Hahn: Tani Shqipëria duhet të dënojë njerëz të pushtetshëm

Intervista

Hahn: Tani Shqipëria duhet të dënojë njerëz të pushtetshëm

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 10:26
Komisionieri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn

Në intervistën për fondacionin Gjerman, “EurActiv”, Komisionieri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn, theksoi se, Shqipëria ka nevojë të thellojë reformat e ndërmarra dhe të jetë në të njëjtin hap me Maqedoninë dhe vendet e tjera.

Komisioni i BE-së është i kënaqur me strategjinë e Ballkanit Perëndimor, pasi ajo nxiti një dinamikë të re në rajon. Në një intervistë për “EurActiv”, Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, thekson se, duhet të realizohet strategjia ballkanike. Një situatë si në vitin 2004, kur tetë ish-Demokracitë Popullore u pranuan në Bashkimin Evropian në një bllok të vetëm, nuk duhet të ekzistojnë në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor. Hahn thekson: “Edhe nëse perspektiva evropiane e gjithë rajonit është në parim e hapur, nuk do të ketë hyrje në bllok”. Dhe ai përcakton udhëzimin se vetëm, nëse ato vende të cilat, do të jenë në gjendje të bëjnë përparim dhe që do të kenë reforma konkrete dhe të verifikueshme, do të afrohen më shpejtë me BE-në. Reforma kryesore mbetet fusha e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma strukturore ekonomike dhe zgjidhja e konflikteve kufitare.

Cili vend i Ballkanit Perëndimor ka bërë përparimin më të madh vitin e kaluar?

Së pari, dhe më kryesorja është, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, e cila ka tejkaluar një krizë të thellë politike me anë të mjeteve demokratike. Vendi ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe prioriteteve reformuese nën qeverinë e re, të orientuar drejt reformave pro-evropiane. Veçanërisht e rëndësishme është përpjekja e qeverisë së kryeministrit Zaev, për marrëdhënie të mira fqinjësore. Pas traktatit të miqësisë me Bullgarinë më në fund, pas 27 viteve të përpjekjeve të kota në bazë të ndërmjetësimit të OKB-së, mosmarrëveshja për emrin midis Shkupit dhe Athinës mundi të zgjidhet. Kjo marrëveshje historike shënon një hap të rëndësishëm drejt realizimit të perspektivës euroatlantike të vendit.

Megjithatë, kjo marrëveshje ende kërkon një referendum, rezultati i të cilit duhet të pritet.

Prandaj i bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë të punojnë në mënyrë konstruktive për të arritur këtë qëllim dhe të mos rrezikojnë progresin e bërë nga konsideratat politike partiake. Bëhet fjalë për të ardhmen e vendit, kështu që referendumi mbi marrëveshjen me Greqinë për emrin i ri, duhet të kryhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ratifikimi i marrëveshjes dhe një referendum i suksesshëm, janë hapa thelbësorë drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Megjithatë, Shqipëria, e cila del nga hijet e së kaluarës së saj, ishte gjithashtu një kandidate befasuese.

Vendi ka bërë përparim të mirë në zbatimin e prioriteteve të reformës, veçanërisht në reformën shumë ambicioze të gjyqësorit. Qeveria gjithashtu ka demonstruar unitet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Tani bëhet fjalë për të realizuar dënimet e njerëzve të pushtetshëm. Shqipëria, ashtu si ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, po punon për marrëveshjet, për zgjidhjen e çështjeve të hapura kufitare dhe në përgjithësi kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore. Për shkak të përparimit të konsiderueshëm të bërë nga të dy vendet, Komisioni Evropian ka rekomanduar që negociatat e pranimit të hapen me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Po në lidhje me përparimin e pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor?

Në përgjithësi, mund të thuhet se të gjitha vendet kanë përparuar gjatë vitit të kaluar, megjithëse me shpejtësi dhe intensitete të ndryshme. Mali i Zi dhe Serbia, të cilat momentalisht kanë ecur me kapitujt kryesorë, hapën më shumë kapituj vitin e kaluar dhe tani kanë 31 ose 14 kapituj të mbetura, nga 35 kapituj gjithsej. Kosova ka përmbushur kushtet e pazgjidhura për dhënien e liberalizimit të vizave, në mënyrë që ne të ishim në gjendje të bënim një rekomandim pozitiv. Bosnja dhe Hercegovina zhvilloi përgjigjet për listën e gjerë të pyetjeve të Komisionit, gjë që është kusht për dhënien e statusit të kandidatit.

Strategjia e zgjerimit përmend një datë të synuar, domethënë vitin 2025. A nuk është shumë e largët për vendet ky afat kohor?

Aspak! Kjo datë treguese nuk është larg, pasi reformat për t’iu përshtatur standardeve të BE-së zgjasin shumë kohë, pasi nuk ka të bëjë vetëm me ndryshimet legjislative, por edhe me zbatimin aktual të tyre. Nëse dikush e konsideron referendumin e nevojshëm dhe procedurat e ratifikimit në disa vende, do të pranojmë se kjo datë indikative është shumë ambicioze – por e realizueshme. Gjithashtu duhet të mbahet mend se substanca merret në konsideratë. Cilësia tregon shpejtësinë e parë!

