Për ta edukuar siç duhet fëmijën, provoni këto këshilla nga psikologu i njohur amerikan

Këshilla mjekësore

Për ta edukuar siç duhet fëmijën, provoni këto këshilla nga psikologu i njohur amerikan

Më: 7 mars 2019 Në ora: 22:57
Foto ilustruese

Nëse qëllimi juaj është ta edukoni sa më mirë fëmijën, atëherë provoni t’i implementoni këshillat e psikologut amerikan Dr. Kevin Leman, i cili thotë se formula e artë mund të përmblidhet në disa këshilla.

1: Gjithmonë qëndroni konsistent në sjelljen tuaj, në mënyrë që fëmija ta dijë se jeni seriozë për atë çfarë thoni e bëni

2: Çdo herë përmbusheni atë çfarë thoni dhe asnjëherë mos devijoni nga ajo.

3: Në vend se të silleni me agresivitet, më mirë heshtni, mendoni, pastaj reagoni në formë adekuate.

4: Gjithmonë numëroni deri në dhjetë kur ballafaqoheni me një problem dhe pyeteni veten: Çfarë duhet të ndryshojë?

5: Asnjëherë mos i kërcënoni fëmijët.

6: Asnjëherë mos u zemëroni me fëmijët. Edhe nëse i humbni nervat, kërkoni falje fëmijës për çdo ofendim që mund ta keni bërë.

7: Mos u merrni me problemet e fëmijës, pasi që janë gjëra që fëmija duhet të merret vet me to në mënyrë që të zhvillohet.

8: Mos mendoni se sjellja e keqe do të zhduket, harroni pritshmëritë.

9: Mbajeni një shprehje të lumtur të fytyrës edhe atëherë kur jeni të nevrikosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat