Këshilla për fëmijët në ditët e pushimeve, deti më mirë se pishinat

Këshilla mjekësore

Këshilla për fëmijët në ditët e pushimeve, deti më mirë se pishinat

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 20:02
Ilustrim

Bashkë me të nxehtin afrikan ka nisur edhe sezoni i plazhit dhe pishinave.

Mjekët këshillojnë kujdes nga masiviteti i frekuentimit të këtyre vendeve, veçanërisht pishinave.

“Gastrointeritet janë ato që kryesisht na kanë filluar kryesisht nga pishinat publike. Të vjella, bark, veshi i notarit, infeksionet e kanalit të jashtëm të veshit dhe temperatura të larta që shpjegohen kryesisht me qëndrimin për orë të gjata në diell” është shprehur mjekja pediatre, Besjana Hoxha.

Pediatre prej 10 vjetësh doktoreshë Besjana këshillon ku të drejtohemi nëse vërehen simptoma të tilla.

Duhet të shkojmë tek mjeku pediatër, por jo të gjithë të shkojmë në urgjencë. Edhe nëpër qendrat shëndetësore afër plazheve ka mjeke pediatër. Sa ka filluar sezoni i pishinave dhe kemi rreth 20 fëmijë që janë paraqitur deri tani, një fluks i përballueshëm.

Një pishinë duhet të plotësoje kushtet të higjenës për të mos u kthyer në vatër infeksionesh. Myku dhe infeksionet urinare shkaktohen nga pishinat e ndotura. Është e rëndësishme të frekuentohet kryesisht deti veçanërisht për fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat