Stanimirov: Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur, BE zgjidhja më e mirë

Bota e Yjeve

Stanimirov: Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur, BE zgjidhja më e mirë

Më: 12 mars 2015 Në ora: 18:48

Bullgaria është një nga vendet e pakta të gadishullit të Ballkanit që është edhe anëtare e Bashkimit Europian që prej vitit 2007.

Përvoja e Bullgarisë në rrugëtimin drejt BE mund të jetë një shembull i mirë për t’u ndjekur edhe nga Shqipëria që aspiron të bëhet sa më shpejt pjesë e familjes së madhe europiane.

Boris Stanimirov, Zv/ kryetar i Komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme në parlamentin bullgar, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të procesit të bashkëpunimit vendeve në Europën Jug-lindore u shpreh në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se Shqipëria po përballet me sfida të ndryshme, por në momentin që i gjithë spektri politik dhe shoqëror bie dakord për të ardhmen europiane të gjitha përpjekjet duhet të jenë në këtë drejtim.

Stanimirov gjithashtu thekson se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve do të rritet dhe intensifikohet në të ardhmen sidomos në fushat e turizmit, energjisë dhe infrastrukturës.

Zv/ kryetar i Komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme në parlamentin bullgar thekson se dy vendet tona nuk kanë më kohë për të humbur dhe bashkimi me familjen e madhe evropiane është e ardhmja e vetme dhe më e sigurt e rajonit.

Intervista e plotë që Boris Stanimirov, Zv/ kryetar i Komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme në parlamentin bullgar dha për ATSH-në:

ATSH: Bullgaria është një vend anëtar i BE-së dhe së bashku me disa shtete të tjera të Ballkanit është pjesë e familjes evropiane, për të cilën synojnë që brenda një kohe sa më të afërt të mundshme, të jenë anëtarë edhe Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Kosova e të tjerë. Sa e vështirë ka qenë rruga e Bullgarisë dhe çfarë standardesh janë realizuar për të qenë pjesë e BE-së?

Boris Stanimirov: Nuk është e vështirë kur e di se çfarë do. Vështirësia ishtë fillim për të arritur një qëllim të përbashkët të të gjithë spektrit politik në Bullgari për projektin evropian. Dhe kur arrin konsensusin në shoqëri, që Bashkimi Europian është e ardhmja që meritojmë për vete dhe për fëmijët tanë, gjithçka bëhet më e lehtë. Kjo nuk do të thotë se nuk ka sfida. Ne po përballemi me shumë sfida edhe tani. Ne po vazhdojmë me reformat, kemi një mekanizëm monitorimi nga komisioni Europian, që është një proces konstant. Por gjithsesi edhe një here, kur je në drejtimin e duhur, kur të gjithë politikanët, kur të gjitha partitë politike janë për të ardhmen europiane nuk është e vështirë. Është e kuptueshme se të jesh pjesë e Bashkimit Europian do të thotë të ndash vlerat e këtij bashkimi dhe këto vlera janë pjesa përbërëse më e mirë e shoqërisë. Bashkimi Europian është instrumenti politik më i mirë për t’i ofruar një jetë më të mirë njerëzve.

ATSH: Çfarë këshillash mund t’i jepni Shqipërisë për të ndjekur në mënyrë që të shpejtojë rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian?

Boris Stanimirov: Së pari të vendosin një dialog të qëndrueshëm politik dhe të fillojnë me reformat e nevojshme në sistemin e drejtësisë, sepse ka disa vlera bazike të bashkimit Europian që janë të padiskutueshme. Duhet punuar në sistemin gjyqësor, lirinë, respekti për të drejtat e njeriut, këto vera bazike nuk mund të negociohen me Komisionin Europian. Ato hapin dyert për çështje të tjera si ekonomia, energjia dhe fusha të tjera.

ATSH: Ku konsiston mbështetja e Bullgarisë ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian?

Boris Stanimirov: Në përgjithësi për Bullgarinë është e rëndësishme që venden e rajonit të jenë pjesë e Bashkimit Europian, sepse e konsiderojmë Bashkimin Europian mundësinë më të mirën për të pasur stabilitet në rajon. Prandaj kemi mbështetur në mënyrë të përzemërt dhe aktive zgjedhjen e shqiptarëve për të punuar për t’u integruar në Bashkimin Europian. Dhe jemi gati të ndihmojmë me eksperiencën tonë, me praktikat tona të mira dhe mbase edhe me praktikat e këqija, duke shpjeguar mënyrën sesi i kemi kaluar. Për të qenë të sinqertë, situata është pak e ndryshme. Kur nisëm ne negocimet, i dërguam dokumetet për procesin e anëtarësimit në BE, pikëpamja e BE për zgjerimin kishte më shumë kërkesa ligjore dhe me një mekanizëm monitorimi për të ndjekur rezultatet. Tani ka ndryshuar pak. Tani BE thjesht sheh për rezultate. Duhet të ketë një treg ekonomik funksional, demokraci, respektim të të drejtave të njeriut, gjëra që i përmenda dhe më sipër. Kështu, rruga mund të pak
më e vështirë për Shqipërinë, por kjo nuk duhet t’iu dekurjaojë. Pasi nëse ndodhi me Bullgarinë pse nuk duhet të ndodhë me Shqipërinë.

ATSH: Bullgaria dhe Shqipëria prej kohësh kanë marrëdhënie shumëplanëshe bashkëpunimi. Cilat nga këto aspekte marrëdhëniesh do vlerësonit më shumë dhe ku gjykoni se duhet intensifikuar ky bashkëpunim ?

Boris Stanimirov: Mund ta nis me faktin që prindërit e mi kaluan pushimet e Vitit të Ri këtu në Shqipëri në Durrës. Pra turizmi, është me siguri një nga sektorët ku mund të kemi bashkëpunim të mirë, pasi Shqipëria nuk është larg dhe është një vend i këndshëm. Por, duke folur për këtë sot erdha nga Sofja në Tiranë përmes Mynihut gjë që tregon se shumë gjëra duhen përmirësuar nëkëtë aspekt. Jam këtu për procesin e bashkëpunimit në Europën Jug-lindore dhe për fushat me inters të përbashkët në rajon ishte Kryeministri shqiptar z. Edi Rama në takimin ministerial muajin e shkuar që përmblodhi në mënyrë të qartë se çfarë duhet bërë. Ai tha ekonomia, energjia dhe infrastruktura, në mënyrë që të forcohet rruga drejt integrimit në Bashkimin Europian. Ajo që është gjithashtu prioritet i Bullgarisë tani është energjia. Na nevojitet diversifikimi i burimeve të energjis. BE ka lançuar të ashtuquajturin bashkim energjitik, që është një fushë e re integrimi, një nivel i ri integrimi në të gjithë Bashkimin Europian dhe sigurisht edhe për vendet që duan të aëtarësohen. Mund të themi se duam të kemi autostrada, hekuruadha, gazsjellësa, dhe linjat energjise nga Deti i Zi në Adriatik do të jetë mirë.

ATSH: Në kuadër të marrëdhënieve politike a parashikohen vizita të nivelit të lartë mes krerëve të dy vendeve, pas vizitës së presidentit bullgar vitin e shkuar në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Boris Stanimirov: Besoj se po. Ka një dialog intensiv mes dy vendeve tona në dy vitet e fundit. Sapo bisedova me ambasadorin tonë Arnaudov lidhur me vizitën e Ministrit tonë të jashtëm muajin e shkuar. Kemi pasur vitin e shkuar vizitën e Presidentit bullgar dhe të Kryetarit të Kuvendit. Javën e ardhshme ka një takim të rëndësishëm bilateral mes ministrave të ekonomisë, turizmit dhe energjisë. Besoj se Presidenti Bujar Nishani do të vizitojë Bullgarinë deri në fund të vitit dhe po ashtu ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati do të vizitojë Bullgarinë gjithashtu. Ka një dialog intensive dhe kështu duhet tëjetë. Kuadri i punës së procesit të bashkëpunimit në Europën Jug-lindore bazohet tek dialogu. Kjo gjithpërfshirje rajonale përbën vlerat bazë të këtij bashkëpunimi. Kjo është ajo që Europa do të shoë nërajon. Ata duan të shohin dialog në rajon mes vendeve. Kudo ku ka një problem duhet të zgjidhet me dialog, dialog, dialog.

ATSH: Si e vlerësoni marrëdhënien mes dy parlamenteve tona dhe a do të ketë intensifikim të bashkëpunimi mes dy parlamenteve toan në të ardhmen?

Boris Stanimirov: Sigurisht, vitin e shkuar u themelua zyrtarisht Asambleja parlamanetare e SEECP, e cila do të jetë një kuadër i punës ndërparlamentare, për bashkëpunimin mes parlamenteve në rajon. Kështu në këtë kuadr pune do të ketë marrëdhënie të të gjitha llojeve, mes komisoneve parlamentare të veneve të ndryshme në sektorëve të ndryshëm si, komisionet ekonomike, komisonet e jashtme, komisonet e çështjeve europiane. Sigurisht do të ketë bashkëpunim më intensiv në vitet e ardhshme.

ATSH: Dy vendet tona kanë kaluar përmes periudhave të regjimeve diktatoriale. Si kanë qenë marrëdhëniet mes dy vendeve tona në atë periudhë dhe si kanë ndikuar këto regjime në shoqëritë e dy vendeve?

Boris Stanimirov: Kam sërish një histori personale. Vendi ku jetoja kur isha fëmijë në qëndër të Sofjes iste shumë afër ambasadës shqiptare. Kur gjyshja ime më dërgonte në disa leksione anglishteje, kaloja nga ambasada dhe kishte foto të Enver Hoxhës ulur me medalje dhe duke ngrënë. Pra, kam dëgjuar për Shqipërinë që në atë kohë. Sigurisht këto regjime totalitare i vunë një shenjë shoqërive tona. Ka shumë gjëra që duhen kaluar për të vazhduar rrugën tonë përpara. Por besoj se nuk kemi kohë të shohim mbrapa, duhet vetëm të shohim përpara sepse e ardhmja jonë është me familjen europiane. Prandaj inkurajoj shqiptarët që tëbesojnë tek kjo dhe ta marrin këtë zgjedhje gjeopolitike si një zgjedhje të pakthyeshme dhe do të shihni se gjërat do të fillojnëtë ndryshojnë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat