Ndjeheni të lodhur gjatë gjithë kohës? Merrini këto dy suplimente

Këshilla mjekësore

Ndjeheni të lodhur gjatë gjithë kohës? Merrini këto dy suplimente

Më: 10 mars 2019 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Ndjenja e lodhjes mund të jetë thjesht një rezultat i një nate jo cilësore për nga gjumi.

Por nëse ndjehesh i lodhur rregullisht, madje edhe pas një pushimi të mirë mund të kesh mungesë në vitamina dhe minerale të caktuara.

Ndjenja e lodhjes gjatë gjithë kohës është një simptomë e anemisë – një gjendje që ndikon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Si lodhja, ashtu edhe mungesa e frymëmarrjes, ndjenja e zbehjes, dhimbja e kokës, zbehja e lëkurës, humbja e oreksit dhe e peshës mund të jenë simptoma të tjera të kësaj gjendjeje.

Anemia mund të shoqërohet me mangësi në vitaminë B12 dhe hekur, dy lëndë ushqyese thelbësore që bëjnë trupin të funksionon si duhet.

Vitamina B12 përfshihet në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe mbajtjen e sistemit nervor të shëndetshëm, si dhe lirimin e energjisë nga ushqimi.

Një mangësi në këtë vitaminë mund të shkaktojë që trupi të prodhojë qeliza të parregullta të gjakut, që nuk funksionojnë siç duhet.

Mungesa e vitaminës B12 ka një sërë simptomash, një nga ato kryesore është lodhja ekstreme dhe mungesa e energjisë.

Sipas sistemit kombëtar të kujdesit shëndetësor britanez (NHS), të rriturit në moshën ndërmjet 19 dhe 64 vjeç kanë nevojë për rreth 1.5 mikrogramë vitaminë B12 në ditë.

Vitamina B12 gjendet në mish, salmon, qumësht, djathë, vezë dhe disa drithëra të fortifikuara, por gjithashtu mund të merret në formë suplimenti.

Hekuri, ndërkohë, gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

NHS këshillon që burrat mbi moshën 18 vjeç dhe gratë mbi 50 vjeçe duhet të marrin 8.7mg hekuri në ditë.

Gratë e moshës 19 deri në 50 vjeç kanë nevojë për 14.8g hekur në ditë, sepse humbja e gjakut të shkaktuar nga menstruacioni mund të çojë në mungesë të hekurit në trup.

Hekuri mund të gjendet në mëlçi, mish, fasule, arra, fruta të thata, miell soje, perime me gjethe të errëta dhe drithëra të fortifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat