Çfarë tregon rënia e hershme e flokëve për shëndetin tonë?

Këshilla mjekësore

Çfarë tregon rënia e hershme e flokëve për shëndetin tonë?

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 22:49
Rënia e flokëve

Në një studim të huaj, u vëzhguan 680 pacientë nga klinika onkologjike dhe u krahasua me të njëjtin numër të meshkujve të të njëjtës moshë që përfaqësonin grupin e kontrollit.

Është vërtetuar se njerëzit që filluan t’iu binin flokët në moshën 20 vjeçare kishin dy herë më shumë shanse të preken nga kanceri i prostatës, krahasuar me ata që nuk kishin këtë problem.

Kjo do të thotë që njerëzit sa më të ri që mbeten pa flokë, ata duhet t’i nënshtrohen diagnozës së hershme të kancerit të prostatës. Por, urologu amerikan, Gerald Chodak, beson se hulumtimi nuk është kryer në përputhje me rregullat strikte të aplikuara në hulumtime të ngjashme.

Ai beson se nuk ka korrelacion midis rënies së hershme të flokëve dhe kancerit të prostatës dhe se personat e tillë nuk duhet t’i nënshtrohen testeve diagnostike më herët se të tjerat, transmeton KosovaPress.

Në përfundim, është plotësisht e paqartë nëse ekziston një lidhje midis rënies së hershme të flokëve dhe kancerit të prostatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat