Anët e mira dhe të këqija të kafesë

Këshilla mjekësore

Anët e mira dhe të këqija të kafesë

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 20:41
Foto

Hulumtimet e fundit kanë treguar se si konsumimi i kafesë menjëherë në mëngjes, porsa të jeni zgjuar, nuk është i mirë për shëndetin tuaj. Me fjalë të tjera, nëse e konsumoni kafenë që në mëngjes, në lukth të zbrazët, do të arrini efektin krejt të kundërt, në krahasim me atë që dëshironi të arrini, pra që gjatë pjesës tjetër të ditës të jeni më të kthjellët.

Një nga gjërat që kontrollon orën tonë të brendshme është hormoni quajtur kortizol, i cili na mban të zgjuar. Por, gjithsesi duhet ta dini se hormoni korizol ndërlidhet me stresin dhe se konsumimi i tepërt në momentin kur arrijmë kulmin e veprimit është mjaft i dëmshëm apo edhe i rrezikshëm për shëndetin tonë.

Në periudhën e hershme të mëngjesit, pra nga ora 9:30 deri në orën 11:30, dhe nga periudha kohore duke filluar nga 13:30 deri në orën 17:00, niveli i kortizolit në mënyrë natyrale bie dhe i nevojitet një stimulues në formë të kafesë.

Në mënyrë natyrale niveli më i lartë i kortizolit tek njerëzit është: nga ora 8 deri në orën 9 të mëngjesit, nga ora 12 e mesditës deri në ora 13, si dhe nga ora 17:30 deri në orën 18 të mbrëmjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat