Vetëdijësimi i politikës shqiptare për sfidat që na presin, një hap i rëndësishëm për të hyrë në Evropë… - Bota Sot
Vetëdijësimi i politikës shqiptare për sfidat që na presin, një hap i rëndësishëm për të hyrë në Evropë…

Intervista

E diel, 18 nëntor 2018

Vetëdijësimi i politikës shqiptare për sfidat që na presin, një hap i rëndësishëm për të hyrë në Evropë…

Nga: Martin Dedaj Më: 2 shtator 2018 Në ora: 11:40
Nue Oroshi

Përfaqësuesi i CDU gjermane dhe kryetari i shoqatës së Intelektualëve Shqiparë “Trojet e Arbërit”, historiani me prejardhje nga Mirdita,  Msc. Nue Oroshi, shpalos aktivitetin e shoqatës që ai drejton, duke u përqëndruar në aktivitetet e zhvilluara në vitin kombëtar të Gjergj Kastriotit, njëri prej të cilëve ishte edhe ai i Lezhës, për të cilin ndër të tjera thotë se: “Sesioni që mbajtëm në Lezhë, doli shumë më i përgatitur në të gjitha aspektet në krahasim me ato që organizojnë institucionet shkencore në Shqipëri dhe Kosovë, edhe pse këto institucione financohen nga Qeveritë e të dyja vendeve, ku kanë ndarë gati një milion euro të dy Qeveritë, e ndoshta edhe më shumë. Kurse ne, me forcën e argumenteve të studiuesve idealistë arritëm që të mbajmë një sesion shkencor madhështorë. Vlen të theksoj se, për sesionin shkencor në Lezhë edhe pse e kanë shpallur vit të Skënderbeut, as Qeveria e Kosovës dhe as Qeveria e Shqipërisë, nuk na kanë përkrahur me asnjë euro për ketë eveniment shkencor edhe pse mjetet i kanë patur të ndara për vitin e  Skënderbeut. Ndërkohë që ai shpalos objektivat e shoqatës për vitin e Skendwrbeut teksa thotë se: “Në Lezhë dolëm me një ide konkrete që të ndërtojmë monumentin  e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren, si dhe po në këtë qytet, që është qytet i zotërimeve të Kastrioteve, do të ndërtojmë në Kalanë e Prizrenit edhe Muzeun Kombëtar me emrin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. Këto ide, do ti realizojmë shumë shpejtë.

Më ndjenjë të lartë kombëtare trajton temën e shumëpërfolur për coptimin e trojeve shqiptare, të cilin ai e cilëson  si projekt serbo-turko-rusë, i përquar nga fondacioni për shkatërrimin e demokracive me emrin “Soros”. ku ndër të tjera thotë se:  - “Për Kosovën apo Dardaninë siç duhet të quhet në të ardhmën nuk duhet ti shkoj kujt në mend as  që të synoj coptimin e saj. Sepse për këto troje është derdhur gjak shekuj me radhë” dhe kërkon: - dorëheqjën e Kryetarit të Kosovës Hashim Thaqi, si dhe largimin e dy agjensioneve që po punojnë për shkatërrimin e Kosovës, siç  është fondacioni “Soros”, dhe agjencia turke “Tika”, duke parajmëruar se: “Nëse situata politike vazhdon në  këtë kaos politik, atëherë do të jemi të detyruar që dyqind intelektualët e Shoqatës “Trojet e Arbrit” ta krijojmë një Lëvizje të madhe të djathtë politike me përkrahjen dhe mbështetjën e Amerikës, Gjermanisë, Austrisë dhe shteteve të tjera perëndimore dhe një herë e përgjithmonë ta orientojmë kombin shqiptarë, në familjen Evropiane aty ku e ka vendin”. Teksa e mbyll intervistën e tij z. Nue Oroshi apelon për vetëdijësim të politikës kombëtare shqiptare për sfidat që e presin, duke thënë se: “Në Evropë duhet të hyjmë të kompletuar; - me kokë, me trup, dhe me shpirtë”.

Pyetje: Z. Nue! Paraprakisht Shoqata “Trojet e Arbrit’’ ka organizuar në Kosovë dhe Shqipëri “Javën e Trojeve të Arbrit”, me tre aktivitete të rëndësishme, a mund të na thoni diçka rreth tematikave dhe zhvillimit të tyre?

Nue Oroshi: - Në rrjedhën e aktivitetiteve vjetore që organizon Shoqata: “Trojet e Arbrit’’, tash e katërmbëdhjetë vjet me radhë, sivjet patëm një aktivitet më të ngjeshur pasi organizuam “Javën e Trojeve të Arbrit’’ me tri aktivitete shkencore, të cilat i filluam në Prizren, ku mbajtëm në mënyrë madhështore një akademi shkencore e promovuese me rastin e 50-vjetorit të veprimtarisë kombëtare dhe shkencore të  kryetarit tonë shumëvjeçar prof.dr.Muhamet Shatrit. Kjo akademi kaloj shumë mirë dhe e mbajtëm më, 27 korrik, kurse të nesërmen studiuesit nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare u mblodhëm në Lezhën heroike, në Lezhën e Gjergj Kastriotit për ta mbajtur sesionin më të madh shkencorë, që është mbajtur deri më tani në trojet shqiptare. Ky sesion shkencor u mbajtë në Hotel “Liss” dhe ishte madhështor. Pastaj më, 1 gusht në Gjakovë mbajtëm një akademi shkencore me temën: “Dom Anton Kçira- Ambasador i çështjes shqiptare në SHBA”, ku kaloj mjaft mirë dhe kishte një frytshmëri të shkëlqyshme. Ne arritëm që këtë vitë, në të tri sesionet shkencore t’i mbledhim mbi njëqind studiues, të cilët me temat e tyre mjaft interesante paraqitën dokumente dhe dëshmi të reja në këto tri sesione shkencore. Dhe si fryt i tyre së shpejti do të dalim me tri libra enciklopedikë. Kështu që, do ta qojmë në nëntëmbëdhjetë vepra enciklopedike, numrin e librave të botuara deri më tani, për  katërmbëdhjetë vjet me radhë.

Pyetje: Këto ditë po zhvillohen diskutime të shumta bile deri në nivel ndërkombëtar rreth një plani ogurzi që synon ndarjen e territoreve të Kosovës, në të cilin fatkeqësisht është i përfshirë (për mos të thënë se po e orkestron) vetë presidenti i Kosovës Hashim Thaqi. Cili është qëndrimi i shoqatës që ju kryesoni në lidhje me këtë problem?

Nue Oroshi: - Lufta më tepër se njëqind vjeçare në mes  të shqiptarëve dhe serbëve ende nuk ka marrur fund. Ajo luftë zhvillohet në shumë mënyra. Qoftë lufta frontale që është zhvilluar në kohëra të ndryshme, qoftë dhe lufta diplomatike. Është fatkeqësi se pikërisht në këto rrethana kur po zhvillohet një luftë diplomatike shqiptaro-serbe me aktorë ndërmjetësues ndërkombëtarë, në krye të shtetit kemi një President të kapur nga të bëmat e tij të mëhershme dhe që është në gjendje të firmos çdo gjë në dëm të Kosovës, për ta shpëtuar vetëveten. Ne si shoqatë e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë publikisht, se kufijtë e Kosovës janë të pandashëm. Me këta kufij Kosovën e kanë njohur mbi 100 shtete. Dhe më brengosës është fakti se pjesët që pretendon t’i marrë Serbia janë zemra, shpirti dhe fuqia më e madhe ekonomike e Kosovës, pa të cilën Kosova do të  mbetet vetëm një zorrë qorre, ku gjeneratat e ardhshme, do të vuajnë pasojat e mosdijës politike të periudhës tonë. Ne kemi kërkuar dorëheqjen e presidentit të Kosovës dhe i kemi kërkuar Parlamentit të Kosovës, që të marrë në dorë kompetencat e veta për ta aprovuar rezolutën në bazë të Kushtetutës së Kosovës, se kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm. Fatbardhësisht edhe miqtë tradicionalë të shqiptarëve: Gjermania, Austria dhe Amerika janë, që kufijtë e Kosovës të mos të ndryshohen. Projekti i ndryshimit të kufijve është projekt serbo-turko-rusë, i përquar nga fondacioni për shkatërrimin e demokracive me emrin “Soros”.

