Kiropraktika, korrektimi i Atlasit, eliminimi i dhembjes së kokës dhe i simptomave të tjera

Këshilla mjekësore

Kiropraktika, korrektimi i Atlasit, eliminimi i dhembjes së kokës dhe i simptomave të tjera

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 09:15
Ilustrim

Pozita e papërshtatshme e Atlasit, sado që të jetë e vogël, e hollë dhe e lehtë e boshtit kurrizor mund të shkaktojë dhembje të ndryshme koke, posaçërisht dhembje koke për shkak të zverkut, që përcjell edhe tensioni i përgjithshëm i muskujve të qafës dhe të krahëve.

Ky çrregullim mund të shkaktojë edhe migrenën, klasterin dhe stresin e dhembjes së kokës, pastaj marramendje, destabilitet gjatë ecjes, ndjenjën e luhatjes dhe të dezorientimit, oshtimë në veshë, çrregullim të të parit dhe të të dëgjuarit, pulsim në kokë, lodhje kronike, mungesë gjumi, rënie të koncentrimit dhe harresë çrregullim humori.

Njerëzit ndonjëherë me vite të tëra shkojnë te specialistët dhe marrin barna të shumta, mirëpo dhembja e kokës, marramendja, lodhja… nuk pushojnë.

Këto çrregullime mund të zbuten me kiropraktikë dhe osteopati.

Nëpërmjet Atlasit, përkatësisht nëpërmjet vazhduesit të tij anësor kalon arteria a.vertebralis, e cila pikërisht në atë vend bën lakesë para se të hyjë në regjionin e trurit, me të cilin siguron 40 për qind të qarkullimit të përgjithshëm.

Po qe se ndodh lëvizja e Atlasit, ajo atëherë ndikon në dy gjëra të rëndësishme: e para, për shkak të presionit në palcën e zgjatur dhe te ganglitë spinale çrregullon kalimin normal të impulseve nervore në mes të kokës dhe trupit, dhe, e dyta: për shkak të tërheqjes dhe përdredhjes së arteries vertebrale pengohet qarkullimi nëpër të dhe kështu çrregullon qarkullim normal të gjakut në tru.

Shtrirja e drejtë

Për kiropraktikun është me rëndësi të veçantë se a mbajnë pozitën e drejtë të trupit kur flenë gjumë dhe a dinë të ngrihen nga shtrati në mënyrë të drejtë.

Gjumi i drejtë nënkupton:

1) të mos flini në bark, sepse në atë pozitë posaçërisht ngarkohen boshti i qafës dhe ai lumbal. Pozita më e mirë për gjumë është në krah me gjunjë të lakuar pak;

2) të mos flini në shtrat të butë. Mbajeni mend, për të mbajtur kurrizin mirë me rastin e gjumit, më e rëndësishme është që të flini në shtrat mjaft të fortë…;

3) jastëku i mirë gjithashtu ka rëndësi të madhe. Ai duhet të ketë madhësi të mjaftueshme për kokën dhe qafën, por që të mos shkojë nën krahët tuaj.

Lartësia e tij duhet të jetë e tillë që të mbajë kokën në të njëjtin nivel me kurrizin. Kjo do të thotë që lartësia e tij rëndom duhet të jetë 8-12 cm dhe është me rëndësi që të mbajë qafën tuaj duke përshtatur konturën e tij;

4) Gjatë gjumit është me rëndësi të mos lakoni kokën në drejtim të gjoksit (duke krijuar të ashtuquajturin pozitë fetusi);

5) që të dy duart t’i mbani në atë pozitë që bërrylat kurrë të mos qëndrojnë mbi nivelin e krahëve tuaj, sepse ajo pozitë lodh muskujt e qafës dhe të krahëve dhe mund të bëhet shkaktar më vonë i dhembjes së kokës dhe mpirje e duarve dhe e gishtërinjve.

Gjatë gjumit, pos mbajtjes së pozitës së drejtë, është me rëndësi gjithashtu ta ndërroni shpesh pozitën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat