Pas shtatzanisë, këto janë disa nga arsyet pse ju vonohet cikli - Bota Sot
Pas shtatzanisë, këto janë disa nga arsyet pse ju vonohet cikli

Këshilla mjekësore

Pas shtatzanisë, këto janë disa nga arsyet pse ju vonohet cikli

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Cikli i rregullt menstrual është shenjë se organizmi i gruas është duke funksionuar mirë, mirëpo sigurisht se të gjitha e kanë provuar së paku njëherë ankthin e mungesës së periodave.

Ankohemi për dhimbjet dhe ditët e sikletshme, por kur periodat vonohen dhe nuk kemi planifikuar një shtatzëni, menjëherë mendojmë se kjo gjë paralajmëron një çrregullim apo problem të mundshëm.

Megjithatë duhet të dini se shtatzënia nuk është arsyeja e vetme se pse cikli juaj vonohet.

Ne ju sjellim disa nga arsyet që ndikojnë në rregullsinë dhe kohëzgjatjen e ciklit menstrual.

Humbje/Shtim peshe në mënyrë drastike apo aktivitet i tepruar fizik
Kushtet e rënda si anoreksia dhe bulimia mund të shkaktojnë çrregullime të ciklit. Luhatja e hormoneve brenda një kohe shumë të shkurtër “detyron” trupin të ndalojë procesin e ovulacionit. Ushtrimet e tepruara në palestër apo në shtëpi ndikojnë gjithashtu drejtpërdrejtë në ciklin tuaj.

Stresi
Hormonet e stresit mund të prishin ovulacionin duke shkaktuar perioda të parregullta. Qetësohuni, sigurohuni që nuk prisni një fëmijë (nëse kjo është frika juaj)dhe do shihni se si brenda pak ditëve cikli do t’ju vijë normalisht.

Metodat kontraceptive 
Përdorimi afatgjatë i metodave kontraceptive mund të ndikojë në ciklin menstrual.
“Metodat e vazhdueshme të kontrollit të lindjes mund të çojnë në amenorrhea, një kusht ku menstruacionet ndalen plotësisht,” thotë Dr. Tyson. “Kjo është normale, jo shqetësuese, dhe shpesh me mjaft përfitim shëndetësor” Kjo të thotë dhimbje të lehta, rrezik më të ulët të anemisë, rrezik minimal për kancer ovarian!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...