Çfarë ju duhet për ta krijuar një biznes të ri?

Biznes

Çfarë ju duhet për ta krijuar një biznes të ri?

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 19:47
Ilustrim

Të punuarit për një kompani të caktuar, e sidomos nëse ajo ka emër të mirë në treg është diçka e rëndësishme, por pavarësisht sesa punëtor dikush mund të jetë, ndryshe prej të tjerëve, ai ka ambicie më të mëdha. Mund ta kesh shpirtin e ndërmarrësit, por të filluarit e një biznesi nga zeroja përveç energjisë së madhe kërkon edhe një strategji të detajuar.

Sipas Forbes, janë disa elemente që patjetër duhet të jenë pjesë e planit të detajuar për fillimin e një biznesi.

Filloni me një emër të mirë për biznesin

Gjetja e një emri, nuk është thjesht emërtim i kompanisë, por ai ka rol të rëndësishëm sesa kompania mund të pranohet. Një emër jo i qëlluar mund të ketë ndikim të keq dhe t’i sjell kompanisë tuaj vështirësi.

Por çfarë duhet të keni parasysh kur emërtoni biznesin tuaj?

Shmangni emrat që shqiptohen me vështirësi!

Mos vendos emrat që me rritjen e biznesit tuaj nuk janë më të përshtatshëm!

Sigurohuni që ju dhe punonjësit tuaj të jenë të kënaqur kur e shqiptojnë emrin e kompanisë!

Zgjidhni pesë emra që ju pëlqejnë më së shumti, mandej diskutoni ato me punonjësit apo partnerët tuaj!

Vendosni emra me domenin .com, .net, apo me çfarëdo varianti tjetër!

Kuptoni që rritja financiare nuk është e lehtë

Që para se të filloni një biznes është mirë që ta keni parasysh se rritja financiare nuk do të ndodhë menjëherë. Kjo madje mund të marrë shumë kohë, por në rast se nuk do të jeni të vendosur që të harxhoni shumë energji, për të arritur tek objektivi është më mirë të mos shkoni më tutje. Po ashtu, do të ju duhet shumë kohë që një investitor të investojë në kompaninë tuaj.

Fokusohuni që të keni produkte të shkëlqyeshme

Produkti apo shërbimi juaj që dëshironi të filloni me të, duhet që së paku të jetë i mirë, në mos i shkëlqyeshëm. Është mirë të fillohet me një ide të veçantë. Më e mira për ju është që fillimisht ta hulumtoni tregun dhe të shikoni se çfarë ka nevojë ai treg, në të cilin ju tashmë po konkurroni. Duhet ta keni të qartë që për atë produkt i cili vendoset në treg do të ketë reagime të ndryshme, por ato do të të ndihmojnë në përmirësimin e produktit apo shërbimit tuaj.

Bëhuni shitës i fortë

Nëse dëshironi që biznesi i juaj të jetë i suksesshëm, atëherë duhet të kujdeseni që të jeni shitës i shkëlqyeshëm. Kjo nuk duhet të jetë qëllim vetëm në raport me klientët, por edhe me punëtorët apo me investitorët potencial.

Përdorni gjithë aftësitë tuaja komunikuese

Bëhuni pozitiv

Shfaqni besim

Bëhuni dëgjues i/e mirë

Tregoni që mund të ketë besim në ju

Pyesni për shitjen

Krijoni një web-site të mirë për kompaninë

Në mesin e gjërave të cilat duhet patjetër t’i vendosni në planin për fillimin e një biznesi, është të krijoni një web-site. Investitorët, klientët apo partnerët do të vizitojnë faqen tuaj dhe patjetër që do të largohen nga ajo me një përshtypje. Për t’u siguruar që kjo përshtypje të jetë e mirë, këtu janë disa këshilla, sesi të krijoni një faqe të mrekullueshme për biznesin tuaj të ri.

Përmbajtje me kualitet të lartë

Sigurohuni që sajti juaj funksionon shpejt

Faqja të jetë e thjeshtë dhe e pastër për syrin, parregullsia do t’i largojë vizitorët

Përdorni një domen që mbahet mend lehtë

Mbani investitorët të informuar; për të këqijat dhe të mirat

Një praktikë e mirë është informimi për çdo muaj i investitorëve me të fundit për kompaninë. Kjo mund të bëhet edhe me anë të emailit. Në email, përveç të tjerash mund të bëjë pjesë; informimi për progresin e kompanisë, produktet e porositura, informimi për grupin e fundit të rekrutuar, fitimet, por edhe ato punë që nuk ju kanë shkuar shumë mirë.

Kushtoni shumë rëndësi marketingut

Që të keni sukses në biznesin tuaj, duhet që vazhdimisht të jeni atraktiv, për të ndërtuar, madje edhe për të edukuar target - audiencën tuaj.

Mësoni gjërat bazike të SEO, kështu që njerëzit që kërkojnë për produktet dhe shërbimet tuaja, të jenë në gjendje t’i gjejnë ato lehtë.

Përdorni rrjetet sociale për të reklamuar biznesin tuaj

Njoftoni mediat për ndonjë event që e mbani

Keni parasysh këto gjëra përpara se ta punësoni dikënd

Njëra ndër gjërat shumë të rëndësishme, është zgjedhja e punëtorëve, që do të jenë pjesë e kompanisë tuaj të re.

Por çfarë duhet keni parasysh?

Keni parasysh që personi të cilin do ta punësoni, të ketë përvojën e duhur për llojin e punës që biznesi juaj do të bëjë.

Sigurohuni që të kërkohen referenca dhe dëshmi të tjera akademike

Sigurohuni që punëtori të reflektojë besim

Përdorni këshilltarë dhe profesionistë të pavarur

Meqenëse në fillimet tuaja nuk mund të jeni mjaftueshëm i forcuar financiarisht, kjo ndikon edhe në numrin e punëtorëve që do t’i merrni. Në fillim mund të tentoni të mos keni një numër të madh punëtorësh, për të minimizuar shpenzimet dhe kjo është diçka e kuptueshme. Një mënyrë e mirë për të marrë një punë profesionale, edhe kur nuk keni mjaftueshëm punëtorë është përdorimi i këshilltarëve dhe i profesionistëve të pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat