Përfaqësues të Odës së Afarizmit ia prezantojnë kryeministrit sfidat me të cilat përballen bizneset - Bota Sot
Përfaqësues të Odës së Afarizmit ia prezantojnë kryeministrit sfidat me të cilat përballen bizneset

Biznes

Përfaqësues të Odës së Afarizmit ia prezantojnë kryeministrit sfidat me të cilat përballen bizneset

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 16:17
Përfaqësues të Odës së Afarizmit në takim me Ramush Haradinaj

Peticioni për heqjen e udhëzimeve administrative të nënshkruar nga dhjetëra biznese, problemi i energjisë elektrike, përkrahje për taksën 100 përqind, infrastruktura ligjore, mungesa e energjisë elektrike, ligjeve në përputhje me tregun, ligji i punës dhe lehonisë dhe çështje tjera të ngjashme të cilat preokupojnë biznese, ishin qëllimi i takimit të delegacionit të Odës së Afarizmit të Kosovës me kryeministrin e Kosovës Ramush Hradinaj.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës  Skënder Krasniqi  prezantoi shërbimet dhe aktivitetet e  OAK  që sipas tij po punon pareshtur për përmirësimin e klimës së të bërit biznes e cila po vazhdon të jetë e rëndë.

Krasniqi potencoi se aktualisht OAK është duke u marrë me probleme të cilat po pengojnë zhvillimin e vendit por bashkërisht me Qeverinë e Kosovës mund të arrijnë zgjidhen.

Krasniqi tha se  Oda e Afarizmit të Kosovës në kontinuitet po vazhdon takimet me ministrat përkatës dhe institucionet e tjera, për problemet që bizneset i adresojnë në OAK, ku një nga problemet kryesore që po shkakton humbje të mëdha prodhuesve vendor e sidomos për lëndën e parë është energjia elektrike, siç janë bukëpjekësit dhe të cilët kanë kërkuar që për ta  të lirohet energjia elektrike për 50 përqind.

Haradinaj u njoftua për peticionin e dorëzuar të premten nga OAK të nënshkruar nga dhjetëra biznese për heqjen e udhëzimeve administrative nga Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë që kufizojnë në 5 hektarë sipërfaqe, 5 vjet dhe 2 mijë euro  qira vjetore për hektarë si dhe heqjen e kufizimit për ndërrimin e pronës.

Gjithashtu, OAK ka kërkuar që Kosova të krijojë  produktet strategjike sikurse i kanë vendet e rajonit.

Anëtari i OAK Hysni Zogaj, foli për sektorin minerar i cili i sjell shumë të hyra buxhetit të Kosovës, dhe theksoi se okupimi i zonave minerare me vite të tëra ndikon që të mos ketë zhvillim ekonomik në sektorin minerar, andaj Zogaj propozoi që KPMM të shuhet dhe të kalojë nën administrimin e MZHE.

Drejtoresha e Kopshtit Bardha Gëzime Rexhepi - Çollaku, k ërkoi nga kryeminisri që të rregullohet Ligji i Punës, përkatësisht pushimi i lehonisë të kalojë 100 përqind  tek shteti, në mënyrë që ato të funksionojnë më mirë dhe të ndikojë në rritjen e punësimit të gjinisë femërore.  

Kryeministri  Haradinaj,  theksoi se do t’i trajtojë temat e propozuara nga Oda, duke u shprehur i hapur për bashkëpunim të vazhdueshëm, dhe bëri thirrje që OAK të vazhdoj komunikimet  me nivelin qendror me qëllim të tejkalimit të sfidave me të cilat përballen bizneset.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...