Si të dalloni shenjat e hershme dhe simptomat e autizmit

Këshilla mjekësore

Si të dalloni shenjat e hershme dhe simptomat e autizmit

Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:40
Ilustrim

Cfarë është autizmi?
Autizmi është një spektrum i çregullimeve me simptoma të ndryshme. Ai shfaqet në infancë dhe fëmijëri të hershme duke shkaktuar vonesa në zona bazike të zhvillimit si të mësuarit të ecë, luajë apo ndërverprojë me të tjerë.

Shënjat dhe simptomat e autizmit variojnë po ashtu dhe efektet. Disa fëmijë me autizëm kanë çregullime mesatare , ndërkohë të tjerë probleme më të mëdha për të kaluar. Por çdo fëmijë në spektrin autik ka problem, në këto tre fusha:

Komunikimi verbal dhe jo verbal
Ndërveprimi me të tjerë dhe botën jashtë
Mendimi dhe sjellja fleksibël
Ka mendime të ndryshme mes doktorëve, prindërve dhe ekspertëve mbi shkaqet dhe trajtimin e autizmit. Por është një fakt për të cilën të gjithë bien dakord: trajtimi i hershëm ndihmon. Për fëmijët të riskuar dhe fëmijë që tregojnë shënja të hershme kjo përbën ndryshimin e madh.

Historia e një bebeje
Melani është një 1-vjecare e shëndetshme, por prindërit e saj janë të shqetësuar mbi zhvillimin e saj pasi ajo nuk po bën disa gjëra që vëllai i saj bënte kur ishte atë moshë si p.sh të luajë kukamfshëfti, të imitoj apo të bëj gjeste. Nëna dhe babai përpiqen ta angazhojnë me lojëra dhe këngë por asgjë nuk i intereson. Ajo as nuk buzëqesh, nuk përdor gjuhën e bebit, zhurmat e bebit apo i përgjigjet emrit të saj kur e thërrasin. Melani ka nevojë për një vizitë me specialistin e zhvillimit.

Si mund t’i dallojnë prindërit shënjat e para
Si prind ti je në pozicionin më të mirë për të dalluar shënjat e hershme të autizmit. Ti e njeh më mirë se kushdo fëmijën tënd dhe je në vëzhgim të sjelljeve të cilat një pediatër nuk mund t’i dallojë në një vizitë 15min. Pediatri i fëmijës mund të jetë një partner me vlerë, por kurrë mos nënvlerëso rëndësinë e vëzhgimeve dhe eksperiencës tënde me fëmijen. Çelsi është të edukosh vetën në gjërat që janë normale dhe jo për mosha të caktuara.

Monitoro zhvillimin e fëmijës tënd. Autizmi përfshin disa vonesa zhvillimore, prandaj vëmëndja ndaj zhvillimeve të fëmijës në aspektin social, emocional, dhe njohes është një mënyrë efektive për të kuptuar problemin e hershëm. Por mos harro që vonesa zhvillimore nuk janë automatikisht në autizëm, por kjo mund të tregojë që ka më shumë probabilitet.

Vepro nëse je e shqetësuar. Çdo fëmijë zhvillohet më shpejtësi të ndryshme prandaj është e panevojshme të kesh panik nëse fëmija juaj vonohet pak të ecë apo flas. Kur bëhet fjalë për zhvillim të shëndetshëm, ka një spektër të gjërë të asaj që ne quajmë ‘’normale’’. Por nëse fëmija yt nuk po arrin të gjitha pikat zhvillimore për moshën e tij ose saj apo ti dyshon se ka diçka , ndaje këtë mendim me pediatrin. Mos prit.

Mos prano një qasje ‘’prit të shohim’’. Shumë prindër të shqetësuar përballen me qasjen ‘’prit të shohim’’’ ‘’mos u shqetëso, ka kohë”. Por pritja është gabimi më i madh që mund të bëni. Të humbasësh kohë me vlerë në çdo moshë të fëmijës kur në fakt mund të përdoret për përmirsim. Më tej, nëse vonesa shkaktohet nga autizmi apo nga ndonjë faktor tjetër, fëmijët rrallë herë nuk e tregojnë problemin e tyre. Në mënyrë për të zhvilluar aftësitë në një fushë ku ka vonesa fëmija ka nevojë për ndihmë ose trajtim të specializuar.

Besoji gjithnjë instiktit. Në një botë ideale doktori i fëmijës do të ju informojë mbi shqetësime serioze dhe do të kryej një kontroll të imtësishëm për autizmin apo aftësi të tjera të zhvillimit. Por shpesh herë edhe doktorët më me eksperiencë i humbasin këto flamuj në vizita. Besoji instiktit nëse po të thot që diçka nuk shkon, dhe ji i vendosur. Le takim tjetër me doktorin, kërko një mendim të dytë, apo kërko takim me një specialist.

Regresi i çfarëdollojshëm është një shënjë paralajmëruese e autizmit

Disa fëmijë me çregullime autike fillojnë të zhvillojnë aftësi komunikuese dhe më pas kanë regres, zakonisht nga 12-24 muajsh. Për shembull , një fëmijë që po përdorte fjalën ‘’mami’’ dhe ‘’opa’’ mund të mos i përdorë më, apo një fëmijë që lunate lojëra sociale si kuka mëshefti apo thoshte me gjeste mirupafshim ndalon. Cfarëdolloj humbje e fjalës, gjesteve apo ndërveprimit social duhet të merret seriozisht, regresi eshtë paralajmërim.

Shenjat dhe simptomat te foshnjet dhe bebet autike
Nëse autizmi dallohet në foshnjëri, trajtimi është maksimal mbi trurin e një bebeje. Edhe pse autizmi është i vështirë për tu dalluar përpara 24 muajsh, simpomat shpesh herë shfaqen nga 12-18 muajsh. Nëse shënjat dallohen përpara 18 muajsh, trajtimi intensiv mund të ndihmojë të riprogramojë trurin dhe të kemi një regres të simptomave.

Shënjat e hershme të autizmit përfshinë mungesën e sjelljeve normale-jo prezencën e sjelljeve anorale, prandaj është e veshtirë për tu dalluar. Në disa raste-shënjat e hershme të autismizn mund të keqinterpretohen si shënja e të paturit një ‘’bebe të mirë’’, i qetë, pavarur, pa kërkesa. Por këto shënja kapen vetëm duke e ditur se çfarë po kërkon.

Disa foshnje autike nuk duan të përqafohen, nuk ngrenë duart për tu marrë në krahë, nuk shohin nënën kur pinë qumësht.

Shënja të hershme
Foshnja apo bebi juaj nuk:

Ju sheh në sy kur ushqehet apo buzëqësh kur ju i buzëqeshni
Përgjigjet kur e thërret në emër, apo ndaj një zëri të njohur
I ndjek objektet vizualisht apo ndjek gjestet kur po tregoni dicka
Tregojë me shënjë apo të bëj gjestin mirupafshim, apo gjeste të tjera
Bën zhurm për vemendje
Inicioni apo përgjigjet ndaj përqafimit, nuk ngre duart për tu marrë në krah
Imiton lëvizjet apo shprehjet e tua të fytyrës
Ndërvepron apo tregon interes
Tregon interes kur ju vriteni apo tregoni shqetësim
Vonesat e mëposhtme kërkojnë vizitë urgjente me specialistin:

Deri 6 muajsh: Nuk qesh, apo tregon shprehi gëzimi në fytyrë

Deri 9 muajsh: Nuk ndërvepron me zhurma, buzëqeshje apo shprehi të tjera të fytyrës

Deri 12 muajsh: nuk reagon kur e thërisni në emër

Deri 12 muash: Nuk përdor ‘’gjuhën e bebit’’

Deri 12 muajsh: nuk ka ndërveprim gjestesh, nuk tregon me gisht, nuk tenton të ngrej duart apo nuk përshendet me dorë.

Deri 16 muajsh: Nuk thotë asnjë fjalë

Deri 24 muajsh: Nuk përdor fraza me dy fjalë, nuk imiton

Shenjat dhe simptomat në fëmijë më të mëdhenj

Me rritjen e fëmijëve shënjat e autizmit janë të ndryshme. Ka disa shënja paralajmëruese si dhe simptoma por ato tipikisht janë rreth aftësive sociale, dhe problematikat në gjuhën, vështirësi të komunikimit jo verbal si dhe sjellje të paqëndrueshme.

Shenja të vështirësive sociale

Duket i painteresuar apo i jo vetëdijshëm për të tjerët apo çfarë e rrethon
Nuk di si të ndërveprojë me të tjerë, të luaj apo të bëj miq
Preferon mos ta prekin, dhe përqafojnë
Nuk luan lojëra ‘’imagjinare’’, përfshihet në lojëra në grup, imition të tjerët, apo përdor lodrat në mënyrë kreative
Ka vështirësi në pranimin e ndjenjave apo bisedimin rreth tyre
Duket sikur s’degjon kur të tjerët i flasin
Nuk ndan interes apo arritje me të tjerë (vizatime, lojëra)
Ndërveprim i thjeshtë social mund të jetë i vështirë për fëmijët me çregullime autike. Shumë prej tyre preferojnë të jetojnë në botën e tyre larg prej të tjerëve.

Shenja të problemeve të komunikimit verbal

Përdor volum jo normal të zërit, me ritëm të çuditshëm apo intonacione të larta (mund të mbaroj çdo fjali me pikëpytje)
Ripërsërit të njëjtën fjalë apo frazë pa qëllime komunikimi
I përgjigjet pyetjeve duke i ripërsëritur sesa përgjigjur
Përdor fjalët gabim (gabime gramatikore, fjalë gabim) apo i referohet vetes në vetën e tretë
Nuk kupton nevojat apo dëshirat
Nuk kupton udhëzime , pyetje apo deklarata të thjeshta
I merr fjalët pa kuptuar humor, ironi apo sarkazëm
Fëmijët me çregullimin me autizmin kanë vështirësi në komunikimin verbal. Shpesh herë fillojnë të flasin me vonesë.

Shenjat e veshtirësive të komunikimit jo verbal

Shmang kontaktin me sy
Përdor shprehi të fytyrës që nuk kanë lidhje me atë që po thotë
Nuk i kupton shprehitë e fytyrës së të tjerëve, intonacionin apo gjestet
Bën shumë pak gjeste (si tregimi me gisht). Mund të duket si i ftohtë apo sjellje si ‘’robot’’
Reagon çuditshëm ndaj pamjeve, erave, materialeve dhe zhurmave. Mund të jetë sensitive ndaj zhurmave të mëdha. Mund të mos reagoj ndaj hyrjes e daljes së njerezve apo të kërkoj vemendje
Qendrim jo normal, levizje të shpejta apo të ngatërruar, (ecje vetëm majë të gishtave)
Fëmijët me autizëm kanë problem në kuptimin e shënjave jo verbale, apo kuptimin e gjuhës së trupit. Kjo e vështirson komunikimin.

Shënja të mungesës së fleksibilitetit

Ndjek rutinë strikte
Ka vështirësi të pranoj ndryshime në orar apo mjedis (bën skena nëse keni ndryshuar vendosjen e mobiljeve apo koha e gjumit ndryshon)
Lidhje jo e shëndetshme ndaj lodrave apo objekteve të çuditshme si çelsi, drita apo llastiku. Vendosja në rregull të caktuar të objektve.
Preokupim me një fushë të caktuar interesi, shpesh herë përfshin numërat apo simbolet (memorizim apo citim i fakteve të hartës, orareve apo statistika sportive)
Kalon periudha të gjata duke parë objekte lëvizëse si freskuesja, apo përqëndrohet në një pjese të caktuar të objektit si rrotat e makinës.
Ripërsërit të njëta veprime apo levizje si përplasja duarve, tundja, rotullimi.
Disa studiues mendojnë se këto sjellje në fakt i qetësojnë fëmijët me autizëm dhe nuk i stimulojnë.

Fëmijët me autizëm janë të sfrocuar, jo fleksibël dhe shpesh herë obsesiv në sjelljet, aktivitetet dhe interesat e tyre.

Sjelljet ripësëritëse

Rotullimi duarve
Tundja para mbrapa
Rrotullimi në formë rrethi
Ngacmim i gishtave
Përplasja me kokë
Vëzhgimi i dritave
Vendosja e gishtave para syve
Trokitja e gishtave
Ngacmimi veshit
gervishtja
vendosja e lodrave në rradhë
objekte rotulluese
rrotat
vëzhgimi objekteve lëvizëse
hapja/mbyllja dritave
ripërsëritje fjalëve apo tingujve
Shkaqet e autizmit

Deri së fundmi, shkenctarët besonin se autizmi shkaktohet nga faktor gjenetik. Por studime të reja domethënse tregojnë se faktorët mjedisore janë gjithashtu të rëndësishëm në zhvillimin e autizmit.

Bebe të lindura me vunerabilitet gjenetik ndaj autizmit ngacmohen nga dicka nga mjedisi i jashtëm, qoftë kur bebi është në mitër apo pas lindjes.

Është e rëndësishmë të theksohet se mjedisi në këtë rast do të thotë çdo gjë jashtë trupit. Nuk limitohet te ndotja apo toksiket në atmosferë. Në fakt mjedisi më i rëndësishëm duket të jetë mjedisi prenatal.

Faktorët prenatal qe kontribojnë në autizëm

-Marrja e ilaçeve anti depresiv gjatë përidhës së shtatzanisë, sidomos 3 muajt e parë.

-Deficensa nutrionale në fillimet e shtatzanisë, mos marrja e acidid folik

-Mosha e nënës dhe babait

-Komplikimi gjatë apo direkt pas lindjes, përfshirë peshe e vogël dhe anemia e foshnjes

-Infeksionet e nënës gjatë shtatzanisë

-Ekspozimi ndaj ndotjes kimike, si metalet e pesticidet gjatë shtatzanisë

Këshilla:
Merr një multivitamin: marrja 400mikrogram të acidid folik ditor ndihmon në parandalimin e difekteve të lindjes. Nuk është e qartë nëse redukton probabiletetin e autizmit por marrja e vitaminës nuk e dëmton.

Pyet mbi ilaçet kundër depresionit. Nëse jeni duke marrë ilaçe kundër depresionit gjatë shtatzanisë duhet të flisni me mjekun mbi rreziqet që këto drogra kanë. Por edhe depresioni i patrajtuar te nëna ndikon në mirëqënien e fëmijës, prandaj nuk është një vendim i lehtë. Bisedo me mjekun!

Kujdesu për veten. Përpiqu të konsumosh ushqime me vlera, të shmangësh infeksionet dhe të ndiqesh nga një mjek për një fëmijë sa më të shëndetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat