OAK kërkon sqarime për pajisjen e bizneseve me Numrin Unik Identifikues nga ARBK - Bota Sot
OAK kërkon sqarime për pajisjen e bizneseve me Numrin Unik Identifikues nga ARBK

Biznes

OAK kërkon sqarime për pajisjen e bizneseve me Numrin Unik Identifikues nga ARBK

Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:19
Pamje nga takimi

Numri Unik Identifikues (NUI) i vendosur nga ARBK si dhe procedurat që bizneset janë të obliguara të ndjekin për pajisjen me këtë numër, ishin tema kryesore e diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës, zëvendësministrit të Financave, Hyzer Gashi me drejtoreshën e ARBK-së Nexhmije Selimi.

Zyrtarja Mirjeta Shala ka thënë se  bizneset anëtare kanë paraqitur kërkesë të informohen më detajisht lidhur me këtë numër.

“Ndër çështjet me interes për bizneset është të informohen nëse bartja e NUI do të bëhet automatikisht në ATK dhe Dogana, apo kjo procedurë duhet të realizohet nga ana e biznesit”, tha  Shala.

Zëvendësministri i Financave Hyzer Gashi kërkoi të informohet më detajisht lidhur me interesimin e biznesve për pajisje me Numrin Unik Identifikues dhe procedurën të cilën duhet ndjekur për të.

Drejtoresha  Selimi shprehu që NUI është bërë me qëllim të krijimit të lehtësira për bizneset, pasi që do të bëhet një numër i vetëm përmes së cilit kanë filluar të njihen bizneset në çdo institucion publik.

Ndër të tjera, kjo lehtëson procedurën e regjistrimit të biznesit apo edhe të ndryshimit të të dhënave, pasiqë tani ajo mund të bëhet në kohën që është më e përshtatshme për biznesin dhe përmes internetit.

Ajo shtoi që nga funksionalizmi i numrit më 11 shkurt, aplikimet brenda ditës po kalojnë 250 biznese, të cilat mund të aplikojnë online apo personalisht në zyrat e ARBK-së, dhe kalimi i të dhënave tek institucionet tjera (ATK dhe Dogana) bëhet në mënyrë automatike.

Në fund të këtij takimi, Gashi propozoi të realizohet një punëtori e përbashkët ndërmjet ARBK-së, ATK-së dhe Odave, në mënyrë që të arrihet harmonizimi i punëve dhe bizneset të informohen në detaje në lidhje me të gjitha procedurat./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat