Këshilla anti-obezitet për fëmijë - Bota Sot
Këshilla anti-obezitet për fëmijë

Këshilla mjekësore

Këshilla anti-obezitet për fëmijë

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Kontrolle periodike tek pediatri. Sidomos nga mosha 0 deri në 5 vjet kontrollet e gjatësisë dhe peshës tek pediatri duhet të jenë shumë të shpeshta, pas moshës 5 vjeçare, mjaftojnë dy vizita në vit.

Mëson fëmijët me natyrën dhe rëndësinë e ajrit të pastër. Në epokën e sotme të zhvillimit shumë të madh të teknologjisë, fëmijët e sotëm vuajnë shumë nga mungesa e hapësirës dhe e bashkëmoshatarëve të tyre. Jo rastësisht shumë fëmijë nuk kanë miq dhe pothuajse nuk dalin fare të luajnë jashtë. Ndërsa me televizionin dhe video geimet kalojnë tre ose katër orë në ditë. Ata hanë më shumë sesa shpenzojnë energji. Prindërit duhet ta motivojnë fëmijën për të dalë jashtë, në ajër të pastër sa më shpesh dhe duhet t’i krijojnë atij mundësinë që të luajë me bashkëmoshatarët e tij.

Mënyra e të ushqyerit. Është thelbësore mënyra se si i jepet ushqimi fëmijës. Një ushqim i rregullt dhe i ndryshueshëm, i ndërthurur me një stil jete aktive, gjë për të cilën familja luan një rol thelbësor, është një nga çelësat e suksesit, për të pasur një fëmijë me formë trupore sa më të mirë. Prindi duhet të ndryshojë bashkë me fëmijën. Dhe ndryshimi i prindit është mënyra më e mirë për të transmetuar mesazhin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...