Në vend të dietës, bëni këto gjëra efektive për trupin tuaj

Këshilla mjekësore

Në vend të dietës, bëni këto gjëra efektive për trupin tuaj

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 22:58
Foto

Në vend që të adaptoni një dietë të rreptë të re ose një regjim intensiv të stërvitjeve të përditshme, vendosni për çdo javë qëllime shëndetësore të arritshme të vogla dhe së shpejti do të filloni të vini re përfitime të qëndrueshme, transmeton GazetaShneta.

1. Hani më shumë fruta dhe perime

Vitin e kaluar është shënuar një rritje e numrit të njerëzve që adoptonin dietat vegane dhe me fruta. Juria shkencore është ende e pavendosur nëse një stil i tillë i jetesës është gjëja më e mirë për shëndetin tonë në planin afatgjatë, por konsumimi i më shumë pemëve dhe perimeve ka qenë gjithmonë në vendin e parë të sygjerimeve në listën e gjërave pozitive që mund të bëni për trupin tuaj.

Një rishikim në studimet e kryera gjatë vitit 2018 tregoi në mënyrë të besueshme se për çdo 100 gramë shtesë të ngrënies së frutave apo perimeve, ka një reduktim prej 3% në rrezikun e depresionit, përcjellë “The Conversation”.

2. Rrini sa më pak ulur

Hulumtimet tregojnë se stërvitja jo vetëm që mund të na ndihmojë të zvogëlojmë numrat e rrobve tona – por ka prova të forta që tregojnë se të qenit fizikisht aktiv e zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, kancerit të mitrës dhe atë të gjirit.

Kjo mendohet të jetë për shkak të përmirësimit të profileve të hormoneve tek ata që ushtrojnë rregullisht. Ekzistojnë gjithashtu prova vërtet të forta që dëshmojnë se stërvitja është një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar shëndetin tonë mendor.

3. Flini pak më shumë (por jo edhe aq shumë)

Ka pasur disa përparime interesante në kërkime në vitin 2018 në lidhje me “dozën” e gjumit që marrim dhe rezultatet tona shëndetësore. Gjumi për orë të shumta por edhe mungesa e gjumit rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe mbipeshës. Të rriturit shëndetshëm mundësohet për një kohë gjumi prej gjashtë deri në nëntë orë gjumë në një natë.

4. Gjithmonë mundohuni ta menaxhoni stresin

Jeta moderne mund të shkaktojë stres të madh dhe kjo ka një efekt masiv të dëmshëm në shëndetin tonë. Përpiloni një plan efektiv të menaxhimit të stresit për vitin në vazhdim. Kjo duhet të përfshijë burimin e stresit tuaj dhe një plan konkret lidhur me mënyrën se si të zvogëloni reagimin tuaj hormonale ndaj këtij stresi.

5. Pini më shumë ujë

A e dini se të qenit vetëm 1% e dehidratuar mund të pengojë aftësinë tuaj për t’u përqendruar? Ne të gjithë e dimë se uji i pijshëm është tejet thelbësor për ne, por në një ditë pune të zënë, duke harruar të pini sa duhet dhe pastaj duke u bërë vetëm pak dehidratuar, mund të zvogëloni performancën tuaj qoftë në punë apo anagzhime tjera që mund të keni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat