Këshilla nga profesionistë si të humbi peshë

Këshilla mjekësore

Këshilla nga profesionistë si të humbi peshë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Është koha që të merrni disa këshilla nga profesionistët. Ata nga përvoja që kanë me klientë të ndryshëm e dinë më mirë se të gjithë se cilat truqe funksionojnë për të rënë nga pesha dhe cilat jo.

Mos mbani më dieta

Çelësi për të përmirësuar shëndetin tuaj mund të jetë vetëm të përqendroheni në sjellje të shëndetshme si lëvizja dhe ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve.

Studimet e ripërsëritura kanë treguar se dietat nuk funksionojnë dhe janë të përkohshme, shkruan Living.al.

Anashkalimi i ushqimeve nuk do t’iu ndihmojë

Kur njerëzit përpiqen të humbasin peshë, ata bëhen të fiksuar pas shmangies së një ushqimi të caktuar si p.sh, sheqeri, karbohidratet etj.

Por, qëndrimi larg grupeve të caktuara ushqimore nuk do t’iu ndihmojë. Në vend të kësaj, shikoni dietën tuaj të përgjithshme dhe bilancin e kalorive.

Bëni përjashtime herë pas here

“Lëshoni frenat” një herë në disa kohë sepse ju ndihmon që të vazhdoni më tej duke mbajtur balancimin e të ushqyerit. Vetëm sigurohuni që ju të shijoni një vakt jo të ndryshoni të ushqyerit gjate gjithë ditës.

Kujdesuni për porcionet

Duhet të kuptoni se heqja dorë nga ushqime të caktuara nuk është përgjigja për tu dobësuar. Edhe ushqimi ‘i shëndetshëm’ mund të shkaktojë shtim në peshë nëse jeni duke ngopur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat