dhe gjithë të tjerët?

Dergut Aliu: Për spitalin Lindja lirisht munde të them se është spitali privat gjinekologjik spitali me më përvojë jo vetëm në Kosovë por edhe në regjion dhe ka një staf jashtëzakonisht të përgatitur  për çka edhe flasin vete pacientet të cilat i marrin shërbimet në spitalin tonë.

“Bota sot”: Mund të na tregoni çfarëdo qe dëshironi që mendoni se duhet të publikohet te gazeta “Bota sot” dhe portali po ashtu.

Dergut Aliu: Ndoshta është shumë me rëndësi të potencohet se në Kosovë kemi spitale me përvojë të madhe dhe me ekipë të mirëfilltë dhe nuk kemi nevojë për këto shërbime të dalim jashtë Kosove si për shembull  në Shkup e gjetiu. Ju faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat