Trajtimi i djegieve me lëkurën e peshkut

Këshilla mjekësore

Trajtimi i djegieve me lëkurën e peshkut

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 22:40
Trajtimi i djegieve

Trajtimi i djegieve të trupit me lëkurë të peshkut është më i lirë dhe me më pak dhimbje se sa fashat, kanë deklaruar shkencëtarët nga Brazili.

Sipas Felipe Rocha, një neurogol në Universitetin Federal Ceará në Brazil, lëkura tilapia po përdoret shumë më shpesh për trajtimin e viktimave të djegieve.

Kjo pasi në këtë lloj lëkure ka shumë lagështi si dhe është e pasur me një tip të kolagjenit që është i ngjashëm me proteinat që gjendet në lëkurën e njeriut.

Besohet se tilapia ndërvepron me sistemin imunitar te pacienteve dhe përshpejton shërimin.

Më shumë se 300 pacientë në tërë botën përdorin këtë terapi të pazakontë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat