Falimenton “Germania”, anulohen të gjitha fluturimet - Bota Sot
Falimenton “Germania”, anulohen të gjitha fluturimet

Biznes

Falimenton “Germania”, anulohen të gjitha fluturimet

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 10:19
Falimenton “Germania”, anulohen të gjitha fluturimet

Kompania ajrore me bazë në Berlin, “Germania” ka paraqitur kërkesë për falimentim dhe ka anuluar të gjitha fluturimet me efekt të menjëhershëm, ka njoftuar kompania të martën në mëngjes.

Kompania që ka 37 aeroplanë ka pasur fluturime të zakonshme kryesisht nga Mesdheu, Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme drejt Gjermanisë. Ajo kishte thënë se ka pasur rreth katër milionë pasagjerë në vit.

“Fatkeqësisht, nuk kemi arritur me sukses të kompletojmë përpjekjet tona financiare për të arritur likuiditetin e nevojshëm në afat të shkurtër kohor”, ka thënë drejtori i “Germanias”, Karsten Balke në njoftim. “Me shumë keqardhje, si pasojë, nuk kemi pasur zgjedhje tjetër pos që të kërkojmë falimentimin”.

Kompania ka fajësuar “zhvillimet e paparashikuara” për dështimin financiar dhe rritjen e çmimit të kerozinës në verën e vitit të shkuar, krahas rënies së euros në raport me dollarin.

Balke më tej ka thënë se ndihet keq për efektin që do të ketë ky hap te punëtorët e kompanisë si dhe ka kërkuar falje për anulimin e fluturimeve.

“Germania” ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesën për falimentim në Berlin të hënën në mbrëmje dhe të gjitha fluturimet janë anuluar menjëherë.

Nga ky falimentim, nuk janë prekur “Swiss Germania Flag” dhe “Bulgarian Eagle”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...