“Putini nuk e kupton se çfarë po ndodh në vend”

Intervista

“Putini nuk e kupton se çfarë po ndodh në vend”

Nga: Sherif Ramabaja Më: 4 tetor 2018 Në ora: 21:31
Vladimir Putin

Korrupsioni është më i fuqishëm se ideologjia: kështu e sheh Dmitry Glukhovski Rusinë në romanin e tij “Tekst”. Këtu shpjegon ai rregullat e tyre, për atë që perendimi mund të bëjë - dhe pse ai nuk shkruan science-fiktion më për Shkrimtarin: Dmithry Glukhovski, 39 vjeç, jeton si autor në qytetin e tij të lindjes në Moskë. Science-fiktion distopie e tij  “Metro” ( tre vëllime, 2008 - 2016, Heyne). Për jetën në metro të Moskës, pas një lufte bërthamore e bëri të njohur si autor në mbarë botën. Tani romani i tij i parë letrar “ Teksti “ është botuar në Evropë. Në të ai tregon historinë e një hakmarrje të dështuar, të një të riu, i cili rrëshqet përmes një smartphoni në identitetin e një tjetri.

K. Koerth: Z. Glukhovski, ju jeni i njohur me romanet e shkencave fikse. Pse po i kushtoni tash Rusisë reale një roman “ Tekst “

D. Glukhovski: Ideja prapa “Tekstit “ ishte se realiteti i sotëm është shumë më absurd dhe fantastik se sa mund të imagjinoja. Duke shkruar “ Metro 2035 “, unë ende mendova se distophia sociale është mënyra e duhur për t`u marrë me problemet e Rusisë. Por që nga kriza e Krimesë, lufta në Donbass dhe rizgjedhja e Putinit, situatën e ka bërë aq të çuditshme dhe tragjikomike sa që në librat e mia nuk kam më nevojë për elemente fantastike. Në “Tekst” kam kërkuar për të kapur të sotmen, siq bëhej përpara me një foto Polaroid. Tani fotoja bëhet me iPhonë - “Teksti “ pra është një fotografi  iPhoni mbi Rusinë.

K. Koerth: Protogonisti yt Ilja  nga brutaliteti i policisë për shtatë vjet i mbyllur në  burg. Nëna e tij i jep atij një fjalë të urtë me vete “ Sistemi nuk mund të mashtrohet, por t`i mund të bëhesh i padukshëm, atëherë ai të harron  “. Duhet të qëndroshë më mirë nën radar.

D. Glukhovski: Në shoqërinë ruse ekzistojnë dy shtresa. Në të kaluarën, ato u krijuan nga ndarja ideologjike midis borgjezisë dhe proletariatit. Dallimi më i madh  është mes njerëzve të zakonshëm dhe atyre që i përkasin sistemit : zyrtarëve, policisë, intelegjensës shtetërore, por edhe shumë gazetarëve ose kishës.

 K. Koerth: Çfarë do të thotë të bëhesh pjesë e sistemit?

D. Glukhovski: Punonjësit e këtij aparati kanë të gjitha privilegjet dhe gëzojnë liri totale. Ata mund të bëjnë çfarë të duan pa u ndëshkuar. Kjo është arsyeja pse ata janë të shpërlarë nga morali. Ata nuk besojnë në të mirën dhe të keqen, të drejtën dhe të gabuarën, por vetëm në pushtet. Policia dhe intelegjenca shtetërore ruse mund të gënjejnë, të vjedhin dhe të vrasin haptazi. Ata gjithmonë pastaj gjejnë një justifikim. Dallimi ndërmjet atyre që mund të bëjnë gjithçka dhe atyre që nuk mund të bëjnë asgjë, gjithnjë e më shumë shëndrrohet në një ideologji.

K. Koerth: Çka ndodh me ata që nuk i përkasin sistemit?

D. Glukhovski: Edhe pse ata janë shumicë, nuk ka garanci se do të respektohen të drejtat e tyre themelore. As e drejta e tyre për jetë nuk mbrohet. Ata ndëshkohen për çdo cikërrimë. Kjo gjendje është e re për ne.

K. Koerth: Nga ana tjetër protogonisti në “ Tekst “ si një i ri nga Familje e thjeshtë nuk është poashtu moralisht i ndershëm, ai bëhet vetë veprues i inkriminimit.

D. Glukhovski: Po, saktësisht. Së pari Ilja arrinë të mbaroj pa ryshfet një universitet të njohur. Por pastaj ai ngatrrohet me një oficer policie, moshatar të vetë, në një Party. Polici ia le fshehturzi një çese kokaine, dhe ky ishte fundi për Iljën. Ky i ri nuk kishte shansë të mbrohej kunder brutalitetit, sepse policët dhe gjykata i përkasin sistemit të korruptuar. Prandaj Ilja sheh vetëm një rrugë pas mbajtjes së denimit : t`u hakmerret atyre që e sollen aty. Por nuk ka drejtësi në këtë sistem.

K. Koerth :Të kthehemi në realitetit : Çfarë roli luan Putini në tërësi?

D. Glukhovski: Një rol kontradiktor : Putini përmes televizionit u shpjegon njerëzve vlerat si, besimi dhe besnikëria. Në të njejtën kohë, ai i gënejnë ata vazhdimisht : ai u tha se Rusia nuk dëshiron ta aneksoi Krimenë, dhe dy javë më vonë Krimeja i përkiste Rusisë. Pastaj Putini u tha se nuk kishte ushtarë në Donbass, por më vonë u vërtetua se ishin pikërisht ushtarët tanë atje.

Në Panama Papers, Putini u akuzua për korrupsion : miku i tij i fëmijërisë thuhet se ka marr dy miliardë euro nga Gazprom, pa ndonjë justifikim dhe është e qartë, se paratë ishin të Putinit. Për Gazprom, si një kompani shtetërore, kjo është krejt normale dhe Putini  nuk është i vetëdijshëm se është fajtor për këtë. Ai nuk posedon kurrfare morali, dhe atij i pëlqen kështu.

K. Koerth: Ae krijoi Putini sistemin e korruptuar, apo bëri që sistemi i korruptuar e solli Putinin.

D. Glukhovski: Sipas mendimit tim, Putini e favorizoi dhe e shfrytzoi sistemin e korruptuar. Korrupsioni nuk është një sëmundje në Rusi, por thelbi i sistemit. Gjatë epokës sovjetike, besnikëria e elitës u sigurua nga ideologjia komuniste. Ndërkohë, jetojmë pa ideologji për më shumë se 25 vjet. Pra është dashur të gjenden rrugë të reja për të siguruar besnikërinë e burokratëve.

K. Koerth: Cilat janë ato:

D. Glukhovski: Para së gjithash, korrupsioni. Është një instrument shumë më i fuqishëm i pushtetit sesa ideologjia. Me ideologji mund të paraqitni diçka që individi zakonisht nuk e ndjen. Një burokrat i korruptuar, nga ana tjetër, ka të ardhura shtesë nga ryshfeti, që lidhen drejtpërdrejt me pozitën e tij në aparatin shtetëror.

 K. Koerth: A nuk ka  aty edhe disavantazh?

D. Glukhovski: Ka, njeriu jeton në frikë të përhershme. Çdo zyrtar është i vetëdishëm se shërbimi sekret di çdo gjë për ta. Derisa ai është besnik, se ngacmon askush. Por intelegjenca shtetërore grumbullon të dhëna për çdo veprim të tyre, nga vizita e prostituteve deri te pedofilia. Ato të dhëna mund të përdoren  kundër punonjësve jolojalë të qeverisë. Dhe kur regjimi pengohet,  krijon thjeshtë një ideologji të re, si marrja e Krimesë.

 K. Koerth: Që nga kriza e Krimesë, marrëdhëniet janë ftohur mes perëndimit dhe Moskës. Veqanërisht në Gjermani, ku shumica dëshirojnë një afrim. A keni një këshillë.

D . Glukhovski: Nuk besoi se perëndimi mund të bëjë shumë. Gjëja më e mirë do të ishte të na linte të qetë. Në një moment ekonomia ruse do të falimentoi. Ose nga ndryshimi gjeneratave në politikë, tek atëherë, një afrim do të ishte i mundur. Por kjo do të ndodhë  atëherë kur Putini të plaket dhe të zëvendësohet.

K. Koerth: Rinia  ruse po rritet me propagandën e sistemit. Pse duhet të ndryshoi diçka kur të vijnë në pushtet?

D. Glukhovski: Disa me siguri nuk do  të ndryshonin  asgjë, isha i befasuar kur dëgjova për shumë të rinj stalinistë. Por, qe disa vite, ekziston  një rini që mbështet video blogerët e opozitës, si Alexei Nawalny dhe gjithnjë e me shpesh del në protesta në rrugë. Kjo është diçka e re. Putini ka pothuajse të gjithë komponentët e sistemit politik nën kontroll, por jo njerëzit. Sidomos,  jo adoleshentët.

 K. Koerth: A është i vetëdijshëm ai për këtë?

D. Glukhovski: Putini ka iluzionin se ai mund të bëj çfarë të doj. Kur njeriu qëndron në mënyrë të pakontrolluar në pushtet për 19 vjet, shtrembëron përceptimin. Putini nuk e kupton më se çfarë po ndodh në vendin e tij. Por për shkak se ai ende posedon më së shumti pushtet, Rusia është e paparashikueshme. Nuk dijmë, a mund të zgjohemi neser në një diktaturë, apo në një revolucion rruge, ose në një shoqëri plot klane. Kjo e bënë  interesante Rusinë, për të shkruar për te.

Intervistoi: Katharina Koerth

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat