Pastroni dhëmbët kundër demencës, bakteret shkatërrojnë qelizat e trurit

Këshilla mjekësore

Pastroni dhëmbët kundër demencës, bakteret shkatërrojnë qelizat e trurit

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 13:20

Pastrimi i dhëmbëve është e domosdoshme për mbrojtjen e tyre, por sipas shkencëtareve, ajo ka rëndësi të madhe edhe për parandalimin e sëmundjes së demencës.

“Bakteret “gingivitis“ që gjenden në hapësirën e gojës dhe të fytit mund të depërtojnë deri në tru”, thonë studiuesit, e aty shkatërrojnë qelizat nervore dhe mund të shkaktojnë edhe Alzheimer.

Kërkimi i Piotr Mydel nga Universiteti Bergen në Norvegji,  i publikuar në gazetën shkencore Science Advance, tregon se ka një lidhje  mes infeksioneve në mishin e dhëmbëve dhe Alzheimerit.

“Sa më keq apo më shpesh të harrohet larja e dhëmbëve, aq më i madh është rreziku që më të vonë të harrosh vërtet shumë”, thotë Mydel.

“Pllakëzat që krijohen në dhëmbë nga mospastrimi i rregullt përmbajnë baktere që mund të depërtojnë në tru, baktere që mund të depërtojnë në tru, ku prodhojnë një proteinë, e cila dëmton nervat”, shpjegon ai.

Bakteret gingivitis nuk janë të vetmet faktorë për Alzheimer, sipas studimit, por ato rrisin rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative./Tch/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat