Ushtrimet gjatë shtatzanisë janë të dobishme, por duhet të dëgjohet trupi dhe sinjalet paralajmëruese - Bota Sot
Ushtrimet gjatë shtatzanisë janë të dobishme, por duhet të dëgjohet trupi dhe sinjalet paralajmëruese

Këshilla mjekësore

Ushtrimet gjatë shtatzanisë janë të dobishme, por duhet të dëgjohet trupi dhe sinjalet paralajmëruese

Më: 3 maj 2019 Në ora: 22:22
Foto ilustruese

Gratë gjatë shtatzanisë kanë dobi nga aktiviteti fizik, por e gjithë kjo duhet të jetë me kujdes dhe gratë shtatzëna të dëgjojnë trupin e tyre.

Dobia nga aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë është mjaft mirë е njohur. Por shumë gra nuk dinë se nga t’ja fillojnë apo shpesh pyesin veten nëse vallëzimi, gjimnastika, noti, ecja dhe yoga, si dhe aktivitetet e tilla si skijimi, pompat dhe biçiklizmi janë të sigurta gjatë shtatzënisë. Gratë gjatë shtatzanisë kanë dobi nga aktiviteti fizik, por e gjithë kjo duhet të jetë me kujdes dhe gratë shtatzëna të dëgjojnë trupin e tyre.

SHTATË PËRFITIMET

Sa u përket ushtrimeve gjatë shtatzënisë nga aktiviteti fizik ka shumë përfitime, ndërsa këto janë shtatë prej tyre.

Rritja e energjisë

Gjatë shtatzanisë, gruaja mund të ndjehet e lodhur dhe pa kondicion, por stërvitja e rregullt mund të ndihmojë në përballimin më të lehtë të detyrave të përditshme dhe agjendën e vështirë të angazhimeve. Me stërvitjen e përditshme, forcohet sistemi kardiovaskular, kështu që gruaja shtatzënë nuk do të lodhet lehtë, ndërsa me muskujt e fortë dhe të tonifikuar do të nevojitet më pak përpjekje për të përfunduar çdo aktivitet, qoftë aktivitet fizik apo takimi në zyrë.

Sipas Kolegjit Amerikan të Gjinekologëve dhe Obstetërve (ACOG), çdo ditë rekomandohet 30 minuta stërvitje, deri sa shtatzënia të mos ketë gjendje mjekësore ose komplikime për shkak të së cilës mjeku gjinekolog i ka treguar që të zvogëlojë nivelin e aktivitetit fizik.

Gjumë më të mirë

Gjetja e një pozite të mirë për të fjetur për gruan shtatzënë mund të jetë një problem i madh. Por me ushtrimet fizike, do të reduktohet energjia e tepërt dhe gruaja shtatzënë do të lodhet mjaftueshëm, aq sa të bjerë lehtë në gjumë dhe të ketë gjumë të mirë pas të cilit do të ndihet e pushuar.

Reduktimi i parehatisë

Me aktivitetin normal fizik shtrihen dhe forcohen muskujt e gruas shtatzënë, duke bërë që trupi i saj më mirë të përballet me dhimbjet në muskuj dhe ligamente gjatë shtatzënisë. Ushtrimet streching e lehtësojnë dhimbjen e shpinës, ecja e përmirëson qarkullimin, ndërsa noti i forcon muskujt e barkut tek gruaja shtatzënë, shpjegon mjekja.

Përgatitja për lindjen e fëmijës

Sa më i madh të jetë kondicioni fizik i një gruaje shtatzënë, aq më i fortë do të jetë gjatë kontraktimit dhe lindjes. Përgatitja për lindje përmes ushtrimeve fizike mund ta bëjë më të lehtë dhe të shkurtojë kohën e lindjes.

Më pak stres, më shumë optimizëm

Lindja e fëmijës ndryshon e tërë jeta e prindërve. Kjo është një përvojë e rëndësishme, thekson mjekja, që bën që gruaja të ndihet e mbingarkuar, sikur të jetë në ekstazë, por në të njejtën kohë edhe në ankth. Në një studim është vërtetuar se stërvitja rrit nivelet e serotoninës, hormon ky përgjegjës për ndryshimin e gjendjes shpirtërore, gjë që e bën trupin të ndihet të qetë dhe të balancuar.

Fotografi më të mirë për veten

Duke parë se si çdo muaj të shtatzënisë shtohen kilogramët, gruaja shtatzëne mund të dekurajohet. Por nëse gjatë shtatzanisë nuk e shmangni aktivitetin fizik, përveç se nëse është patjetër, atëherë gruaja shtatzënë do të ndjehet më mirë dhe do të dijë se kilogramët e shtuar janë një fitim i dëshirueshëm në peshë gjatë shtatzanisë.

Kthimi në normale pas lindjes

Për ta kthyer trupin në normale pas lindjes, është motivimi që shumë gra të praktikojnë ushtrimet fizike gjatë shtatzanisë. Nëse mbahet forca dhe toni i muskujve gjatë gjithë shtatëzanisë, do të jetë më e lehtë për trupin të kthehet në normale pas lindjes.

DHJETË SHENJAT PARALAJMËRUESE

Sa është e dobishme tërvitja, aq mund të jetë edhe e rrezikshme nëse nuk bëhet siç duhet, sipas shtatzënisë ose nëse është në masë të tepruar. Trupi ndryshon gjatë shtatzënisë, ndryshon qendra e mbajtjes së peshës, sepse gruaja mbart më shumë peshë dhe gruaja shtatzënë lodhet më shpejtë. Pikërisht për shkak duhet të ushtrohet me kujdes dhe gruaja të mund të dëgjojë trupin e saj, sepse ai do t’i tregojë kur të hyjë në zonën e rrezikshme.

Ndër shenjat dhe simptomat më të rëndësishme paralajmëruese që duhet të shmangen gjatë stërvitjes janë:

Nauzea, të përziera

Kjo është shenjë se trupi ka krijuar më shumë acid laktik, i cili është krijuar si produkt i metabolizmit të muskujve. Nëse të përzierat vazhdojnë edhe pas ndërprerjes së stërvitjes, atëherë gruaja shtatzënë duhet të vizitohet te gjinekologu.

Marramendje

Nëse gruaja shtatzënë ka marramendje të qëndrueshme ose nëse shoqërohet me shikim të turbullt, dhimbje koke dhe rrahje zemre, mund të jetë simptomë e anemisë së fortë ose ndonjë sëmundje tjetër serioze që mund të ndikojë në shtatzëni. Nëse marramendja vazhdon dhe pasi gruaja të ketë ndaluar stërvitjen, atëherë ajo duhet të kontaktojë me gjinekologun.

Rritja e ndjeshme e temperaturës trupore

Nëse shuplakat e gruas shtatzënë janë ngjitëse ose nëse ndiejnë valë të nxehta dhe të ftohta, atëherë trupi i saj tregon se ka problem me termoregullimin, gjë që mund të jetë e dëmshme për fëmijën. Nëse temperatura vazhdon të rritet, urgjentisht duhet të shkohet për vizitë te gjinekologu.

Palpitacione të zemrës

Nëse gruaja shtatzënë gjatë stërvitjes qëndron pa ajër dhe djersitet tepër, ka gjasa që kufiri optimal i stërvitjes të jetë tejkaluar. Megjithatë, nëse zemra e gruas shtatzënë gjatë stërvitjes përshpejtohet edhe atëherë kur të ketë ndaluar me stërvitjen, atëherë nevojitet ekzaminimi mjekësor.

Ënjtje

Shuplakat dhe shputat gruaja shtatzënë mund t’i ndjej të ënjtura, por dhimbjet e gjymtyrëve mund të jenë për shkak të tromboembolizmës, domethënë, inflamacionit të venave që ka të bëj me koagulimin e koagulimin e gjakut në to. Nëse ënjtje nuk zvogëlohet pas një ore prej se është ndërprerë stërvitja, nevojitet ekzaminim mjekësor.

Hemoragji vaginale

Disa gra shtatzëna kanë hemoragji të lehtë gjatë shtatëzanisë, gjë që është arsye për t’u shqetësuar. Në fillim të shtatëzanisë kjo mund të jetë shenjë e abortit spontan, ndërsa në tremujorin e dytë dhe të tretë shoqërohet me lindje të parakohshme dhe probleme me placentën, si për shembull placenta previa ose abrupcioni placental. Këto dy gjendje kërkojnë ndihmë mjekësore emergjente.

Shikimi i turbullt

Gjatë stërvitjes, gruaja shtatzënë mund të ndjejë shikim të turbullt, që është shenjë e dehidrimit, dhe  shkakton rënie të tensionit të gjakut, kështu që zemra punon me shpejtësi. Për shkak të tensionit të ulët, foshnja mund të mbetet pa furnizim të mjaftueshëm me gjak. Shikimi i turbullt gjithashtu mund të jetë shenjë e preeklampësisë, gjendja kjo gjatë së cilës është çrregulluar qarkullimi i gjakut përmes placentës, gjë që mund të jetë e rrezikshme për foshnjën.

Kur ekzaminimi gjinekologjik është urgjent

Kolapsi gjatë shtatzënisë nuk duhet të merret lehtë. Kjo mund të ndodhë për shkak të dehidrimit, si dhe për shkak të një gjendjeje serioze që lidhet me probleme të mëdha në qarkullim. Truri mbetet pa oksigjen të mjaftueshëm, që do të thotë se edhe foshnja nuk e merr atë në sasi të mjaftueshme.

Dhimbje të forta përsëritëse në stomak dhe në gji

Kjo dhimbje mund të jetë nga një shtrirje banale e ligamenteve, por është e mundur që gruaja shtatzënë të ketë kontraktime, veçanërisht nëse dhimbja përsëritet në intervale të rregullta. Është e nevojshme të bëhet CTG dhe të verifikohen kontraktimet e mundshme të mitrës. Kjo simptomë flet për spërkatjen e parakohshme të mbështjellësit të frutit dhe është një shenjë se fillon lindja. Menjëherë duhet të shkohet tek gjinekologu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...