Ndotja e ajrit mund të ju dëmtojë çdo organ të trupit - Bota Sot
Ndotja e ajrit mund të ju dëmtojë çdo organ të trupit

Këshilla mjekësore

Ndotja e ajrit mund të ju dëmtojë çdo organ të trupit

Më: 18 maj 2019 Në ora: 00:53
Foto ilustrim

Ndotja e ajrit, mund të jetë e dëmshme për të gjitha organet e trupit dhe me gjasë, për çdo qelizë të trupit të njeriut, thuhet në një studim të publikuar në gazetën The Guardian.

Hulumtimi tregon që nga koka e deri tek këmbët, ajri i ndotur mund të ketë ndikim në çdo pjesë.

Nga koka, tek fyti e zemra, tek sëmundjet e diabetit apo edhe kanceri në eshtra e lëkurë, të gjitha mund të vijnë nga ajri i ndotur. Fertiliteti, fetusi dhe fëmijët gjithashtu janë të ndikuara nga ajri toksik, thuhet në studim.

Dëmi sistematik është rezultat i ndotjes që shkakton inflamacion, e që më pas, molekulat e ndotura lëvizin në të gjithë trupin e njeriut përmes qarkullimit të gjakut.

Ndotja e ajrit është “emergjencë e shëndetit publik”, thuhet në raportet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke e pasur parasysh se 90% e ajrit në botë është i ndotur. Analizat e reja tregojnë se 8.8 milionë njerëz në vit vdesin para kohës si pasojë e ndotjes së ajrit, duke e bërë kështu edhe më të rrezikshëm se duhanin.

“Ajri i ndotur mund të dëmtojë në mënyrë kronike, potencialisht duke pasur efekt në çdo organ të trupit” thuhet në përfundimin e Forumit Ndërkombëtarë të Shëndetësisë.

Profesor Dean Schraunfangel, nga Universiteti i Illinois në Chicago, njëri ndër autorët e hulumtimit tha se: “Nuk do të befasohesha nëse çdo organ do të preket”.

Ndërsa Dr. Maria Neira, drejtoreshë e Organizatës për Shëndetin Publik tha se “Ne kemi prova shumë të fuqishme deri më tani. Ne kemi analizuar më shumë se 70.000 hulumtime tjera shkencore dhe kemi ardhur në këtë përfundim”.

Ajo tha se në të ardhmen pret që të publikohen edhe tjera dëme të cilat i shkakton ndotja e ajrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...