Nënat e forta u përsërisin vajzave këto fjalë

Këshilla mjekësore

Nënat e forta u përsërisin vajzave këto fjalë

Më: 14 mars 2019 Në ora: 20:05
Ilustrim

Pa dyshim, shumica e familjeve kanë dalë nga faza ku mbretëronte dëshira për të pasur një djalë, megjithëse në vendin tonë ekziston akoma ky mentalitet. Është “puna” juaj t’i tregoni vajzës suaj se ajo nuk është më pak e aftë se një djalë dhe ajo nuk duhet të kufizojë ëndrrat e saj bazuar në gjininë e saj. Tregojini për cilësitë e saj të mira dhe sa e admironi shpirtin e saj. Ajo duhet të dijë tani se ajo është mjaft e zgjuar dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalojë atë për faktin se është vajzë!

Bukuria ndodhet brenda teje.” Së shpejti, vajza juaj do të fillojë të veshë një palë vathë të bukur dhe të lyejë thonjtë e saj. Ndërsa e gjithë kjo është shumë tërheqëse, duhet të siguroheni se ajo është e vetëdijshme për atë që është bukuri në të vërtetë! Është koha për t’i mësuar vlerat e mira vajzës suaj.

Ajo duhet të dëgjojë nga ju se pa marrë parasysh sa e bukur është veshja e saj, se zemra e saj e mirë është ajo që e bën atë të bukur. Theksoni rëndësinë e ndershmërisë dhe kujdesit për të tjerët. Mësojini asaj se si të ndajë gjërat e saj dhe se sit ë mendojë edhe për të tjerat. Mësojeni të zhvillojë një ndjenjë dashurie për natyrën, si dhe për njerëzit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat