Vetitë shëndetësore të qershive - Bota Sot
Vetitë shëndetësore të qershive

Këshilla mjekësore

Vetitë shëndetësore të qershive

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 10:36
Qershi

Qershia është një fryt i jashtëzakonshëm i cili përmban pak sheqer dhe kalori. Ideal për ata që ndjekin dietat për dobësim.

Studimet thonë se qershitë përmbajnë flavonoidë që kanë veti antioksidante.

Ato ndihmojnë edhe në problemet e kyçeve, që vijnë nga artriti.

Vetitë e tjera të qershive:

Përmbajtja e melatoninës

Qershitë kanë përmbajtje të lartë të melatoninës, që njihet për balancimin e ciklit gjumë-zgjim. Melatonina është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, që ka efekt parandalues ndaj tumoreve të ndryshme.

Luftimi i sëmundjeve të zemrës

Një veti tjetër e saj është edhe dobia që ka për të luftuar sëmundje të zemrës. Lëngu i qershisë këshillohet për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës për shkak të përmbajtjes së sasisë së ulët të sheqerit.

Bishtat e qershive

Edhe bishtat e qershive kanë efekte pozitive në shëndet dhe mund të bëhen çaj, pasi kanë veti diuretike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...