Pyetje: Në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës “Trojet e Arbrit ’’ a mund të na thoni diçka rreth aktivitetit të saj  nga krijimi deri më sot; programi, platforma, qëllimet e saj, rezidenca, veprimtaritë etj. Sa kohë keni që e drejtoni këtë shoqatë, çfarë impulsesh i keni dhënë asaj dhe çfarë synoni në të ardhmen?

Nue Oroshi: - Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit’’, ka lindur si fryt i bashkimit të studiuesëve idealistë shqiptarë për t’i kthyer historisë shqiptare të vërtetën historike. Kjo shoqatë fillet e punës së saj i ka që në janarin e vitit 2004, ku e dhashë idenë për mbajtjën e një sesioni shkencorë madhështor, për figurat historike që deri në atë kohë ishin anatemuar dhe lënë anash. Kështu që, si fryt i kësaj ideje më, 12 -13 qershor 2004 në Hamburg të Gjermanisë, mbajtëm Sesionin e parë shkencorë ku morën pjesë studiues nga të gjitha trojet shqiptare, Evropa dhe Amerika. Pas këtij sesioni zgjodhëm edhe  Këshillin Organizues për ndriçimin e historisë shqiptare. Kryetar i këtij Këshilli u zgjodh prof.dr.Muhamet Shatri ndërsa sekretar u zgjodha unë. Pastaj këtë Këshillë Organizues e shëndrruam me emrin e bukur: Shoqata “Trojet e Arbrit’’. Këtë shoqatë për dymbëdhjetë vjet e ka udhëhequr prof.dr.Muhamet Shatri, me një përkushtim të madh, edhe pse në rrethana aspak të lehta. Unë kam qenë nënkryetarë i kësaj shoqate gjatë gjithë kësaj periudhe kohore. Profesor Shatri për t’i dhënë mundësi gjeneratave pak më të reja u tërhoq nga pozita e kryetarit dhe ka dy vjet që kryetar i shoqatës jam unë. Falë punës së përbashkët me prof. dr. Muhamet Shatrin dhe shumë studiues të tjerë anë e kënd Trojeve të Arbrit e krijova një përvojë dhe vazhdimësia është duke vazhduar shumë  mirë por asnjëherë nuk harroj që t’i konsultoj kryesin dhe studiuesit, ku bashkarisht për katërmbëdhjetë vjet kemi dalë me faqe të bardhë. Po e japë vetëm një rast pra, aktivitetin që e mbajtëm sivjet në Lezhë. Sesioni që mbajtëm ne, doli shumë më i përgatitur në të gjitha aspektet në krahasim me ato që organizojnë institucionet shkencore në Shqipëri dhe Kosovë, edhe pse këto institucione financohen nga Qeveritë e të dyja vendeve ku kanë nda gati një milion euro të dy Qeveritë e ndoshta edhe më shumë. Kurse ne, me forcën e argumenteve të studiuesve idealistë arritëm që të mbajmë një sesion shkencor madhështorë. Vlenë ta theksoj të dhënën këtu se për këtë Sesion shkencor në Lezhë edhe pse kanë shpallur vit të Skënderbeut, as Qeveria e Kosovës dhe as Qeveria e Shqipërisë nuk na kanë përkrahur me asnjë euro për ketë eveniment shkencor edhe pse mjetet i kanë pasur të ndara për vitin e  Skënderbeut.

Image

Qendra e Shoqatës “Trojet e Arbrit” është në Prishtinë por kemi kordinatorët tanë të vyer në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri, Evropë dhe Amerikë. Platforma jonë përveç shkencore është paksa edhe politike, për të bashkuar  trojet shqiptare në një shtet të përbashkët. Për këtë kemi arritur që ta bëjmë bazën shkencore dhe politike. Këtu e ndjej rastin të falënderoj rreth 200 studiues dhe studiuese, që na qëndruan vite të tëra afër dhe po na qëndrojnë edhe më tutje, që ta realizojmë konceptin shkencor dhe politik. Në Lezhë dolëm me një ide konkrete që të ndërtojmë monumentin  e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren. Në këtë qytet, që është qytet i zotërimeve të Kastrioteve, do të ndërtojmë në Kalanë e Prizrenit edhe Muzeun Kombëtar me emrin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. Këto ide, do ti realizojmë shumë shpejt.

Pyetje: Kush është Nue Oroshi përveçëse kryetar i Shoqatës “Trojet e Arbrit”, do të na interesonte një jetëshkrim i hollësishëm  i juaj si; origjina, datëlindja, vendlindja, prindërit, vendbanimi, shkollimi, në të gjitha nivelet dhe vendet e kryerjes së tyre, puna dhe aktiviteti i juaj, jeta familjare etj?

Nue Oroshi: - Gati asnjëherë nuk kam folur për vetvetën. Meqenëse ju e kërkoni po ju shpjegohem. Jam i lindur në fshatin Caparc, komuna e Prizrenit në vitin 1970. Një fshat i bukur dhe mjaft piktoresk, i cili përmendet në një dokument të Mesjetës së hershme, së bashku me shtatë fshatrat e kësaj treve. Origjina ime është nga Oroshi i Mirditës dhe rrjedh pikërisht nga familja e Bajraktarit të Oroshit, siç është e njohur me emrin Familja e Llesh Kokës. Ka pesë gjenerata që jetojmë në Caparc të Prizrenit. Hapat e parë të edukatës i kam marrë nga babai im, Mark Oroshi e nëna Manike Oroshi, si dhe nga prifti atdhetarë Dom Jan Kurti dhe dy mësimdhënësit e mij të parë Gani Thaqi dhe Nikollë Kçira, ku fatkeqësisht asnjeri mësues i imi nuk jeton më. Vdiqën të rinjë të dy. Duke vazhduar shkollimin e mesëm për Mjekësi në vitet 1985-1989, këtu dëshiroj ta falenderoj ish kujdestarin e klasës Ramadan Ramadani, i cili na mbrojti mjaftë mirë pa u burgosur ne gjeneratën e Maturanteve të vitit 1989, që organizonim demostratat, në kohën kur ju muar Autonomia e Kosovës, jo vetëm në Shkollën e Mjekësisë por edhe me gjerë në qytetin e Prizrenit. Babai më mësonte histori të vjetra të atdhetarizmit, sepse ai vet’ kishte qenë aktiv, si i ri në Lidhjen e Dytë të Prizrenit dhe me pasë në Grupin e Lidhjes së Prizrenit. Babai me vdiq në vitin 1989, kur i kisha nëntëmbëdhjetë vjet, me amanetin që ma la për dokumentat që i kishte mëshefur në dritarën e shtëpisë. Pas vdekjës së babait tentova ti gjej këto dokumente por kishin qenë shkrirë. Gjurmëve të këtij amaneti eca duke përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë në Prishtinë, në afat rekord, dhe më pasë edhe ato të Magjistraturës, ku kam magjistruar me temën: “Principata e Artës’’, me mentor medievistin e njohur shqiptarë prof.dr.Jahja Drançolli. Ky peng i dokumenteve të shkrira të veprimtarisë se babait tim me nxiti, që të gjurmoj edhe më shumë, ku u bashkova më shumë studiues dhe studiuese që rridhnin nga familjet e atdhetarizmës shqiptare dhe sot këta studiues jemi bashkuar në një qiell të përbashkët me emrin: “Trojet e Arbrit”. Krahas kësaj pune në Gjermani merrem ngapak edhe me politikë dhe jam shqiptari i parë, që në vitin 2013 kam arritur të zgjidhem deputet në Asamblenë e qytetit Kiel të Gjermanisë, qytet me 250.000 banorë  dhe jam aktiv në CDU, tash e trembëdhjetë vjetë me radhë. Gjithashtu merrem edhe me përkthime të dokumenteve dhe shkresave gjyqësore të gjykatave gjermane. Kam dy djem të rritur dhe një familje të madhe në Kosovë, Gjermani e Zvicër, me vëllëzer motra, nipa dhe mbesa.

Image

Pyetje: Cili është qëndrimi zyrtarë i shoqatës që ju kryesoni në lidhje më çështjen e shumë diskutuar këto ditë, në lidhje me coptimin e trojeve të Kosovës?

Nue Oroshi:  “Për Kosovën apo Dardaninë siç duhet të quhet në të ardhmën nuk duhet ti shkoj kujt në mend as  që të synoj coptimin e saj. Sepse për këto troje është derdhur gjak shekuj me radhë”. Versíonin zyrtarë e kemi bërë publikë dhe kërkojmë; dorëheqjën e Kryetarit të Kosovës Hashim Thaqi, si dhe largimin e dy agjensioneve që po punojnë për shkatërrimin e Kosovës, siç  është fondacioni “Soros”, dhe agjencia turke “Tika”. Nëse situata politike vazhdon në  këtë kaos politik, atëherë do të jemi të detyruar që dyqind intelektualët e Shoqatës “Trojet e Arbrit” ta krijojmë një Lëvizje të madhe të djathtë politike me përkrahjen dhe mbështetjen e Amerikës, Gjermanisë, Austrisë dhe shteteve të tjera perëndimore dhe një herë e përgjithmonë ta orientojmë kombin shqiptarë, në familjen Evropiane aty ku e ka vendin.

Pyetje: Cili është mesazhi juaj për anëtarët e shoqatës që drejtoni dhe gjithë shqiptarët e trojeve mbarëshqiptare në lidhje me qëndrimin që ato duhet të mbajnë në lidhje me tendencat për tjetërsimin e trojeve të shtetit të Kosovës?

Nue Oroshi: - Jo vetëm antarët por të gjithë shqiptarët kudo ku gjendemi, duhet t‘iu them se çështja e trojeve shqiptare nuk ka përfunduar me Pavarësinë e Kosovës. Pavarësia e Kosovës është vetëm faza e dytë, e arritjeve shqiptare. Por faza finale do të vij së shpejti, por parasëgjithash ne duhet të angazhohemi, që të largojmë disa absurditete që po ndodhin tek ne. Pra, politikanët tanë mendojnë për perëndimin, sa për ta mashtruar dhe përfituar ndonjë projekt financiarë, dhe punojnë me lindjën. Shumica e politikanëve shqiptarë në të gjitha trojet tona janë dyftyrësh. Po e marrë vetëm Kosovën si shembull, ku është mbushur me firma dhe ndërmarrje  turke, duke falur tokat dhe firmat e Kosovës, që kanë vlerë shumë të madhe, për pak lira turke dhe diçka, disa milion euro nën tavolinë për politikanët e Kosovës, e këto firma janë sikurse dikur firmat Piramidale, që ishin ngritur në Shqipëri ku gati e morën me vete edhe shtetin shqiptarë. Nuk mbetët keq as Shqipëria në këtë drejtim. Prandaj politika jonë shqiptare duhet të vetëdijësohet, se: “Në Evropë duhet të hyjmë të kompletuar; -me kokë, me trup, dhe me shpirtë”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test