Çokollata e zezë ndikon në zbritjen e presionit të gjakut

Këshilla mjekësore

Çokollata e zezë ndikon në zbritjen e presionit të gjakut

Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Presioni i lartë i gjakut është një gjendje që mund të shkaktohet nga ngrënia e sasisë së madhe të kripës. Kështu që ndryshimi i dietës suaj është një prej mënyrave më të mira për ta balancuar atë.

Ngrënia e një ushqimi është dëshmuar se mund të ndikojë në këtë rënie, shkruan Express.co.uk.

Çokollata e zezë është ky ushqim. Rishikimet e 15 provave thonë se çokollata e pasur me kakao ulë tensionin e gjakut te njerëzit ku ai është i lartë.

Presioni i lartë i gjakut mund të çojë në komplikime serioze shëndetësore nëse nuk trajtohet. Kjo gjendje nënkupton forcim dhe ngushtim të arterieve, që pastaj mund të çojnë deri te sulmi në zemër.

Derisa disa njerëz kanë nevojë për trajtim mjekësore për zvogëlim të shtypjes së gjakut, për disa, ajo mund të kontrollohet përmes një diete të balancuar me ushqim – me pak yndyra. Mënjanimi i kripës është çelës, pasi që është dëshmuar se ndikon në rritjen e presionit të gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat