Shtohen të sëmurët në zemër

Këshilla mjekësore

Shtohen të sëmurët në zemër

Më: 10 mars 2019 Në ora: 00:15
Foto ilustrim

Ushqimet që konsumojmë, kryesisht të skuqurat, por edhe jeta sedentare, ku çdo lëvizje kryhet me makinë, ka rritur numrin e pacientëve që kanë probleme me kolesterolin e lartë në gjak apo probleme me enët e gjakut.

Mjeku kardiolog, Aurel Demiraj konfirmon numrin në rritje të pacientëve të cilët drejtohen për t’u diagnostikuar nëpërmjet koronarografisë.

Nuk janë të pakta rastet kur një i afërm apo familjar rënkon për dhimbje gjoksi, apo shtrëngim e tanimë problemet me enët koronare nisin në moshë fare të re.

Forma më e rëndë është infarkti, për shkak të të cilit pacienti humb edhe jetën, nëse nuk paraqitet menjëherë tek mjeku.

Në rastin e një infarkti akut, pacienti duhet të paraqitet tek mjeku në harkun kohor nga 6-12 orë, në mënyrë që zemra të rikuperojë pjesën e dëmtuar për sa kohë nuk është furnizuar me gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat