Rritet numri i fëmijëve me çrregullime të gjumit

Këshilla mjekësore

Rritet numri i fëmijëve me çrregullime të gjumit

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 00:46
Foto ilustrim

Numrit të fëmijëve që vuajnë nga problemet e gjumit është rritur, e kjo po i atribuohet përdorimit të medieve sociale dhe pajisjeve digjitale përpara gjumit.

Numri i pranimeve të fëmijëve në spitalet britanike nga çrregullimet e gjumit është rritur ndjeshëm gjatë gjashtë viteve të fundit, ku nga viti 2017 deri tani janë panuar 29,184 fëmijë, sipas të dhënave nga NHS Digital analizuar nga The Guardian.

Por një eksperte beson se nuk duhet të demonizohen mediet sociale, përkundrazi duhet t’u mësohet prindërve të vendosin kufij për fëmijët e tyre.

“Nëse fëmijët qëndrojnë deri në fund të natës pranë ekraneve dhe në rrjetet sociale, fajësia duhet të vendoset në derën e prindërve, e jo tek kompanitë e medieve sociale” thotë Tanya Goodin.

Sidoqoftë, nuk është vetëm përdorimi i medieve sociale që po shpallet si shkak i rritjes, rritja e nivelit të obezitetit dhe kriza e shëndetit mendor janë përmendur gjithashtu si faktorë kontribues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat