Ky veprim i rrezikon jetën fëmijës suaj në makinë

Këshilla mjekësore

Ky veprim i rrezikon jetën fëmijës suaj në makinë

Më: 7 mars 2019 Në ora: 21:37
Foto ilustruese

Ka një normë abuzimi prej 75 deri 95% me veshje dhe vende për makinë”, thotë Cherlyn Jenkins, teknik i çertifikuar i sigurisë së udhëtarëve.
Testi i bërë nga “TODAY” krahason një fëmijë të veshur me pallto dhe një fëmijë të veshur me triko normal jo shumë i fryrë në momentin që mund të ndodhi një aksident dhe rezultatet janë të tmerrshme. Rezultatet janë që “fëmija” që mban rroba normale qëndron në vendin e tij pas një përplasjeje. Ndërsa ai i veshur me një pallto të madhe dimri fluturoi nga vendi i tij/sak , duke lënë prapa xhaketën e tij të fryrë. 
 

Shtresat e dimrit janë aq të ngrohta, sepse ato shërbejnë si izolim nga i ftohti por gjithashtu lë shumë hapësirë ajrore midis fëmijës suaj dhe vendndodhjes së tij në makinë. Nëse ka pasur një aksident automobilistik, këto hapësira bëjnë që fëmija mos të qëndroj në vendin e tij pasi nuk është i shtrënguar mirë. Ajo që duhet të bëni është:

Hiqini pallton. Siguroni fëmijën tuaj në vendin e makinës pa një pallto ose xhup.

Përdorni një batanije për ta mbuluar që mos të ketë ftohtë.

Investoni në veshje të mira dhe të ngrohta që ti vishni fëmijët tuaj jo shumë të fryrë por të ndihen ngrohtë. Çdo këshillë është për të mirën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat