Mësoni cilat përfitime i ka bajamja për lëkurën tuaj

Këshilla mjekësore

Mësoni cilat përfitime i ka bajamja për lëkurën tuaj

Më: 9 prill 2019 Në ora: 00:00
Foto ilustrim

Të pasura me zink, riboflavin dhe niacin, bajamet përmbajnë të gjitha elementet që kontribuojnë në ruajtjen e lëkurës, si dhe thonjtë dhe flokët.

Një racion i vogël me 23 bajame (rreth 160 kalori) siguron 60% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës E, e cila ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, i shkaktuar nga faktorët mjedisorë si rrezet UV, ndotja, tymi i cigareve dhe faktorë të tjerë mjedisorë.

Të mbushura me mirësi natyrore, vitamina dhe minerale, sjellin shumë përfitime shëndetësore dhe mund të luajnë një rol të rëndësishëm në rutinën e përditshme të mirëqenies dhe bukurisë.

Trajtimi i vetes me një meze të lehtë me bazë bajame është gjithashtu një zgjidhje e shijshme për të mbushur bateritë tuaja dhe për të zvogëluar lodhjen. Bajamet, në fakt, janë një koncentrat i ushqyesve që e mbushin metabolizmin me energji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat