Hapet panairi “Gratë në Biznes” - Bota Sot
Hapet panairi “Gratë në Biznes”

Biznes

Hapet panairi “Gratë në Biznes”

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 13:49
Bajram Hasani

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) organizoi panairin "Gratë në Biznes 2018", me ç’rast iu bë thirrje grave që merren me biznes për të dorëzuar sa më shumë projekte me qëllim të zhvillimit të bizneseve të tyre.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, tha se ministria që ai drejton ka për prioritet të ndihmojë gratë në biznes, pasi kjo luan rol të madh në fuqizimin e prodhimit vendor.

Hasani: Do të mbështesim prodhimin vendor

Video “Sot ndjehem mirë që jemi në hapjen e këtij panairi, një panair tradicional tashmë i shndërruar, një panair që është një iniciativë e grave ndërmarrëse që ne edhe ne si ministri edhe si ministër kemi prioritet t’i ndihmojmë gratë në biznes, t’i mbështesim që sa më shumë të ketë iniciativa të tilla për ta fuqizuar prodhimin vendor dhe artizanatet”, tha ai.

Hasani ftoi gratë që merren me biznes ta shfrytëzojnë mbështetjen e ministrisë  për të dorëzuar sa më shumë projekte. Ai gjithashtu i ftoi t’i dorëzojnë të gjitha ankesat e mundshme, si dhe pengesat me të cilat ato përballen e gjatë zhvillimit të bizneseve.

Hasani: Të drejtat e grave të fitohen me punë e jo të ketë kuota kufizuese Video

“Unë do të dëshiroja që gruaja t’i fitonte ato të drejta me meritë, me punë dhe jo të kemi kuota kufizuese. Do të thotë gjithë ne t’i japim mbështetje e hapësirë që ato të drejta të fitohen me punë e ndërmarrje d.m.th me iniciativat e tyre, me zhvillim e bizneseve. Kjo është më e mira dhe më e drejta e çdo shoqërie. Faleminderit edhe njëherë sot për të gjitha gratë që e kanë marrë këtë iniciativë, po vazhdon kjo traditë dhe unë ju siguroj si ministër i Tregtisë dhe Industrisë se do ta keni përkrahjen e fuqishme timen”, tha ministri.

Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e organizatave dhe bizneseve, ministri Bajrami u premtoi mbështetje atyre, edhe pse si tha ai, një vendim i qeverisë së kaluar pamundëson mbështetjen financiare të organizatave që e kanë statusin e organizatave joqeveritare.

Sabina Lloqani, pjesëmarrëse në këtë panair, tha se ky panair i ndihmon shumë në promovimin dhe shitjen e punimeve artizanale.

Lloqani: Panairi më ndihmon në promovimin e punimeve Video:

“Mua më ndihmon shumë se më reklamohen punimet dhe njerëzit e shohin se edhe na mundemi, dimë dhe ia dalim”, tha ajo.

Ndërsa, përfaqësuesja e shoqatës së grave “Bletaret e Zofillisë”, Miradije Krasniqi tha se kanë përkrahje edhe nga komuna e tyre, Mitrovica.

Krasniqi: Ky promovim po na ndihmon shumë Video:

“Ka shitje dhe me më rëndësi është se produktin tonë po e shohin njerëzit. Ky promovim po na ndihmon më shumë se shitja se kur një produkt po promovohet atëherë po vjen edhe shitja”, tha ajo. Një ndër qytetarët e shumtë që kishin ardhur të shohin produktet e punimet e grave, Ramadan Ferizi, tha se duhet promovim dhe ndihmesë më e madhe ndaj këtyre grave.

Ferizi: Mbështetje më e madhe ndaj këtyre grave

“Na grave duhet t’u ndihmojmë, duhet t’i avancojmë. Të gjitha këto gra që janë sot shihet se kanë formuar shoqata, këto duan ndihmë e donacione, duhet shteti të përkujdeset për to, duhet të kenë përkujdesje të veçantë. Duhet të ketë donacione e mbështetje pak më tepër për to”, tha ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...