Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike bën hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, aktivitet ky i cili organizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare.
Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë krerët institucional të vendit.
Sot nis java me bizneset e diasporës shqiptare
Java me bizneset e diasporës, nis sot në Prishtinë, ku pritet të marrin pjesë rreth 300 biznese të vendeve të ndryshme të botës.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi bën hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, aktivitet ky i cili organizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare.
Në hapje do të marrin pjesë dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj dhe Enver Hoxhaj, ministri i Shtetit për Diasporë nga Republika e Shqipërisë, Pandeli Majko, si dhe ministra e drejtorë të agjencive të ndryshme.