Asnjëherë nuk është vonë që t’i tregojmë fëmijëve se sa e rëndësishme është higjena e dhëmbëve dhe e gojës.
Dhëmbët e prishur dhe mishi i sëmurë i dhëmbëve paraqesin probleme shëndetësore, e për të mos u përballur me të tilla probleme duhet të kemi parasysh se çfarë na ndihmon që të kujdesemi për ta.
Mësoni kur fillon të bëhet ndërrimi i dhëmbëve të qumështit, problemet që mund të shfaqen dhe se si duhet të kujdesemi për ta.