Islami: E keqja e Kosovës është Hashim Thaçi dhe klika e tij e rrezikshme

Intervista

Islami: E keqja e Kosovës është Hashim Thaçi dhe klika e tij e rrezikshme

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 19 shtator 2018 Në ora: 07:52
Gazmend Islami

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka shprehur qëndrimet e partisë të cilën ai e drejton, rreth zhvillimeve politike në vend, veçanërisht rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe idenë e korrigjimit të kufijve.

Ndërsa në cilësinë e publicistit, ai shpreh mendimin e tij edhe për SHIK-un dhe Gjykatën Speciale, që sipas tij, kjo e fundit është në shuarje e sipër.

“Bota sot”: Cili është qëndrimi i partisë suaj, rreth dialogut Kosovë – Serbi, respektivisht idesë për korrigjim?

Gazmend Islami: Partia jonë ka shprehur qëndrimet e veta edhe në konferencën e fundit për media të mbajtur më 3 shtator, ne mendojmë që e keqja e Kosovës është Hashim Thaçi dhe klika e tij e rrezikshme që ka kapur shtetin e Kosovës. Çdo kush që mendon që me pazare politike mund të ndryshojë kufirin dhe me lojëra politike duke përdorur Luginën si Pazar i mundshëm e kanë gabim, sepse reagim do të jetë i ashpër dhe i pa kursyer, mendoj që shqiptarët vdesin për vendin e tyre nëse u cenohet shteti dhe kufijtë e saj, këtij karavni i bashkëngjitet dhe partia jonë, pra ne jemi të gatshëm të shkojmë deri në sakrificën, këtë e them me përgjegjësi, askush nuk e ka blerë dhe mund ta shes, me gjak është larë çdo pëllëmbë e Kosovës.

“Bota sot”: Sa është e gatshme partia juaj për zgjedhje të reja?

Gazmend Islami: Ne jemi duke punuar në shtrirjen e partisë tonë në gjithë Kosovën, për dy vite sa kemi punuar si subjekt i ri kemi arrit të kemi edhe asamblist në disa komuna, ne kemi 13 degë në nivel vendi, po punojmë pandërprerë që në zgjedhjet e ardhshme Balli Kombëtar Demokrat të ketë përfaqësuesit e vet në Kuvendin e Kosovës.

“Bota sot”: Përkrahësit e idesë për shkëmbim territoresh po e plasojnë atë si përpjekje për “vendosjen e paqes” mes serbëve e shqiptarëve. A besoni se prapa kësaj nuk fshihen synime të tjera të Serbisë?

Gazmend Islami: Është interesant që disa grupe njerëzish i përshtaten çdo pushteti dhe janë sikur lakore, punojnë dhe paguhen për të punuar kundër interesave të shumicës. Ideja e atyre që thirren në paqe me shkëmbim territoresh janë më shumë interesa të ngushta të atyre që tash veç se kanë dalë me këtë ide, si Baton Haxhiu, Blerim Shala, dhe grupet e tyre punuese që nuk janë pak, por me rëndësi është të thuhet se më këto politika fashiste, ky soj vendin e qon në një luftë, duhet thanë hapur dhe nuk duhet të fshihet askush nga gjuha politike, po u prek kufiri kërcet lufta.

“Bota sot”: Sipas jush, cila është mënyra e duhur për të dalë nga ky ngërç politik, pasi që as seancat e Kuvendit nuk po mund të mbahen për shkak të mungesës së kuorumit?

Gazmend Islami: Kosova mund të dalë nga kjo situatë vetëm kur LDK fillon të mendojë që ka ardhur koha që ajo të ju prijë proceseve duke bashkuar forcat me LVV në Kuvendin e Kosovës, duke larguar nga strukturat e partisë, patericat e PDK e që janë disa dhe duke lanë jashtë disa figura që janë të lidhur me krimin ekonomik, është ardhur koha e filozofisë politike të djathtas konservatore.

“Bota sot”: Si e vlerësoni qeverisjen një vjeçare të Ramush Haradinajt?

Gazmend Islami: Qeveria e Hardianaj për një vit duhet të njihet di qeveri e skandaleve, unë e kam thanë edhe më herët kur bëri koalicion për të hyrë në zgjedhje më njerëzit e SHIK-ut se do të dal i dështuar , me ata që e dërguan disa herë në burg, pra është një qeveri e dështuar dhe që nuk ka jetë të gjatë, PDK do ta dërgoj vet në pension Ramushin. Gjithsesi, Haradinaj nuk ishte i duhuri për të qenë kryeministër, pasi i mungon manovrimi politik, sigurisht këtë po e them në aspektin pozitiv, si dhe i mungon aftësia intelektuale për atë pozitë.

“Bota sot”: Cili është mendimi juaj për prokurorin e dorëhequr nga kërcënimet, Elez Blakaj?

Gazmend Islami: Është një hero i gjallë, i cili ka pasur guximin për të trajtuar një temë që shtetin e Kosovës e gllabëron nga brenda, mjerisht numri i hajnave është edhe më i madh se 19.000 por mjerisht se nuk i besoj kësaj gjykate dhe prokurorie dhe vështir se do të lëviz diçka pozitive pa ndryshuar pushteti që është i kapur. Mendoj se duhet rishikim që nga fillimi për punën e veteranëve.

“Bota sot”: Si prisni të jetë fundi i dialogut me Serbinë?

Gazmend Islami: Dialogu më Serbinë ka filluar mbrapsht sepse njeriu që ka filluar këto bisedime është Hashim Thaçi, i cili nuk ka krediblitetin, zotësinë për të qenë prijës, është njeri i dyshimtë i cili ishte katapultës edhe në UÇK, derisa nuk ka një grup uniteti tek shqiptarët, vetëm se po i hapet rrugë Serbisë dhe Rusisë me ndihmën që po ju bënë presidenti i vendit për të bërë shtetin e Kosovës jo funksional.

“Bota sot”: Sipas jush, cili është Rreziku i Asociacionit të Komunave Serbe?

Gazmend Islami: Formimi i Asociacionit të komunave serbe me kompetenca ekzekutive është rreziku më i madh që sot i kanoset Kosovës. Nëse ky asociacion me këto kondita formohet, kjo është faza e parë e bosnizimit të Kosovës dhe defunksionalizimit të shtetit tonë. Këtë, OBKD-ja kurrë nuk do ta pranoj dhe do ta kundërshtojë me të gjitha format dhe metodat e ndryshme demokratike, duke mos i përjashtuar as protestat gjithë popullore.

“Bota sot”: Cili është mendimi juaj për SHIK-un?

Gazmend Islami: SHIK-u është monstrumi i Kosovës, i cili mjerisht edhe sot e kontrollon gjithë shtetin e Kosovës, Policinë, gjykatat, prokurorinë, FSK-në, postën, me një fjalë gjithë shtyllat e shtetit. Kjo organizatë ka të kaluar kriminale dhe përderisa ekziston ky pushtet në Kosovë, vështirë se do hetohet SHIK-u. Kur përmenden vrasjet politike të pasluftës, të gjithë sytë i kthejnë nga SHIK-u, si i dyshuari kryesor për ato vrasje.

“Bota sot”: Çfarë prisni nga Gjykata Speciale?

Gazmend Islami: Gjykata speciale po shkon drejt shuarjes në mënyrë paqësore sepse Serbia nuk është e interesuar, sepse po i duhen në krye të shtetit njerëz sikur Thaçi. Këto që ka arritur Serbia në politikat ndërkombëtare për çështjen e Kosovës është e pa besueshme që edhe shtetet kryesore perëndimore i ka bërë në mëdyshje, krejt duke ju falënderuar Thaçit pra mendoj se gjykatën po e dikton Serbia, po e përdorë si instrument të vetin.

“Bota sot”: Cili është mendimi juaj për UÇK-në?

Gazmend Islami: UÇK-në asnjëherë nuk e krijuan “Shtabi i Rognerit” dhe njerëzit të cilët thirren në emër të UÇK-së. Atë e krijuan njerëzit, të cilët ishin të gatshëm për të vdekur për çlirimin e vendit dhe këtu në Kosovë, pra bënin pjesë nga të gjitha subjektet politike që ishin së pari LDK-ja, por edhe qytetarë që nuk ishin pjesë e asnjë partie politike. Të gjithë shqiptarët kanë dhënë kontribut në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por dy shtyllat kryesore që e formuan UÇK-në ishin Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari. D .m . th. shtrirja e UÇK-së bëhej në këto dy shtylla kryesore. Edhe pse disa protagonist që më vonë janë munduar ta zhvlerësojnë punën e këtyre dy heronjve, nuk mund t’i hedhin hi syve të qytetarëve e as historisë së Kosovës. Po e ndërlidhi këtë me “shtabin e Rognerit” pasi që Zahir Pajaziti në të gjitha deklaratat e tij nuk e kishte përmendur asnjëherë anëtarët e “shtabit të Rognerit” e as nuk kishte pasur kontakt me ta.

“Shtabi i Rognerit” më shumë merrej me plane se si ta merrnin pushtetin apo si ta merrnin nën kontroll figurën e Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit. Këta ishin edhe pengesa kryesore edhe e Xhavit Halitit që ky i fundit e pengonte ardhjen e Fehmi Lladrovcit në luftë, pas thirrjes që ia bëri Adem Jashari, mirëpo Xhavit Haliti edhe pse kishte marrë detyra që ta priste Lladrovcin me grupin e tij në aeroport, ai nuk e bëri këtë dhe ata kanë rënë në pritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat