Hani këto ushqime nëse vuani nga kapsllëku

Këshilla mjekësore

Hani këto ushqime nëse vuani nga kapsllëku

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 23:11
Kapsllëku

Shumë njerëz që vuajnë nga kapsllëku, kanë dhimbje gjatë jashtëqitjes dhe shpesh kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur.

Pothuajse çdo njeri mund të vuajë nga kapsllëku në një moment të caktuar dhe shkaku më tipik është një dieta e varfër.

Ushqimet më të pasura në fibra që ndihmojnë në jashtëqitje të menjëhershme:

Brokoli

Brokoli futet në listën e super ushqimeve, pasi është jo vetëm i shijshëm, por edhe i shëndetshëm. Ai është një burim i mirë i vitaminave, proteinave dhe fibrave. Brokoli parandalon dhe ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme, si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe lloje të ndryshme kanceri. Konsumi i tij është gjithashtu i rëndësishëm për tretjen. Shtoni një gotë me brokoli të gatuar në drekë ose për darkë për të marrë 5 ½ gramë fibra shtesë.

Bollguri

Bollguri është i pasur në fibra të tretshme, që ndihmojnë në kalimin e ushqimeve nëpërmjet zorrëve dhe jashtëqitje të menjëhershme.

Spinaqi

Një gotë me spinaq siguron 4 gramë fibra, dhe përmban magnez, një mineral që mund të ndihmojë në jashtëqitje. Magnezi gjendet shpesh në laksativë, megjithatë është i pranishëm edhe në ushqime të ndryshme, dhe këto të dytat janë më të sigurta për njerëzit.

Frutat e thata

Përfshini çdo ditë në dietë një grusht me fistikë, arra, bajame ose kikirikë. Ato janë një burim i mirë i proteinave dhe yndyrave të shëndetshme, megjithatë nuk mungojnë as fibrat. Një gotë e vetme me bajame do t’ju sigurojë 9 gramë fibra.

Fara liri

Farat e lirit janë një mënyrë e mirë për të shtuar më shumë fibra në dietë. Dy lugë gjelle me fara liri shtojnë 4 gramë fibra.

Manaferrat, boronicat, luleshtrydhet

Këto janë gjithmonë në listën e superushqimeve për shkak të përmbajtjes së lartë në antioksidues dhe lëndëve të tjera ushqyese. Gjysmë gote me boronica ose luleshtrydhe përmban 4 gramë fibra.

Dardha

Dardhat gjithashtu janë të pasura në antioksidues dhe vitamina. Ato janë një nga frutat më fibroze, prandaj shtimi i tyre në dietë është një mënyrë tjetër e lehtës për të lehtësuar tretjen dhe jashtëqitjen. Një dardhë e madhësisë mesatare ju siguron 5 gramë e gjysmë fibra.

Molla

Në këtë rast, ‘një mollë në ditë’ është akoma një këshillë e artë. Një mollë e vogël së bashku me lëkurës përmban 3.6 gramë fibra. Lëkura shumë frutave përmban fibra të tretshëm, që veprojnë si laksativë natyralë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat