Pjelloria e meshkujve, ushqimi që përmirëson cilësinë e spermatozoideve - Bota Sot
Pjelloria e meshkujve, ushqimi që përmirëson cilësinë e spermatozoideve

Këshilla mjekësore

Pjelloria e meshkujve, ushqimi që përmirëson cilësinë e spermatozoideve

Më: 27 maj 2019 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Pjelloria e meshkujve përmirësohet ndjeshëm, nëse konsumohen çdo ditë 300 gramë fruta dhe perime. Kjo pasi ky ushqim përmirëson cilësinë dhe lëvizshmërinë e spermatozoideve.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim italian i publikuar gjatë kongresit kombëtar të javës së lënë pas ‘Società italiana di andrologia’ (Sia), e mbajtur në Bari.

Në këtë përfundim u arrit pasi u mbajtën nën vëzhgim 30 meshkuj me moshë nga 25 deri në 40 vjeç, për dy muaj.

Kampionit të përfshirë në studim iu dhanë çdo ditë domate, speca, thjerrëza, qiqra, luleshtrydhe dhe arra, të cilësuara si ushqime thelbësore për ata që duan të bëhen baballarë.

Në sajë të ndikimit të këtyre ushqimeve, lëvizshmëria e spermatozoideve dyfishohej, duke rritur ndjeshëm shanset për të konceptuar një shtatzëni.

Kjo pasi drejtuesi i studimit, Alessandro Palmieri, thotë se mungesa e vitaminave dhe antioksidantëve në regjimin ushqimor, dëmton cilësinë e spermës.

“Pas dy muajsh vumë re se cilësia dhe lëvizshmëria e spermatozoideve ishte përmirësuar nga 10 deri në 25%, përmirësim i reflektuar edhe në ADN-në e spermatozoideve”, thotë studiuesi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...