Ramadani flet për arritjet e FSK-së dhe sfidën për t`u transformuar në FAK - Bota Sot
Ramadani flet për arritjet e FSK-së dhe sfidën për t`u transformuar në FAK

Intervista

E mërkurë, 17 tetor 2018

Ramadani flet për arritjet e FSK-së dhe sfidën për t`u transformuar në FAK

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 30 prill 2018 Në ora: 20:12
Ramadani, ka thënë se FSK ka përmbushur para disa vitesh kapacitetet e plota operacionale në kuadër të mandatit kushtetues dhe ligjor që ka, derisa se sfida për të arritur mbështetjen prej të gjitha komuniteteve vazhdon.

Qeveria e Kosovës po vazhdon ta konsiderojë sfidë bindjen e Listës serbe lidhur me ndryshimet kushtetuese për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Burim Ramadani, zëvendësministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka folur lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në FAK.

Ramadani, ka thënë se FSK ka përmbushur para disa vitesh kapacitetet e plota operacionale në kuadër të mandatit kushtetues dhe ligjor që ka, derisa se sfida për të arritur mbështetjen prej të gjitha komuniteteve vazhdon.

“Bota sot”: Ka disa vite që FSK-ja pret vendimin politik për t’u transformuar në Forca të Armatosura. A është e gatshme FSK-ja për t’u transformuar?

Burim Ramadani: FSK është institucion kredibil, përfaqësues dhe i gatshëm. Është e qartë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është një institucion profesional dhe multi-etnik, që ka përmbushur para disa vitesh kapacitetet e plota operacionale në kuadër të mandatit kushtetues dhe ligjor që ka.

Të gjitha aspektet planifikuese, normat ligjore, sikurse edhe motivi është i përgatitur për të kaluar në fazën tjetër, atë të transicionit.

Qëllimi i transionit të FSK-së është në kuadër të planit shtetëror me synimin kryesor që të amandamentohet Kushtetuta, ndërsa ndryshimet ligjore do të avancojnë kapacitetin e FSK-së dhe të avancojnë FSK-në.

“Bota sot”: A ka ndonjë progres në lidhje me bisedimet me deputetët e Listës serbe për t’i bindur që t’i votojnë ndryshimet kushtetuese, që do t’i hapnin rrugë transformimit të FSK-së?

Burim Ramadani: Aspekti i vendimmarrjes politike në Kuvendin e Kosovës në lidhje me amandamentin e kushtetutës së Kosovës është një çështje e angazhimit të përditshëm të Qeverisë dhe institucioneve tjera në Kosovë. Sigurisht, se sfida për të arritur mbështetjen prej të gjitha komuniteteve vazhdon. Porse, angazhimi për këtë është çështje e përditshme.

“Bota sot”: A është vonuar formimi i FSK-së në ushtri?

Burim Ramadani: Vendimmarrja për fillimin e transicionit të FSK-së është jashtëzakonisht e rëndësishme, në mënyrë që të arrihet përmbushja e kapaciteteve të plota operacionale në kuadër të misionit të ri. Kjo do të merr një kohë, përkatësisht pas vendimmarrjes në Kuvend fillon një angazhim i mëtutjeshëm për të arritur kapacitetet e plota. Sa më shumë që vonohet vendimmarrja në Kuvend, kapacitetet e plota do të përmbushen në një periudhë të planifikuar.

“Bota sot”: Cilët janë hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmarrë Ministria për Forcën e sigurisë së Kosovës drejt ngritjes së kapaciteteve për forcimin e ushtrisë ?

Burim Ramadani: Ministria dhe FSK, ndër vite, kanë arritur vendosjen dhe avancimin e marrëdhënieve me shtete veç e veç, sikurse edhe me organizata rajonale e ndërkombëtare. Ministria dhe FSK tashmë kanë arritur Marrëveshje Bashkëpunimi me 12 shtete individualisht, ndërsa me Iowan në SHBA ekziston Partneriteti Shtetëror.

Është ndërtuar përfaqësimi përmes Atasheve në disa vende të botës dhe kjo do të vazhdojë të zgjerohet më tutje.

“Bota sot”: Si është bashkëpunimi i FSK-së me NATO-n

Burim Ramadani: Bashkëpunimi me NATO dhe me KFOR-in është në nivel jashtëzakonisht konkret dhe të përditshëm. Ne jemi në bashkëpunim të përditshëm me NATO-n dhe me KFOR-in. Zhvillimi dhe avancimi i FSK-së është bërë edhe duke u mbështetur në mënyrë të fuqishme nga NATO dhe KFOR, sikurse edhe nga shtetet individualisht.

Forcat e Armatosura të Kosovës, si institucion, do të jenë bashkëpunuese dhe në koordinim me NATO-n dhe me KFOR-in vazhdimisht,

“Bota sot”: A ka interesim të të rinjëve të bëhen pjesë e FSK-së?

Burim Ramadani: FSK është institucion kredibil dhe sigurisht se interesimi i qytetarëve të Kosovës, të rinjve nga të gjitha komunitetet, është në vazhdimësi i lartë.

“Bota sot”: Çfarë përqindje të pjesëmarrjes zënë gratë në FSK dhe cila është grada më e lartë që mban një grua për momentin?

Burim Ramadani: FSK ka avancuar edhe në aspektin e barazisë gjinore. Ne jemi krenarë për faktin se që nga marsi i vitit 2018 kemi Gjeneralen e parë në FSK, e cila po ashtu edhe Komandate e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test