Ju keni pothuajse 50 për qind më shumë testosteron kur nuk masturboni një javë

Këshilla mjekësore

Ju keni pothuajse 50 për qind më shumë testosteron kur nuk masturboni një javë

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 10:16
Ilustrim

Ka shumë thashetheme e keqkuptime që ekzistojnë për shmangien e masturbimit te meshkujt.

Disa grupe në komunitetet online, siç është “Reddit”, e inkurajojnë njëri-tjetrin të abstenojnë nga filmat pornografikë duke pohuar se do të kenë seks më të mirë, nivel më të lartë të testosteronit dhe vetëbesim më të lartë si rezultat i vetë-ndalimit të masturbimit.

Por, a është e vërtetë se ndikon në shëndetin tuaj abstenimi nga masturbimi?

Këtë kanë dashur ta zbulojnë hulumtuesit nga universiteti Zhejiang.

Shkencëtarët ua kanë kontrolluar nivelet e testosteronit grupit të meshkujve që abstenojnë nga masturbimi për një javë.

Gjatë shumicës së javës, luhatjet e testosteronit kanë qenë minimale.

Sidoqoftë, në ditën e 7-të, hulumtuesit kanë zbuluar se nivelet e testosteronit kanë shënuar një rritje masive prej 145% të nivele të tyre bazë.

Ky është një nivel shumë i lartë i testosteronit.

Por, përse u nevojitet njerëzve më shumë testosteron? Epo, për shkak se nivelet e testosteronit janë përgjegjëse për shumë gjëra, e jo vetëm për epshin seksual.

Niveli i testosteronit e rritë potencialin për rritje të muskujve duke e detyruar trupin ta rritë sintezën e proteinës, sipas “Journal of Applied Physiology”.

Ndërkaq nivelet e ulëta të testosteronit janë faktor kontribuues i rënies së flokëve, shtimit të peshës dhe zvogëlimit të densitetit të eshtrave.

Është ende e paqartë se përse nevojiten saktësisht 7 ditë për këtë efekt, por ka edhe mënyra tjera të sigurta për t’i rritur nivelet e testosteronit.

Universiteti i Bostonit ka zbuluar se ejakulimi i shpeshtë ndërlidhet me një zvogëlim të rrezikut të kancerit në prostatës, prandaj shmangia e masturbimit mund të mos jetë edhe aq ide e mirë. Sidoqoftë, ju mund ta kombinoni një dietë të përbërë me ushqime që e rrisin testosteronin me ushtrime fizike që janë dëshmuar se po ashtu e rrisin testosteronin dhe kështu do t’i keni të gjitha përfitimet e testosteronit pa e shmangur masturbimin apo seksin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat