David Phillips: Erdogan, një mik i rremë i Shqipërisë, ai nuk mund të besohet - Bota Sot
David Phillips: Erdogan, një mik i rremë i Shqipërisë, ai nuk mund të besohet

Intervista

E mërkurë, 14 nëntor 2018

David Phillips: Erdogan, një mik i rremë i Shqipërisë, ai nuk mund të besohet

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 17:03
David Phillips

David Phillips, ish-këshilltar i lartë pranë Departamentin e Shtetit, flet për gazetën “Shekulli”: “Ndërtimi i një mega-xhamie në Tiranë, manifestim i neo-otomanizmit në Ballkan. Imperializmi ekonomik i Turqisë nuk ka të bëjë me ngritjen e ekonomisë, por duke nënshtruar Shqipërinë. Shembujt janë aeroporti i Vlorës dhe kontrolli turk mbi “Air Albania”.

Pozicionimi i Shqipërisë në Marrëdhëniet Ndërkombëtare gjatë këtyre viteve të fundit, ka sjellë reagimin e shumë zyrtarëve dhe ekspertëve të lartë perëndimorë. Lidhja e drejtpërdrejtë me një partneritet strategjik me Turqinë, po tregon një formë varësie moderne të ekonomisë shqiptare ndaj asaj turke. Në kohën kur elita intelektuale shqiptare, e mbështeti njëzëri këtë pozicion të ri të Shqipërisë në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, janë institucionet e Bashkimit Evropian dhe ekspertët e rajonit të Ballkanit, të cilët shqetësohen nga ky afrim i frikshëm, midis Shqipërisë dhe Turqisë. Këtë problem e thekson edhe ish-këshilltari i lartë për çështjet e jashtme në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Phillips, i cili pati mundësinë të shërbente në tre administrata, gjatë administratës së Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama. David Phillips, aktualisht është drejtor pranë Universitetit Columbia, në Shtetet e Bashkuara, për Institutin e Studimeve për të Drejtat e Njeriut.

Intervista e plotë

Phillips, si e shikoni situatën në Shqipëri?  

Shqipëria duhet të vazhdojë të konsolidojë demokracinë e saj, duke rritur rolin e saj si anëtar i NATO-s dhe duke ndërmarrë hapa drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Për të përmbushur kërkesat e BE-së, Shqipëria duhet të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i cili përpiqet të infiltrojë brenda qeverisë. Shqipëria duhet të zbatojë reformën e drejtësisë, të forcojë pluralizmin politik, si dhe dialogun politik. Ndalimi i kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të paligjshëm, janë prioritete kryesore.

A ka bërë Shqipëria ndonjë përparim drejt Bashkimit Evropian dhe cili është roli i Shteteve të Bashkuara?  

Bashkimi Evropian ka deklaruar se do të hapë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë, deri në fund të vitit 2019, nëse ajo tregon përparim me reformat gjyqësore, në reformën anti-korrupsion dhe në përpilimin e reformës zgjedhore. Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare e BE-së, prandaj ndikimi i saj është i kufizuar. Megjithatë, Washingtoni mund të inkurajojë reformat e nevojshme politike dhe ekonomike në Shqipëri, në mënyrë që Shqipëria të mund të ndërmarrë hapa të mëdhenj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kur bisedimet të mund të fillojnë vitin e ardhshëm.

Që nga viti 2015, partneri strategjik i Shqipërisë është Turqia. Por shumë parti të vogla nuk janë dakord me këtë politikë. Ata argumentojnë se Turqia nuk është një vend demokratik, se ata po ndihmojnë regjimin iranian dhe çështje të tjera? A mendoni se Shqipëria duhet të ndryshojë rrjedhën e drejtimeve politike drejt Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe jo Turqisë?

Turqia është e rëndësishme për Shqipërinë. Megjithatë, Qeveria e Shqipërisë duhet të jetë realiste për Turqinë, e cila po ndjek interesat e veta kombëtare në Shqipëri dhe vende të tjera në Ballkanin Perëndimor. Turqia është antiamerikane dhe armiqësore ndaj Bashkimit Evropian. Qëllimet e saj nuk janë në përputhje me politikat e deklaruara të Shqipërisë, për një integrim më të thellë në institucionet euroatlantike. Turqia po eksporton agjendën e saj islamike, duke përdorur Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA). Si një instrument të politikës së jashtme turke, “TIKA” propagandon islamizmin nën maskën e rivendosjes së monumenteve otomane dhe bashkëpunimit kulturor. Ndërtimi i një mega-xhamie në Tiranë, e financuar nga turqit, është një simbol i imperializmit kulturor të Turqisë dhe një manifestim i neo-otomanizmit në Ballkan. Interesat turke gjithashtu po blejnë asete, në një pjesë të vlerës reale të tyre. Imperializmi ekonomik i Turqisë nuk ka të bëjë me ngritjen e ekonomisë së Shqipërisë, por duke nënshtruar Shqipërinë ndaj Turqisë. Shembujt janë aeroporti i Vlorës dhe kontrolli turk mbi “Air Albania”. Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, është një mik i rremë i Shqipërisë. Ai nuk mund të besohet.

Intervista

Desir: Sulmet ndaj gazetarëve, klimë kërcënimi e vetëcensure

Zhvillimi i mediave të pavarura në vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet si edhe më parë një temë qendrore, thotë Harlem Desir, i ngarkuari i OSBE për lirinë e medias.

Mediat në vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në presion të shumanshëm, lidhur me lirinë e shtypit dhe mendimit ka ende shumë gjëra që nuk shkojnë si duhet. Cilat janë shkaqet sipas jush?

Problemi më i madh i medias në Ballkanin Perëndimor është rrezikimi i sigurisë së gazetarëve. Kemi parë shumë sulme dhe kërcënime në të shkuarën. Ende autorët mund t’i shpëtojnë dënimit ose nuk marrin dënimin e merituar. Për shembull në Malin e Zi u qëllua gazetarja Olivera Lakiç dhe autorët nuk janë kapur ende. Kjo gjë krijon një klimë kërcënimi dhe madje edhe vetëcensure. Por është edhe një çështje e respektit nga ana e politikës. Shtypi duhet të respektohet, edhe nëse është kritik. Gazetaria nga natyra e saj është kritike. Ajo është një aktore e rëndësishme e demokracisë, sepse u kërkon llogari atyre që janë në pushtet. Dhe ajo e ndihmon opinionin publik me informacione të pavarura duke lejuar kështu një debat pluralist. Prandaj është një detyrë shumë e rëndësishme që në media të mundësohet pluralizmi dhe shumëllojshmëria e mendimit. Në shumë vende mediat janë nën presion ekonomik dhe nën presionin e interesave politike, që i përdorin mediat për të vulosur mendimin publik, për ose kundër qeverisë. Prandaj është i rëndësishëm krijimi i mediave të pavarura, që kanë si motivim gazetarinë profesionale. Ne duam ta mbështesim gazetarinë cilësore dhe pluralitetin e mendimeve. Për këtë kemi nevojë për rregulla të ndershme, shtetin ligjor dhe respektimin natyrisht të lirisë së mendimit. Dhe natyrisht duhet që të mos ketë përpjekje përmes reklamave të komanduara politikisht të ushtrohet ndikim tek media, që të blihen ato apo të ushtrosh presion mbi gazetat që përfaqësojnë një mendim tjetër.

Pas kësaj analize – çfarë bëni ju kundër këtyre zhvillimeve si i ngarkuar për mediat i OSBE?

Vitin e kaluar kam ndërhyrë më shumë se 40 herë tek qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të gjitha këto vende janë anëtare të OSBE-së dhe kanë marrë përsipër detyrimin të respektojnë lirinë e shtypit dhe mendimit. Pra, ato më kanë dhënë një mandat si përfaqësues i lirisë së mediave të ankohem publikisht apo me rrugë diplomatike, sa herë që ka pasur kërcënime ndaj gazetarëve, mos krijimin e kushteve të punës për median apo kur ka pasur kërcënime ndaj pluralitetit të medias. Pra, ne punojmë me ta. Kam dhënë disa herë rekomandime ligjore për qeveritë për reforma të reja. Ne angazhohemi që, për shembull, financimi i televizioneve e radiove publike të jetë i qëndrueshëm dhe i pavarur nga politika redaksionale. Ky është një proces i vështirë, që mendoj se do të zgjasë gjatë. Por mendoj se urgjenca për të është e madhe. Sepse këto vende janë në proces të afrimit me BE. Dhe është e qartë, që nuk ka për të pasur demokratizim, nëse nuk ka media të lira, të pavarura dhe pluraliste.

Pas një viti në post, si i shikoni zhvillimet në mediat e Ballkanit Perëndimor? Po shkon tendenca drejt përmirësimit apo përkeqësimit?

Ka dallime nga vendi në vend. Mund të them, se në Maqedoni kemi parë ndryshimet më të mëdha në vitin e kaluar. Klima e mediave është tërësisht ndryshe, dhe legjislacioni për to është përmirësuar. Por ajo që shohim në të gjithë rajonin është se ka shumë kërcënime ndaj gazetarëve. Ka një boshllëk në mes të ligjeve, që në shumë raste janë të mira, dhe zbatimit të tyre, që nuk reflekton respektin e vërtetë për pluralizmin dhe pavarësinë e medias. Natyrisht edhe presioni financiar është shumë i madh ndaj mediave, si kudo në botë. Por situata është më e vështirë në këtë rajon, sepse tregjet janë të vogla. Mendoj se është e nevojshme të mbështetet digjitalizimi dhe se si përshtaten mediat me të. Vetëm kështu mund të garantojmë që edhe në të ardhmen të ekzistojë një peizazh mediatik pluralist e gjallërues si edhe një gazetari cilësore. Prandaj, ne mbështesim edhe mirërregullimin e mediave, ngritjen e këshillit të medias dhe respektimin e të drejtave të punës së gazetarëve, për të pasur gazetarë të fortë që janë në gjendje të lirohen nga presioni politik.

DW

*Harlem Desir është një politikan francez, sekretar shteti për çështjet evropiane në Ministrinë e Jashtme të Francës dhe nga viti 2017 i ngarkuar i OSBE-së për lirinë e medias.

Këshilltari: Gabim, pranimi i muxhahedinëve

Lidhur me praninë e opozitës iraniane në Shqipëri. Ata janë pothuajse 3000 muxhahedinë, të vendosur këtu. A përbën kjo një rrezik nga regjimi iranian për të ndërmarrë veprime terroriste në Shqipëri?  

Shqipëria i pranoi muxhahidinët, nën nxitjen e administratës së Bushit, kur Kampi “Ashraf” u mbyll në Irak. Ishte një gabim të pranoheshin kërkesat e Washingtonit dhe të lejoheshin islamistët radikalë në Shqipëri. Populli shqiptar është nacionalist dhe laik. Ata duhet të ruhen kundër ndikimeve të huaja që mund të ndotin karakterin themelor të popullit shqiptar.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria me këta njerëz?  

Muxhahedinët nuk duhet ta përdorin Shqipërinë, si bazë për rrëzimin e regjimit në Teheran. Nëse ata janë të përfshirë në aktivitete kriminale ose përpjekje për të radikalizuar popullsinë shqiptare, ata duhet të arrestohen dhe të gjykohen në përputhje me ligjet e Shqipërisë.

Ballkani Perëndimor është midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë. A mendoni se Rusia ka shumë ndikim këtu në Ballkanin Perëndimor dhe në Shqipëri?  

Rusia nën udhëheqjen e Vladimir Putin, është bërë një vend mashtrues, i cili përpiqet të minojë demokracitë perëndimore, të nxjerrë lajme të rreme për të polarizuar shoqëritë perëndimore dhe të zhvillojë mosbesimin dhe ndarjet brenda Evropës, si dhe midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Rusia është një shtet gangster i drejtuar nga banditë dhe huliganë që veprojnë në shërbim të ndërmarrjes së tyre kriminale.

Cili është ndikimi kryesor këtu në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor?  

Shqiptarët janë krejtësisht pro-amerikan, pro-evropian dhe pro-NATO. Për të forcuar këto lidhje, institucionet perëndimore duhet të investojnë më shumë politikisht dhe materialisht për të mbështetur shqiptarët.

Disa muaj më parë, ministrja shqiptare e mbrojtjes Olta Xhaka, gjatë takimit me disa gjeneralë amerikanë, ka thënë se bregdeti i Adriatikut do të jetë më i mirë me praninë e marinës amerikane atje. A jeni dakord me këtë politikë? A mund të kërcënojë Serbia apo Rusia praninë amerikane në bregdetin e Adriatikut?  

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të zgjerojnë bashkëpunimin e sigurisë me Shqipërinë, krijimin e bazave ajrore detare në bregdet dhe vendosjen e forcave të tjera të reagimit të shpejtë në Shqipëri. Rusia po përpiqet të provokojë një konflikt mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Shteteve të Bashkuara. Diplomacia e SHBA-së përballet me një kërcënim të besueshëm të forcave të nxitura nga Rusia. Shqipëria gjithashtu mund të veprojë si një kështjellë kundër islamizmit.

Cila është çështja shqetësuese kryesore në Ballkanin Perëndimor, Shqipëri dhe Maqedoni?  

Interesat, solidariteti midis shqiptarëve në zonat shqiptare, është mënyra më e mirë për tu mbrojtur kundër agresionit dhe ndikimit të jashtëm nga Rusia, Serbia dhe Turqia. Diplomacia ekonomike është transnacionale. Zonat e veçanta ekonomike ndërkufitare, mund të avancojnë interesat e përbashkëta dhe të jenë një mjet efektiv për ndërtimin e paqes. Strategjitë për bashkëpunimin ekonomik mbikombëtar duhet të përfshihen në dialogun Kosovë-Serbi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test