Kishte skepticizëm nga disa shtete anëtare në përgjigje të rekomandimit të Komisionit, për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Si mund t’i bindni vende si, Franca apo Holanda se zgjerimi është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian?

Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor është më i rëndësishëm se kurrë, veçanërisht nga pikëpamje të erozionit në rritje të rendit botëror të bazuar tek rregullat. Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe i përket Evropës gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht. Është në interesin më të mirë të BE-së që të sigurojë stabilitet dhe prosperitet në këtë rajon të afërt. Parimi im për zgjerimin është, eksportimi i stabilitet në vend të importimit të paqëndrueshmërisë. Në këtë kuptim, integrimi në Bashkimin Evropian i Ballkanit Perëndimor, është një investim në sigurinë dhe stabilitetin e Bashkimit Evropian. Të mos harrojmë aspektin gjeo-strategjik: nuk do të ishte e mençur dhe pothuajse neglizhente, të linim prapa një vakum që aktorët e tjerë ndërkombëtarë, vlerat e të cilave nuk pajtohen me tonat, e përdorin.

A qëndron në thelb shqetësimi i Presidentit Macron për situatën e Bashkimit Evropian?

Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë të drejtë të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian, por nga ana tjetër, BE-ja përballet me problemet e saj të populizmit dhe emigracionit. Unë pajtohem me Macron se, BE-ja duhet të reformohet vetë, por kjo mund të ndodhë në të njëjtën kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor të  zhvillojnë bisedimet për anëtarësim. Këndvështrimi im, është ndoshta pak më ndryshe nga Presidenti Macron. Ndoshta ne mund ta bindim atë që të dyja duhet të bëhen paralelisht. Unë jam shumë i bindur se negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë mund të fillojnë vitin e ardhshëm, pasi procesi i verifikimit të gatishmërisë së vendeve për negociata ka filluar tashmë. Kjo është një punë shumë gjithëpërfshirëse dhe shpresoj, se mund ta përfundojmë atë në 14 muaj. Qëllimi është që të gjesh dritën e gjelbër nga të gjitha shtetet anëtare, në mes të vitit të ardhshëm.

Për sa i përket Bosnjes, struktura e fragmentuar politike, si rezultat i marrëveshjeve së Dejtonit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, që i dha fund luftës atje në 1995, do të duhet të ndryshojë. Ata po jetojnë në të ashtuquajturën logjikë të Dejtonit. Dhe kjo nuk është në përputhje me logjikën e Brukselit. Por vendi ka bërë disa përparime, duke formuar një komision me përfaqësues të grupeve të ndryshme etnike, për t’iu përgjigjur një pyetësori të detajuar të BE-së, mbi gatishmërinë e saj për anëtarësim. Ndërsa për Kosovën një nga barrierat e mëdha të saj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është se ajo duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet e saj me Serbinë, vendin nga i cili shpalli pavarësinë në 2008. Qeveria e Kosovës mbështetet gjithashtu tek tarifat doganore për të ardhurat dhe kjo do të duhej të ndryshonte, para se të mundte bashkohet me tregun e vetëm të BE-së.

Ndërkohë që ka zhvillime pozitive në Ballkanin Perëndimor, orientimi evropian i Turqisë duket se po pakësohet. Në të ardhmen, Erdogan do ta vendosë vendin edhe më larg demokracisë, pas zgjedhjeve dhe të drejtat dhe liritë themelore janë nën presion të madh.

Ne përshtatëm strategjinë tonë ndaj Turqisë, ndaj situatës në vend, para zgjedhjeve. Të gjitha shtetet anëtare ndajnë mendimin se, në vitet e fundit Turqia ka lëvizur më tej dhe më larg Bashkimit Evropian dhe standardeve të saj. Kjo është arsyeja pse shtetet anëtare gjithashtu kanë konfirmuar në mbledhjen e fundit të Këshillit te Ministrave, se procesi i pranimit është ndërprerë dhe për momentin nuk mund të hapen e as të mbyllen kapituj të mëtejshëm. Me iniciativën time, pagesat e para-pranimit janë përshtatur, që do të thotë se do të ulen me disa qindra milionë euro ndihmat nga Bashkimi Evropian gjatë viteve të ardhshme.

A ka ndonjë realizëm rreth perspektivave të Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian?

Sipas mendimit tim – dhe nga këndvështrimi i shumicës së shteteve anëtare – do të thotë se, ka kuptim të vazhdojmë dialogun me Turqinë. Sepse Turqia është dhe mbetet një fqinj i rëndësishëm nga pikëpamja gjeostrategjike. Bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët ka kuptim të përsosur, siç tregon marrëveshja e refugjatëve, e cila funksionon sepse të dyja palët po mbështesin angazhimet e tyre. Në afat më të gjatë, pra, mund të jetë e dobishme të mendohet për formatet e reja përtej negociatave të pranimit, kushtet e të cilave Turqia nuk është në gjendje ose nuk dëshiron të përmbushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat