Pasojat e gërhitjes në shëndet

Këshilla mjekësore

Pasojat e gërhitjes në shëndet

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Personat që gërhasin mund të mendojnë se nuk përballen me probleme serioze, përveçse mund të bezdisin partnerin e tyre. Por nëse gërhisni, mund ta keni të vështirë që të mbani mend kujtime nga e shkuara. Ata që vuajnë nga apnea obstruktive e gjumit, një ndër shkaqet kryesore të gërhitjes, kanë memorie shumë më të keqe se njerëzit e tjerë, për vitet e kaluara. Ata e kanë të vështirë të mbajnë mend detaje specifike, si emrat e kolegëve, numrin e shtëpisë apo të rrugës ku jetonin dikur.

Sa herë që një njeri me apnea të gjumit gërhet, fyti i tij shtrëngohet duke bllokuar rrugët e frymëmarrjes, që në të njëjtën kohë le trurin pa oksigjen. Ekspertët besojnë se kjo mund të dëmtojë masën gri në pjesën e trurit që është e rëndësishme për ruajtjen e kujtimeve.

Të dhënat në fjalë vijnë nga një studim i kryer nga një grup ekspertësh nga Universiteti i RMIT në Australi, në të cilin morën pjesë 44 persona, nga mosha 20 deri në 69 vjeç. Ekspertët dalluan se këta persona e kishin shumë të vështirë të mbanin mend detaje nga fëmijëria. Kur iu kërkua që të kujtonin histori personale, pjesa më e madhe prej tyre kishin një kujtim të përgjithshëm dhe e kishin të vështirë të kujtonin gjëra specifike.

Ekspertja Melinda Jeckson, që drejtoi studimin në fjalë tha se të dhënat sugjerojnë se apnea e gjumit mund të dëmtojë atësinë e trurit për të ruajtur apo për t’i pasur të gjalla disa kujtime nga e shkuara.“Skaneri i trurit i njerëzve me apnea të gjumit tregon se ata kanë një humbje të konsiderueshme të masës gri në atë pjesë ku ruhen kujtime”, tha ekspertja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat